E diel, 23 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Rama nuk ka më legjitimitet, ka rënë” – Berisha bëhet gati të qeverisë vendin

Korrieri nga Korrieri
14.03.2026
në Aktualitet
A A
“Rama nuk ka më legjitimitet, ka rënë” – Berisha bëhet gati të qeverisë vendin
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Sali Berisha, deklaroi sot se mandati i kryeministrit Edi Rama “ka zero legjitimitet” dhe njoftoi nisjen e një diskutimi të gjerë mbi programin e opozitës për zgjidhjen e sfidave kryesore të vendit.

Gjatë takimit për infrastrukturën të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës në PD, Berisha theksoi se vendi përballet me probleme të thella, duke përmendur korrupsionin në nivel të lartë, vjedhjet e fondeve publike, rritjen e çmimeve dhe situatën e varfërisë që prek një pjesë të konsiderueshme të shqiptarëve.

Ai akuzoi kryeministrin Rama dhe disa prej zyrtarëve të tij si protagonistë të disa prej aferave më të mëdha korruptive në vend dhe kritikoi reagimin e qeverisë ndaj hetimeve dhe sistemit të drejtësisë.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetje të përzemërta secilit prej jush këtu. Ne, sonte së bashku çelim tiparin e një diskutimi të gjerë intensiv të programit tonë, me të cilin ne duhet t’u japim përgjigjen më të plotë problemeve të mëdha me të cilat përballet sot Shqipëria.

Probleme të krijuara nga shkalla më e lartë e korrupsionit që mund të përfytyrohet, nga vjedhjet 100% të fondeve siç është djegësi i Tiranës, tek vjedhjet 90% të veprave të tjera publike, nga rrënimi i familjeve shqiptare për shkak të rritjes së madhe të çmimeve dhe pothuaj në raport me çmimet një mosrritje kurrkund e rrogave dhe pensioneve, çka ka bërë që 49% e shqiptarëve të jenë në varfëri ose rrezik varfërie.

Shërbimet në këtë vend kanë pësuar një metamorfozë asgjësuese për rregullin dhe cilësinë që duhet të kenë. Pra, problemetika është shumë e thellë. Ndërkohë mandati, që e quan kreu i organizatës kriminale Edi Rama, është mandati kryekëput i krimit. Nuk po e them këtë për t’i vënë një epitet, por e them këtë sepse ky mandat ka zero legjitimitet. Pra, Edi Rama me farsën elektorale nuk ka asnjë ditë legjitime në pushtet.

Por, një faktor tjetër tani, të cilin opozita e ka denoncuar çdo ditë, por edhe mediat, duhet të jemi realistë, një faktor tjetër është bërë faktor famëzi jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë, është faktori korrupsion, në të cilin kryeministri vetë njëherë me emër Belinda Balluku, njëherë tjetër me emër Ergys Agasi, është protagonist i aferave korruptive më të mëdha. Dhe përveç kësaj, reagimi i tij, reagim tipik i hajdutit që për të shpëtuar lëkurën është i aftë të marrë çdo vendim dhe veprim, ishte mbyllja e dyerve hetimit dhe sistemit të drejtësisë.

Njeriu që në një paranojë injorance, sepse ai është një injorant i shpëlarë nga konceptet, sepse u garantoj ju dhe shqiptarët se nuk ka pasur kurrë në atë post një zyrtar më injorant dhe më të shpëlarë nga konceptet se ai. Kurrë! Ndiqjani fjalorin, në fjalorin e tij nuk gjeni dot një fjalë të vetme të qeveritarit që qeveris. Gjen vetëm gjuhën e një ordineri rrugësh, i cili për hir të së vërtetës me qëndrimin e tij ndaj korrupsionit, humbet çdo legjitimitet, edhe sikur zgjedhjet e 11 majit të kishin qenë zgjedhjet e standardeve më të mira botërore”, tha ai.

Para

EUROSTAT: Shqiptarët jetojnë më pak se vendet e BE-së, por më shumë se rajoni

Pas

Letër nga Brukseli: A po ndihet një erë optimizmi në “dhomën e pritjes” të BE-së?

Nga Kategoria

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci
Aktualitet

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.4k
Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?
Aktualitet

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

21.08.2026
10.4k
Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët
Aktualitet

Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

21.08.2026
10.3k
Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit
Aktualitet

Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

21.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

21.08.2026
10.3k
Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

21.08.2026
10.3k
Aksioni i SPAK: Zbardhen emrat e inspektorëve të IMT-së, dy të arrestuar dhe dy në kërkim 

I akuzuar për trafikimin e 7.5 tonëve kokainë, ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka

21.08.2026
10.4k
Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

21.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Foto hot/ Kim Kardashian “ndez” rrjetin, pozon me të brendshme leopardi!

Foto hot/ Kim Kardashian “ndez” rrjetin, pozon me të brendshme leopardi!

21.08.2026
10.4k
Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

21.08.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.