E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Bërthama komanduese që nuk fiket kurrë” – Raporti i SPAK zbulon makinerinё e përgjimit që punon pa pushim

Korrieri nga Korrieri
10.03.2026
në Aktualitet, Fokus, Investigim, Slider
A A
“Bërthama komanduese që nuk fiket kurrë” – Raporti i SPAK zbulon makinerinё e përgjimit që punon pa pushim
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dorëzuar në Kuvend raportin vjetor për vitin 2025, dokumentin ku pasqyrohet aktiviteti i institucionit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Raporti, i hartuar në përmbushje të detyrimit kushtetues të raportimit para parlamentit, përmbledh statistikat e hetimeve, gjykimeve dhe përdorimin e metodave të posaçme hetimore gjatë vitit të kaluar.

Mes kapitujve të shumtë mbusshur me statistika të dokumentit, një nga pjesët më të ndjeshme është ajo që lidhet me të ashtuquajturën “Bërthamë Komanduese”, struktura që menaxhon sistemin e përgjimeve elektronike si masё e posaçme e hetimit. Pikërisht në këtë kapitull shfaqet një panoramë që hedh dritë mbi dimensionin real të përgjimeve në hetimet e SPAK.

Sipas raportit, gjatë vitit 2025 metoda e përgjimit është përdorur në 186 procedime penale të hetuara nga Prokuroria e Posaçme.

Megjithatë, shifrat që shoqërojnë këtë tregues tregojnë një aktivitet shumë më të gjerë se sa sugjeron vetë numri i dosjeve.

Në total, gjatë vitit janë interceptuar 3004 pajisje fundore komunikimi, kryesisht telefona celularë ose numra telefonikë të personave të përfshirë në hetime. Për realizimin e këtyre përgjimeve janë dhënë 1738 vendime nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndërsa 252 autorizime janë lëshuar nga prokurorët për fillimin e procedurave të përgjimit, duke marrё miratimin gjyqёsor mё pas.

Por shifra që bie më shumë në sy është një tjetër: nga vendimet e gjykatës, 1130 prej tyre janë vetëm për zgjatjen e përgjimeve. Kjo do të thotë se pjesa më e madhe e aktivitetit gjyqësor në këtë fushë nuk lidhet me vendosjen fillestare të përgjimit, por me vazhdimin e tij në kohë.

Në praktikë, përgjimi autorizohet fillimisht për një periudhë të kufizuar dhe më pas prokurori mund të kërkojë nga gjykata zgjatjen e tij nëse hetimi nuk ka përfunduar. Por kur kjo ndodh vazhdimisht, siç tregojnë shifrat e vitit 2025, lind një pyetje thelbësore për mënyrën se si po zhvillohen hetimet. Në parim, përgjimi duhet të jetë një mjet për kërkimin e provës, jo vetë prova dhe aq më pak një mekanizëm për të zgjatur hetimet pa afat. Kur dosjet mbeten për periudha të gjata nën përgjim dhe kërkohen vazhdimisht zgjatje, krijohet përshtypja se hetimi vazhdon në pritje që nga komunikimet e përgjuara të dalë një element i ri provues. Në këtë mënyrë, ekziston rreziku që përgjimi të kthehet nga një instrument ndihmës – në shtyllën kryesore të hetimit, ndërsa procesi penal zgjatet në kohë duke kërkuar provën që ende nuk është konsoliduar.

Nëse krahasohen shifrat, del se 3004 pajisje të përgjuara për vetëm 186 procedime penale përkthehen mesatarisht në rreth 16 pajisje komunikimi të interceptuara për çdo dosje hetimore. Kjo tregon se përgjimet në hetimet e SPAK nuk fokusohen vetëm tek një person, por shtrihen mbi rrjete të tëra komunikimi – të dyshuar, bashkëpunëtorë apo persona që dyshohet se mund të kenë lidhje me aktivitetin kriminal.

Kjo është tipike për hetimet e krimit të organizuar, ku komunikimet mes anëtarëve të grupit përbëjnë një nga burimet kryesore të provave. Por nga një këndvështrim tjetër, shifrat ngrenë edhe një pyetje më të gjerë për mënyrën se si përdoret përgjimi në procesin penal.

