E martë, 17 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

‘Krimi i gabuar”, që solli hakmarrjen e egër pas dhunimit dhe grabitjes së prindërve të bosit nga Tepelena

Korrieri nga Korrieri
19.02.2026
në Aktualitet, Slider
A A
‘Krimi i gabuar”, që solli hakmarrjen e egër pas dhunimit dhe grabitjes së prindërve të bosit nga Tepelena
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Mbrëmjen e 30 marsit 2015, Tepelena u trondit nga një sulm që do të linte shenja të thella tek familja e Elton Çiços. Në banesën e prindërve të tij, Naim e Antoneta Çiça, hynë me dhunë katër persona të maskuar. Ata lidhën dhe qëlluan dy të moshuarit, duke i kërkuar me tone kërcënuese paratë që supozohej të kishin në shtëpi.

“…Kam qenë në banesën time, kur pasi bëra gati ushqimin për djalin, i cili nuk kishte ardhur akoma në shtëpi, u ngjita në katin e dytë për të bërë gati krevatin e djalit. Zbrita poshtë dhe derën e lashë të hapur, kur në moment dëgjova hapa që ngjiteshin në katin e dytë dhe unë hapa derën, pasi mendova se ishte djali im, por në këtë kohë kam parë tre veta, të cilët ishin të maskuar dhe me doreza në dorë…”

Pavarësisht se autorët hynë në banesë për grabitjen e shumave të mëdha parash, në dëshminë e tij përpara autoriteteve Naim Çiça ka thënë se i kanë vjedhur vetëm 5 mijë euro.

Në përfundim të deklarimit të tij, Naimi shpjegon se nga shtëpia u kanë vjedhur një shumë prej 5000 mijë euro dhe dy ora të shtrenjta të cilat ishin të djalit.

Ngjarja ndodhi kur Elton Çiça ishte ende gjallë. Në fakt, ai episod nuk u lidh me konfliktin me Jani Aliajn, por krimi solli të tjera degëzime ngjarjesh kriminale, që janë ende të pazbardhura nga autoritetet.

“Kjo nuk e përjashton faktin që edhe këto konflikte që kanë qenë në zonën e Tepelenës të jenë transferuar në grupe të tjera kriminale, që kanë pasur lidhje, dhe kanë shfrytëzuar informacionet që kanë pasur njëra me tjetrën për të bërë këto konflikte siç ishte edhe rasti i grabitjes së banesës Elton Çiços”, u shpreh Indrit Sefa, avokat.

Në dosjen e grabitjes së prindërve të Çiçës, del në skenë dhe një emër i njohur i botës së krimit, ai i Ervis Martinajt. Ky i fundit, rezulton një nga pronarët e makinës që autorët e grabitjes përdorën për grabitjen në banesën e prindërve të Elton Çiçës.

Nga hetimet u zbulua se grabitësit kishin planifikuar çdo detaj, duke përdorur makina të ndryshme dhe llogari të fshehta pronësie. Automjeti i përdorur, një AUDI S3 me targa italiane CD 368 PT, kishte kaluar nëpër zinxhir pronësie nga Sokol Jella tek Ervis Martinaj dhe më pas tek Robert Rama. Këta personazhe të botës së krimit, kishin informacione se në atë kohë, bosi nga Tepelena konsiderohej si një prej personazheve me shumat më të mëdha të parave të pista cash.

Në deklarimet e tij gjatë hetimeve, në datën 30.04.2015, shtetasi Ervis Martinaj ka shpjeguar se me shtetasin Bledar Llozhi kishte një llogari pa mbyllur, për një shumë prej 10000 (dhjetë mijë) euro në lidhje me disa furnizime inertesh që Ervis Martinaj i kishte blerë Bledarit për pikën e betonit. Në pamundësi të likuidimit të kësaj shume nga ana e Bledarit, ranë dakord që të merrte makinën tip AUDI A3 S3, të cilin ia ka shitur shtetasit Robert Rama. Sipas deklarimit të tij, shtetasi Robert Rama bënte punime alumini dhe kanë rënë dakord që të bënte punime tek një objekt i tij në vlerën e makinës prej 10000 euro.

“U fol në rrugë policore në atë kohë, por edhe në disa veprime hetimore që u bënë nga policia që ngjarja kishte të bënte me një grabitje, të disa personave që kishin ndërruar dyer dhe dritare në shtëpinë e Elton Çiços, dhe ato kishin çelësat e dyerve, për shkak se kishin informacion se në shtëpinë e prindërve të tij kishte shuma të konsiderueshme parash”, u shpreh gazetari Xhevahir Zhabina.

“Në lidhje me këtë ngjarje Jani Aliaj nuk ka pasur asnjë lidhje, është përjashtuar kategorikisht, që kjo të jetë arsye për pasojën e ardhur. Pra personat që u përfshinë në banesën e prindërve të Elton Çiços janë identifikuar menjëherë nga policia, pati edhe të arrestuar, edhe një pjesë e tyre pastaj u vranë u plagosën pati edhe ato një histori më vete”, u shpreh avokati, Gjergj Nikolli

Ekspertimi daktiloskopik zbuloi gjithashtu në një paketë cigaresh gjurmët e gishtave të Erigers Mihasit.

Megjithatë kjo provë duket se nuk bindi prokurorin e çështjes, i cili 6 muaj pas arrestimit, në korrik të vitit 2019, kërkoi lirimin e Mihasit nga qelia, kërkesë që u pranua nga Gjykata.

Megjithëse u lirua nga qelia, hetimet për Mihasin vijuan në gjendje të lirë. Dosja u pushua pasi ky i fundit u ekzekutua nëntorin e vitit 2021 në zonën e “Astirit”, në Tiranë.

