E martë, 17 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

BBC: Kalon anija e parë në Kanalin e Hormuzit pas bllokimit të SHBA

Korrieri nga Korrieri
14.04.2026
në Botë, Slider
A A
BBC: Kalon anija e parë në Kanalin e Hormuzit pas bllokimit të SHBA
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

BBC raportoi se ka identifikuar atë që duket të jetë anija e parë që ka kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit që kur SHBA-të vendosën bllokadën ndaj cisternave të naftës të lidhura me Iranin dhe porteve iraniane. Sipas të dhënave të gjurmimit të anijeve MarineTraffic, anija e kontejnerëve “Paya Lebar” po shkon drejt Dubait të Emirateve të Bashkuara Arabe, pasi u nis nga India.

Një anije tjetër, cisterna e naftës “Rich Starry”, ndryshoi kursin ndërsa po i afrohej Ngushticës. Nuk është e qartë nëse anija, subjekt i sanksioneve të SHBA-së, po përpiqej të kalonte nëpër Ngushticë dhe pastaj të dilte nëpërmjet Gjirit të Omanit.

Ndërkohë kryeministri britanik Keir Starmer njoftoi se do të thërrasë një samit të liderëve botërorë këtë javë me Presidentin Francez Emmanuel Macron për të promovuar rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.

“Së bashku me Presidentin Macron, unë do të thërras një samit të liderëve këtë javë për të nxitur përpjekjet ndërkombëtare” që synojnë përfundimin e konfliktit dhe zhbllokimin e rrugës thelbësore të naftës, u tha Starmer deputetëve në Dhomën e Komunave.

Ai shtoi se ngushtica duhet të rihapet “pa kushte” dhe “pa taksa”. Macron kishte njoftuar tashmë në X një takim të atyre që ishin “të gatshëm” për të adresuar situatën në Ngushticën e Hormuzit.

Ndërsa Presidenti amerikan Donald Trump shkroi në platformën e mediave sociale Truth se “34 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit dje”. “Ky është numri më i lartë që nga fillimi i këtij mbylljeje të pamend”, shtoi ai.

Para

Fermeri gjen 600 milionë dollarë nga paratë e drogës të Pablo Escobar në fermën e tij

Pas

EMRAT/ Shtatë të arrestuar nga operacioni ndaj Call Centerave në Tiranë

Nga Kategoria

Një histori përtej spiunëve, seksit dhe gënjeshtrave
Botë

16.11.2026
10.4k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar
Aktualitet

Blendi Klosi tregon çfarë ndodhi në Asamble: Elisa Spiropali nuk është më pjesë e asnjë forumi drejtues të PS

Detaje të reja nga shpërthimi me tritol në banesën e 33-vjeçarit në Patos, pista kryesore ajo e hakmarrjes!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Në Hungari, 20 milionë dollarë të korrupsionit gjenden të groposura në pyje! Në Shqipëri, SPAK konfiskon vetëm 100 mijë euro nga zyrtarët

15.11.2026
10.4k
Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

11.11.2026
10.4k
Një ditë më parë u dënua me 7 vite burg, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri nuk gjendet në banesë!

12.11.2026
10.4k
Para, seks dhe spiunazh: Rënia e mbretit të Nvidia-s trondit gjithë industrinë e teknologjisë së lartë!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

10.5k
Poliçani drejt referendumit për bashkinë, KQZ njeh vlefshmërinë e firmave të qytetarëve

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.