Në doktrinën juridike dhe në standardet e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, përgjimi konsiderohet një ndërhyrje e rëndë në privatësinë e komunikimeve dhe për këtë arsye duhet të përdoret si masë e jashtëzakonshme dhe për një kohë të kufizuar. Kur një hetim mbështetet për periudha të gjata në përgjime të vazhdueshme, rritet rreziku qё kjo metodë tё mund tё shndërrohet nga mjet i fundit në instrument kryesor hetimi.

Për më tepër, raporti i SPAK tregon se përgjimi është përdorur në një pjesë të konsiderueshme të dosjeve penale të institucionit. Në vitin 2025, Prokuroria e Posaçme ka pasur qindra procedime në hetim, ndërsa në rreth një të pestën e tyre është përdorur kjo metodë.

Nga njëra anë, kjo mund të interpretohet si tregues i hetimeve gjithnjë e më komplekse ndaj rrjeteve kriminale dhe korrupsionit të nivelit të lartë. Nga ana tjetër, për ekspertët e të drejtave të njeriut dhe juristët që analizojnë procesin penal, shifrat ngrejnë pyetjen nëse përgjimi po kthehet në mjetin dominues të ndërtimit të provave.

Në fund të fundit, kapitulli i “Bërthamës Komanduese” në raportin e SPAK për vitin 2025 nxjerr në pah një realitet të qartë: lufta kundër krimit të organizuar në Shqipëri po mbështetet gjithnjë e më shumë tek teknologjia e përgjimeve dhe monitorimit elektronik.

Por po aq qartë del edhe një tjetër fakt: për shumë nga dosjet më të rëndësishme të vendit, makineria e përgjimeve duket se nuk fiket pothuajse kurrë…

Burimi: SPAK
Burimi: SPAK
Para

Pse bllokimi i Hormuzit mund të kërcënojë furnizimin global me ushqime

Pas

Rama zgjodhi Ballukun para SPAK. Argumentat dhe pasojat

Nga Kategoria

“Pse i shkruan motrës në Instagram”/ Vëllezërit i zënë pritë dhe dhunojnë policin në Krujë, shpallen në kërkim
Aktualitet

“Pse i shkruan motrës në Instagram”/ Vëllezërit i zënë pritë dhe dhunojnë policin në Krujë, shpallen në kërkim

08.10.2026
10.3k
E rrë*byen, e vr*në dhe e hodhën në liqen, SPAK zbardh dinamikën si u vra Renis Dobra, 4 autorët dërgohen në gjyq
Aktualitet

E rrë*byen, e vr*në dhe e hodhën në liqen, SPAK zbardh dinamikën si u vra Renis Dobra, 4 autorët dërgohen në gjyq

08.10.2026
10.3k
Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues
Aktualitet

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Zvarritja e gjyqeve, rasti i Prof. Dr. Qirjako Menikos: Një jetë pritje për pronën e familjes, por iku nga kjo botë pa marrë drejtësi

Zvarritja e gjyqeve, rasti i Prof. Dr. Qirjako Menikos: Një jetë pritje për pronën e familjes, por iku nga kjo botë pa marrë drejtësi

01.10.2026
10.4k
EMRAT/ SPAK mbyll hetimet, çohet për gjykim banda e mikrokredive

Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

03.10.2026
10.4k
Aboneja falas dhe poshtërimi publik i pensionistëve në dyert e Bashkisë

Aboneja falas dhe poshtërimi publik i pensionistëve në dyert e Bashkisë

03.10.2026
10.4k
SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontroll biznesmenit izraelit!

SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontroll biznesmenit izraelit!

02.10.2026
10.4k
SPAK i sekuestroi telefonin, çfarë thoshte vetëm pak ditë më parë Ardi Veliu për akuzat e trafikut të armëve?

SPAK i sekuestroi telefonin, çfarë thoshte vetëm pak ditë më parë Ardi Veliu për akuzat e trafikut të armëve?

03.10.2026
10.4k
Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

02.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.