“Është zbardhur edhe e vërteta e grabitjes së familjes së Elton Çiçës, ka rezultuar se nuk kanë pasur lidhje grupi i Jani Aliajt me grabitjen e ndodhur kanë qenë personazhe të tjerë. Por, kjo nuk e përjashton faktin që mund të kenë qenë këta të fundit që mund të kenë çuar informacione” u shpreh avokati Indrit Sefa.

“Krimi i gabuar”, hakmarrja e egër që prodhoi grabitja dhe dhuna ndaj prindërve të bosit të ndjerë të drogës

Ngjarja në Tepelenë ku u dhunuan dhe grabitën në banesë prindërit e Elton Çiçës nuk ishte thjesht një vjedhje; ajo ishte një provokim, një shkelje që nuk do të mbetej pa përgjigje. Dy muaj më vonë, kjo hakmarrje mori formë konkrete në Durrës. Robert Rama, i njohur gjithashtu si Ledjon Hyska, një nga emrat e përfolur si pjesëmarrës në grabitje, u bë objektivi i parë i gjakut që kërkonte llogari.

Ai qëndronte në një lokal të zonës ish-Kënetës, kur dy persona zbritën nga motori, nxorën armët dhe e qëlluan për vdekje, duke lënë pas edhe dy të plagosur…Policia e lidhi vrasjen me grabitjen e Tepelenës, por pa e dokumentuar atë.

“Mbaj mend në atë periudhë që kjo që kjo ngjarje pasoi me disa ngjarje të tjera të rënda që ndodhën fill pas kësaj historie, ku pati dyshime se një vrasje mund të ketë ndodhur pikërisht për shkak të kësaj historie, por edhe të një vrasjeje e mbetur në tentativë me tritol, në zonën e Kombinatit”, u shpreh Xhevahir Zhabina, gazetar.

Në të njëjtën kohë, Ervis Imeri, edhe ky i përfolur për grabitjen, fati e shpëtoi nga dy atentate me eksploziv, duke treguar se hakmarrja kishte disa nivele dhe shenja të ndryshme paralajmëruese.

Më 4 maj 2015 shpëtoi nga një shpërthim në Kombinat, më 8 dhjetor 2015 një tjetër shpërthim goditi makinën ku ndodhej bashkë me të vëllain Eltonin, i cili mbeti i gjymtuar.

Një paralajmërim i qartë: veprimi kundër familjes Çiça nuk do të mbetej i pandëshkuar…Kjo histori është një rrjet i komplikuar hakmarrjesh, atentatesh dhe ekzekutimesh.

“Ky konflikt ka qenë shumë i ashpër dhe ka prekur edhe drejtuesit e këtyre grupeve kriminale, por fakti që ky konflikt ka vazhduar edhe më tej tregon që anjë nga këto grupe kriminale, apo asnjë nga këto struktura kriminale, nuk kanë qenë asnjëherë të shuara, por kanë qenë gjithmonë aktive, por kanë vazhduar megjithëse drejtuesit e tyre nuk jetojnë më”, u shpreh Indrit Sefa, avokat.

Konfliktet e grupeve të Tepelenës tregojnë një qytet ku heshtja dhe frika sundojnë mbi ligjin, ku çdo kush i përfshirë në këto ngjarje lë pas një shenjë të pashlyeshme dhune. A do të përmbyllet kjo sagë që tashmë sheh si viktima dy protagonistët kryesorë të grupeve, të fortët Elton Çiça dhe Jani Alia?! /TCH

Para

Betimi mbi varrin e shokut, atentatet e përgjakshme ndaj njerëzve të Jani Aliajt pas vrasjes së Elton Çiços

Pas

Nxirrni të ardhura nga Airbnb, Booking apo rrjetet sociale? Ja si deklarohen në DIVA dhe si tatohen me 15%

Nga Kategoria

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së
Aktualitet

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

16.11.2026
10.4k
Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën
Aktualitet

Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën

16.11.2026
10.4k
Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë
Aktualitet

Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë

16.11.2026
10.3k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar
Aktualitet

Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar

16.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë

‘Jam gati të dëshmoj, ballafaqim’, Veliaj kërkesë Ballës: Të ngrihet Komision Hetimor për kërcënimet e Ramës

11.11.2026
10.4k
I arrestuari në Kuçovë i rrëmben armën e shërbimit policit 20-vjeçar dhe e plagos, neutralizohet nga efektivët e tjerë

Shpërthim tritoli në Tiranë, lënda plasëse vendoset në derën e banesës së një gruaje të divorcuar

14.11.2026
10.3k
Tjetërsimi i 44 mijë m² tokë shtetërore për park fotovoltaik, arrestohet drejtori i Spitalit të Fierit dhe 3 të tjerë! Zbardhet skema

Tjetërsimi i 44 mijë m² tokë shtetërore për park fotovoltaik, arrestohet drejtori i Spitalit të Fierit dhe 3 të tjerë! Zbardhet skema

13.11.2026
10.4k
“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s/ Kush është Alice Huang, gruaja në qendër të spiunazhit SHBA-Kinë

“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s/ Kush është Alice Huang, gruaja në qendër të spiunazhit SHBA-Kinë

11.11.2026
10.4k
Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë

Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë

16.11.2026
10.3k
Poliçani drejt referendumit për bashkinë, KQZ njeh vlefshmërinë e firmave të qytetarëve

Poliçani drejt referendumit për bashkinë, KQZ njeh vlefshmërinë e firmave të qytetarëve

11.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.