E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

Lufta që askush nuk e di si mbaron: Skenarët për Iranin

Korrieri nga Korrieri
06.03.2026
në Botë
A A
Lufta që askush nuk e di si mbaron: Skenarët për Iranin
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Shtetet e Bashkuara hynë në luftë me Iranin për arsye që mbeten ende të paqarta. Në momente të ndryshme, presidenti dhe njerëzit e tij kanë dhënë shpjegime të ndryshme: herë si një luftë parandalimi për vetëmbrojtje, herë si përpjekje për të ndalur rindërtimin e programit bërthamor iranian, e madje edhe si një përpjekje për ndryshim regjimi.

Justifikimi duket se ndryshon në varësi të kujt i drejtohet mesazhi, duke e bërë të vështirë të kuptohet se cili është qëllimi përfundimtar i kësaj lufte, apo nëse ekziston vërtet një strategji e qartë.

Në këtë situatë të paqartë lind pyetja kryesore: si mund të përfundojë kjo luftë? 

Media amerikane Vox përpiqet ti japë përgjigje kësaj pyetje duke folur me ekspertët e Iranit, Lindjes së Mesme dhe politikës ushtarake amerikane, për të cilët shkruan se janë kryesisht dakord për një gjë: skenari më optimist i administratës Trump, që bombardimet amerikane të nxisin popullin iranian të ngrihet dhe të rrëzojë regjimin, është shumë pak i besueshëm.

“Nuk ka asnjë precedent historik që bombardimet ajrore të çojnë në rrëzimin e një regjimi nga një kryengritje popullore,” thotë Hussein Banai, profesor i politikës iraniane në Universitetin Indiana-Bloomington.

Nëse kjo analizë është e saktë, atëherë ekzistojnë dy drejtime të mundshme për zhvillimin e luftës: një marrëveshje politike ose një përshkallëzim i mëtejshëm i konfliktit.

Pse bombardimet nuk pritet të rrëzojnë regjimin 

Administrata Trump e nisi këtë luftë pjesërisht sepse përplasjet e mëparshme me Iranin kishin rezultuar më pak të rrezikshme nga sa pritej. Vrasja e gjeneralit iranian Qassem Soleimani në vitin 2020 dhe sulmet ndaj objekteve bërthamore nuk prodhuan përshkallëzimin e madh që shumë analistë kishin parashikuar.

Por situata aktuale është ndryshe. Irani tashmë ka reaguar duke goditur disa vende të Gjirit dhe duke paralajmëruar një bllokadë të mundshme të Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të tregtisë globale.

Për më tepër, Teherani prej kohësh është përgatitur për një skenar të ndryshimit të regjimit. Institucionet shtetërore janë strukturuar në mënyrë që të vazhdojnë funksionimin edhe në rast se figura të larta politike eliminohen.

Kjo është një nga arsyet pse vrasja e liderit suprem Ali Khamenei nuk ka sjellë destabilizim të menjëhershëm. Ndryshe nga liderë të tjerë autoritarë, sistemi politik iranian nuk varet nga një figurë e vetme.

“Gjithçka që po shohim tregon se udhëheqja është ende në kontroll dhe nuk ka shenja që një protestë popullore mund ta rrëzojë regjimin,” thotë Ken Pollack nga instituti Middle East Institute.

Ekspertët theksojnë se edhe ushtria iraniane është pjesë integrale e sistemit politik. Një grusht shteti ushtarak do të nënkuptonte në thelb rrëzimin e vetvetes.

Po ashtu, një kryengritje popullore duket shumë e pamundur. Kur iranianët protestuan masivisht vetëm pak muaj më parë, regjimi reagoi me dhunë ekstreme, duke vrarë dhjetëra mijëra njerëz në një periudhë shumë të shkurtër.

Skenari më i mundshëm: një përfundim i kufizuar i luftës 

Në mungesë të një ndryshimi regjimi, shumica e ekspertëve besojnë se lufta mund të përfundojë me një kompromis.

