E martë, 17 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Zjarri te Farmacia 10 dhe pikëpyetjet për kontrollin e ndërtimeve

Korrieri nga Korrieri
15.04.2026
në Aktualitet, Investigim, Slider
A A
Zjarri te Farmacia 10 dhe pikëpyetjet për kontrollin e ndërtimeve
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Djegia e pallatit pranë kryqëzimit të Farmacisë numër 10 në Tiranë ka vënë sërish në pikëpyetje rolin e institucioneve që kanë detyrimin të garantojnë sigurinë e qytetarëve dhe të investimeve të tyre në blerjen e banesave.

VNA.al është interesuar pranë specialistëve të fushës për të kuptuar të gjithë procedurën e kolaudimit të një ndërtimi, deri në momentin kur një objekt pajiset me certifikatën e pronësisë nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës.

Sipas legjislacionit në fuqi në Shqipëri, kompania ndërtuese ka detyrimin të kontraktojë një studio private ose një specialist privat për kolaudimin e objektit. Raporti i kolaudimit më pas i dërgohet institucionit që ka dhënë lejen e ndërtimit, i cili mund të jetë bashkia përkatëse ose Agjencia e Zhvillimit të Territorit.

Pas dorëzimit të raportit, institucioni që ka dhënë lejen ka detyrimin të kontrollojë objektin në përputhje me përmbajtjen e raportit të kolaudimit. Pasi kryhen verifikimet dhe konfirmohet se janë zbatuar të gjitha standardet teknike dhe ligjore, institucioni përkatës i jep kompanisë certifikatën e përdorimit të objektit.

Në momentin që ndërtuesi pajiset me certifikatën e përdorimit, ai aplikon në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës për të nxjerrë certifikatën e pronësisë për pallatin dhe më pas për secilin apartament.

Në rastin konkret, bëhet fjalë për një objekt të ndërtuar nga shoqëria “Arlis Ndërtim”. Leja e ndërtimit nr. X-28625/7 është dhënë për realizimin e një godine banimi, shërbimi dhe hotelerie me lartësi 2, 8, 9, 10 dhe 12 kate mbi tokë, si dhe me 2 kate parkim nëntokë, e vendosur në rrugën “E Dibrës”, pranë Unazës.

Objekti në fjalë ka qenë fillimisht i pajisur me leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë. Në vitin 2021, subjekti ndërtues ka kryer vetëdeklarim pranë ASHK Tirana Veri për sipërfaqe shtesë të realizuara në kundërshtim me lejen e ndërtimit, në emër të shoqërisë. Në vijim, subjekti “Arlis Ndërtim” është pajisur me Vendim për Leje Legalizimi dhe më pas me Certifikatë Pronësie për të gjithë objektin nga ASHK Tirana Veri.

Në përfundim, objekti rezulton një ndërtesë e hipotekuar, e pajisur me dokumentacion të plotë pronësie për të gjithë ndërtimin.

Ndërkohë, specialistët e pyetur nga VNA.al lidhur me rastin konkret të pallatit te Farmacia 10 shprehen se në këtë objekt kompania Arlis SHPK dyshohet të ketë përdorur shkumë polistireni në fasadë. Sipas tyre, ky material është i djegshëm dhe mund të ketë favorizuar përhapjen e flakëve në të gjithë strukturën e pallatit.

Ata sqarojnë se ekzistojnë edhe variante të këtij materiali që janë rezistente ndaj zjarrit, por në këtë rast dyshohet se nuk është përdorur një i tillë. Specialistët theksojnë se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shembull, në shumë ndërtesa me strukturë druri përdoret shkumë polistireni me karakteristika të padjegshme.

Sipas tyre, në raste të tilla alternativa më e sigurt do të ishte përdorimi i materialeve rezistente ndaj zjarrit, si varianti i leshit të gurit, i cili konsiderohet standard në fasadat e ventiluar dhe përdoret pikërisht për të parandaluar përhapjen e flakëve.

Në këtë kontekst, zjarri i sotëm nuk është thjesht një incident i izoluar, por një alarm serioz për mënyrën se si po ndërtohet dhe kontrollohet qyteti. Kur ndërtesat marrin leje, kolaudohen, legalizohen dhe në fund hipotekohen si objekte “të sigurta”, përgjegjësia për sigurinë nuk mund të mbetet vetëm në letër. Në një treg ku apartamentet shiten me çmime gjithnjë e më të larta, qytetarët presin që pas këtyre çmimeve të fshihet edhe një standard real sigurie. Në të kundërt, çdo zjarr i tillë rrezikon të shndërrohet jo vetëm në një incident teknik, por në provën më të qartë të boshllëqeve në sistemin e kontrollit të ndërtimeve.

Para

VIDEO/ Nisja e zjarrit te kompleksi “Arlis”/ Një person dyshohet se i vuri flakën kartonave të “Big Market”

Pas

Zjarre që përsëriten dhe apartamente që shiten me çmime të çmendura: Historia e kullave të Armand Lilos në Tiranë

Nga Kategoria

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së
Aktualitet

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

16.11.2026
10.4k
Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën
Aktualitet

Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën

16.11.2026
10.4k
Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë
Aktualitet

Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë

16.11.2026
10.3k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar
Aktualitet

Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar

16.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Një ditë më parë u dënua me 7 vite burg, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri nuk gjendet në banesë!

Një ditë më parë u dënua me 7 vite burg, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri nuk gjendet në banesë!

12.11.2026
10.4k
Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë

‘Jam gati të dëshmoj, ballafaqim’, Veliaj kërkesë Ballës: Të ngrihet Komision Hetimor për kërcënimet e Ramës

11.11.2026
10.4k
Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë

Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë

16.11.2026
10.3k
Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën

Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën

16.11.2026
10.4k
4.5 milionë euro për dy kompani, konkurrencë vetëm në letër! KLSH zbulon si u shpërndanë fondet e rindërtimit nga Bashkia e Emiriana Sakos

4.5 milionë euro për dy kompani, konkurrencë vetëm në letër! KLSH zbulon si u shpërndanë fondet e rindërtimit nga Bashkia e Emiriana Sakos

15.11.2026
10.4k
Gratë e reja po kërkojnë kontratë para martesës: “E dua partnerin, por dua të mbroj edhe veten”

Gratë e reja po kërkojnë kontratë para martesës: “E dua partnerin, por dua të mbroj edhe veten”

15.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.