E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

PS dh PD bien darkod të pastrojnë paratë e partive nga krimi dhe korrupsioni, jo më fonde nga kazinotë dhe investitorët strategjikë

Korrieri nga Korrieri
03.03.2026
në Aktualitet, Fokus
A A
PS dh PD bien darkod të pastrojnë paratë e partive nga krimi dhe korrupsioni, jo më fonde nga kazinotë dhe investitorët strategjikë
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Pavarësisht sfondit konfliktual ku opozita proteston dhe Kuvendi nuk ka qetësi për shkak të mos arrestimit të Belinda Ballukut, PS dhe PD u ulën sot bashkë në një tryezë për reformën zgjedhore, ku sic ju tha Ambasadori i BE dhe i OSBE, “janë të dënuar të dalin me marrëveshje”.

Ligji për financimin e partive politike është kërkesa urgjente që vjen nga BE-ja për hapat e negociatave, por tryeza nuk solli një draft të dakordësuar.

Megjithëkëtë, ekspertët e Damian Gjiknurit dhe Oerd Bylykbashit prezantuan dakordësinë mbi “Arkitekturën” e Projektligjit për Financimin e Partive Politike. Ky dokument shënon një pikë ktheye ku palët, ndonëse ende në diskutime, kanë rënë dakord mbi strukturën bazë dhe shtyllat kryesore që do të mbajnë godinën e re ligjore të financave politike.

Nevoja për këtë ndërhyrje vjen si një diktat i progresit: Raporti i Komisionit Europian i vitit 2025 dhe “Screening Report” i vitit 2023 kanë nënvizuar nevojën urgjente për një kuadër të ri ligjor që garanton transparencë dhe zbatim praktik të detyrimeve.

“Muret” ndaj Parave të Pista dhe Ndikimit të Huaj

Një nga pikat më kritike të kësaj arkitekture është lista e gjatë e ndalimeve, që synon të izolojë politikën nga interesat e dyshimta. Partive do t’u ndalohet rreptësisht marrja e ndihmave nga:

• Subjekte të huaja: Institucione qeveritare, shtetas apo persona juridikë të huaj.

• Sektorët “Hot”: Investitorët strategjikë, lojërat e fatit, kazinotë dhe botën e kriptomonedhave.

• Bizneset me kontrata publike: Kompanitë që kanë kontrata koncesioni ose PPP me shtetin, deri në 3 vite pas përfundimit të kontratës.

• Personat me rekorde kriminale: Shtetas të dënuar për korrupsion, pastrim parash, krim të organizuar apo krime zgjedhore.

Shifrat dhe Kontrolli: Kush i mban “çelësat”?

Dokumenti përcakton kufij të qartë për donacionet private: deri në 200,000 lekë nga personat fizikë dhe deri në 1,000,000 lekë nga personat juridikë brenda një viti. Nga ana tjetër, shteti do të vijojë të japë ndihmë financiare, duke përfshirë një grant special prej 5% të fondit për partitë që nxisin barazinë gjinore dhe rolin e të rinjve.
Roli i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) forcohet ndjeshëm. KQZ do të jetë “gardiani” që:

1. Pranon raportet vjetore deri më 31 mars.

2. Publikon raportet e auditimit brenda 30 ditëve.

3. Ka të drejtë të verifikojë drejtpërdrejt çdo faturë dhe shpenzim.

4. Referon dyshimet për parregullsi në Prokurori apo te Drejtoria e Pastrimit të Parave.

Sipas projektligjit, sistemi i ri i ndëshkimeve synon të jetë real dhe proporcional, duke u larguar nga gjobat simbolike të së shkuarës.

Struktura e Sanksioneve Administrative

Në kuadrin e ri ligjor, sanksionet janë konceptuar për të goditur aty ku dhemb më shumë: te financat dhe te ligjshmëria e veprimeve të partisë. Disa nga pikat kyçe përfshijnë:

• Për shkeljen e ndalimeve të financimit: Çdo tentativë për të marrë fonde nga burime të ndaluara (si lojërat e fatit, kriptomonedhat apo subjektet e huaja) do të shoqërohet me masa administrative të rrepta.

• Për mungesë transparence: Mosdorëzimi i Raportit Vjetor të Financimit brenda afatit të 31 marsit ose paraqitja e të dhënave të pasakta përbën shkak për sanksione nga KQZ.

• Dërgimi për ndjekje penale: Në rastet kur KQZ konstaton dyshime për parregullsi të rënda, raporti i auditimit i dërgohet menjëherë Prokurorisë ose Drejtorisë së Pastrimit të Parave.

• Ndikimi te Fondet Publike: Shkeljet e përsëritura ose mungesa e llogaridhënies mund të çojnë në penalizimin e partisë sa i përket përfitimit të fondeve nga Buxheti i Shtetit.

Para

“Rama duhet të largohet si kryeministër”, Berisha thirrje qytetarëve: Vetëm ju mund ta bëni!

Pas

Sulmet në Iran, mbi 1 mijë viktima, mes tyre 181 fëmijë nën 10 vjeç

Nga Kategoria

E pyeti për korrupsionin, pastrimin e parave dhe Kushnerin – Rama ndërpret intervistën me gazetarin amerikan
Aktualitet

E pyeti për korrupsionin, pastrimin e parave dhe Kushnerin – Rama ndërpret intervistën me gazetarin amerikan

08.10.2026
10.3k
Arrestohet ish-ortaku i Behgjet Pacollit, Valon Lluka
Aktualitet

Arrestohet ish-ortaku i Behgjet Pacollit, Valon Lluka

08.10.2026
10.3k
“Pse i shkruan motrës në Instagram”/ Vëllezërit i zënë pritë dhe dhunojnë policin në Krujë, shpallen në kërkim
Aktualitet

“Pse i shkruan motrës në Instagram”/ Vëllezërit i zënë pritë dhe dhunojnë policin në Krujë, shpallen në kërkim

08.10.2026
10.3k
E rrë*byen, e vr*në dhe e hodhën në liqen, SPAK zbardh dinamikën si u vra Renis Dobra, 4 autorët dërgohen në gjyq
Aktualitet

E rrë*byen, e vr*në dhe e hodhën në liqen, SPAK zbardh dinamikën si u vra Renis Dobra, 4 autorët dërgohen në gjyq

08.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor

Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor

02.10.2026
10.4k
Si u prangos administratori i inceneratorit të Elbasanit: Mori ryshfet, SPAK kishte regjistruar numrat serialë të parave

Si u prangos administratori i inceneratorit të Elbasanit: Mori ryshfet, SPAK kishte regjistruar numrat serialë të parave

07.10.2026
10.3k
Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

03.10.2026
10.4k
Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!

Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!

07.10.2026
10.3k
Aksident tragjik në Vlorë/ Materialet e rënda zënë poshtë punonjësin, humb jetën

Aksident tragjik në Vlorë/ Materialet e rënda zënë poshtë punonjësin, humb jetën

06.10.2026
10.4k
Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve

Rregullorja e pagesave të menjëhershme, transfertat deri në 500 mijë lekë do të kryhen në 10 sekonda

06.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.