“Është pothuajse e pashmangshme që Trump në një moment të tërhiqet nga objektivat maksimaliste dhe të kënaqet me diçka më të vogël,” thotë Michael Koplow nga Israel Policy Forum.

Një mundësi është një marrëveshje e tipit “modeli Venezuelë”, ku SHBA shpall një fitore politike pas disa koncesioneve nga Teherani.

Këto koncesione mund të lidhen me programin bërthamor iranian, prodhimin e raketave balistike dhe mbështetjen për milicitë në rajon si Hezbollah në Liban, apo Houthit e Jemenit.

Nëse Irani bën disa lëshime në këto fusha, administrata amerikane mund ta paraqesë këtë si sukses dhe ta mbyllë luftën.

Një tjetër mundësi është që SHBA të shpallë thjesht fitore simbolike, duke theksuar eliminimin e Khameneit dhe dëmtimin e objekteve bërthamore, dhe të tërhiqet pa një marrëveshje të plotë.

Një skenar i tillë do të ndryshonte pak situatën reale në terren, por do të ishte në përputhje me mënyrën si Trump shpesh menaxhon krizat ndërkombëtare, sidomos nëse ekonomia globale fillon të ndjejë presion.

Skenari më i rrezikshëm: përshkallëzim i madh 

Ekziston edhe një mundësi tjetër, shumë më e rrezikshme, që konflikti të përshkallëzohet në një luftë të gjerë, të ngjashme me pushtimin e Irakut në vitin 2003.

Shumica e analistëve e konsiderojnë këtë skenar të pamundur, pasi SHBA nuk duket e gatshme për një tjetër luftë të madhe tokësore në Lindjen e Mesme.

Megjithatë, disa ngjarje mund ta ndryshojnë situatën. Për shembull, nëse Irani arrin të kryejë një sulm të madh ndaj forcave amerikane, duke vrarë dhjetëra ushtarë ose duke fundosur një anije ushtarake, presioni për një reagim shumë më të fortë do të rritej ndjeshëm.

Në një situatë të tillë, përshkallëzimi mund të bëhet i pakontrollueshëm.

“Askush nuk e nis një luftë duke menduar se do të përfundojë në një batak,” thotë politologia Caitlin Talmadge nga MIT. “Por historia e luftërave na tregon se askush nuk e kontrollon plotësisht mënyrën se si ato zhvillohen.”  

Shumë të panjohura… 

Në këtë moment, skenarët më të mundshëm mbeten dy, një marrëveshje e kufizuar ose një tërheqje e njëanshme amerikane. Por rreziku i përshkallëzimit nuk mund të përjashtohet.

Luftërat janë jashtëzakonisht të paparashikueshme  dhe konflikti aktual tashmë është përhapur në të gjithë rajonin.

Ajo që Trump ka nisur mund të mos jetë më plotësisht nën kontrollin e tij. Dhe historia ka treguar se edhe liderët që hyjnë në luftë duke premtuar ndërhyrje të kufizuara, mund të përfundojnë të përfshirë në konflikte shumë më të mëdha nga sa kishin imagjinuar.

Para

Thumbi i Elisës për Skënderbeun

Pas

Debati jashtë kamerave, PS i kishte caktuar Elisës vend në fund të sallës së Kuvendit

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!
Botë

Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!

07.10.2026
10.3k
Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?

07.10.2026
10.4k
Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim
Aktualitet

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

06.10.2026
10.3k
Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor

Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor

02.10.2026
10.4k
VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë

E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

07.10.2026
10.3k
Nëna vidhte me thasë Postën në Durrës, djali 18-vjeçar rreh punojësin e Policisë

Nëna vidhte me thasë Postën në Durrës, djali 18-vjeçar rreh punojësin e Policisë

05.10.2026
10.4k
Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

03.10.2026
10.4k
Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.