E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

VIDEO: Dhunohet gazetari në Vlorë, protestuesi në gjendje të dehur e godet gjatë raportimit

Korrieri nga Korrieri
05.02.2026
në Aktualitet
A A
VIDEO: Dhunohet gazetari në Vlorë, protestuesi në gjendje të dehur e godet gjatë raportimit
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një gazetar është dhunuar ditën e sotme në Vlorë, teksa ishte duke raportuar në një protestë të zhvilluar në qytetin bregdetar.

Policia bën me dije se rreth orës 12:30, në lagjen “Kushtrimi”, një 33-vjeçar, punonjës Ndërmarrjes së Gjelbërimit të Bashkisë Vlorë, i cili dyshohet se në gjendje të dehur, nisur fillimisht debate verbale dhe më pas ka goditur gazetarin.

Sipas “bluve” gazetari Gentian Këllçiu, ka pësuar dëmtime të lehta, ndërsa më pas agresori ka goditur edhe një tjetër person.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, në ngarkim të shtetasit A. H., 33 vjeç, banues në Vlorë.  Më datë 04.02.2026, rreth orës 12:30, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, ku ishte njoftuar zhvillimi i një proteste nga punonjësit e Ndërmarrjes së Gjelbërimit të Bashkisë Vlorë, dhe ku të pranishëm ishin edhe gazetarë të mediave të ndryshme për pasqyrimin e situatës, shtetasi A. H., dyshohet në gjendje të dehur, ka nisur fillimisht debate verbale dhe më pas fizike me shtetasin G. K., 33 vjeç, me profesion gazetar”.

33-vjeçari është proceduar penalisht për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

“Më pas ka goditur me grushte edhe një 67-vjeçar, duke i shkaktuar dëmtime të lehta Shtetasi A. H, u shoqërua në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe, pas përfundimit të veprimeve të para hetimore dhe komunikimit me Prokurorin e gatshëm, u procedua penalisht  në gjendje të lirë, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme””, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë për dhunimin e gazetarit Këllçiu, ka reaguar edhe Shoqata e Gazetarëve të Vlorës, e cila ka dënuar goditjen e kolegut të tyre.

Në një postim në rrjetet sociale, Edi Ruçi shkruan se dhunimi i gazetarit nga ana e punpnjësit të Ndërmarrjes së Gjelbërimit, është  tentativë e pasuksesshme për të mbyllur gojën e tyre.

Po ashtu ai thekson në postimin e tij se “Gazetarët kanë për detyrë të raportojnë mbi ngjarjet e qytetit dhe, për cilindo që kërkon të pengojë këtë mision, mund t’u themi me bindje: Nuk do të keni sukses!”.

Postimi i plotë:

Shoqata e Gazetarëve të Vlorës reagon sot duke dënuar fort çdo veprim që kërkon të pengojë punën e medias në qytet.

Marrë shkas nga një situatë e paprecedentë e ndodhur ditën e sotme, ku gjatë procesit të punës, teksa gjendeshin duke raportuar mbi protestën e punonjësve të Ndërmarrjes së Pastrimit, disa prej gazetarëve të qytetit të Vlorës janë dhunuar, fyer, kërcënuar dhe intimiduar për shkak të detyrës.

Sot, një shtetas, punonjës i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, ka dhunuar fizikisht kolegun Gentian Këllçiu, ka fyer e kërcënuar edhe gazetarët e tjerë prezentë.

Mbi këtë ngjarje, që është veçse një tentativë e pasuksesshme për të mbyllur gojën, dënojmë jo vetëm individin që kryen aktin e dhunimit, por edhe reagimin e cunguar institucional.

Pavarësisht dëshirës së shprehur, nëpërmjet akteve të dhunës, për të ndaluar trajtimin dhe transmetimin e çështjeve të caktuara, ajo që mbetet e patjetërsueshme është se :për gazetarin prevalon interesi i qytetarëve, mbi të gjitha shtresave që kanë nevojë për zërin e medias.

Gazetarët kanë për detyrë të raportojnë mbi ngjarjet e qytetit dhe, për cilindo që kërkon të pengojë këtë mision, mund t’u themi me bindje: Nuk do të keni sukses!

 

Para

Dy shqiptarë dënohen me burg për grabitje në Angli, shënjestruan edhe shtëpinë e futbollistit të njohur

Pas

Reshje shiu në të gjithë vendin… parashikimi i motit për sot

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues
Aktualitet

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!
Aktualitet

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë
Aktualitet

E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Ligj i ri për minierat, fund gropave të braktisura

Ligj i ri për minierat, fund gropave të braktisura

01.10.2026
10.4k
SPAK i sekuestroi telefonin, çfarë thoshte vetëm pak ditë më parë Ardi Veliu për akuzat e trafikut të armëve?

SPAK i sekuestroi telefonin, çfarë thoshte vetëm pak ditë më parë Ardi Veliu për akuzat e trafikut të armëve?

03.10.2026
10.4k
Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

02.10.2026
10.4k
Zvarritja e gjyqeve, rasti i Prof. Dr. Qirjako Menikos: Një jetë pritje për pronën e familjes, por iku nga kjo botë pa marrë drejtësi

Zvarritja e gjyqeve, rasti i Prof. Dr. Qirjako Menikos: Një jetë pritje për pronën e familjes, por iku nga kjo botë pa marrë drejtësi

01.10.2026
10.4k
Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

05.10.2026
10.4k
Dy modelet për krizën/ Europa ul taksat, Shqipëria rrit fitimet nga kriza e karburanteve

Nuk është vetëm nafta

06.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.