E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Mjekësi pa specialistë, Shqipëria e kufizuar në trajtimin shëndetësor

Korrieri nga Korrieri
29.04.2026
në Aktualitet, Slider
A A
Mjekësi pa specialistë, Shqipëria e kufizuar në trajtimin shëndetësor
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Në qarkun Dibër, që përfshin bashkitë Peshkopi, Bulqizë dhe Mat, lista e mjekëve është aq shkurtër sa nuk ka nevojë për tabelë të hollësishme, vetëm 28 mjekë gjithsej, prej të cilëve 17 të përgjithshëm dhe vetëm 11 të specialiteteve.

Te dhenat nga Urdhri i Mjekut

Po ashtu, qarku Kukës, Lezhë, Berat apo edhe Korçë, nuk janë të plotësuar me mjekë specialistë.

Te dhenat nga Urdhri i Mjekut

Edhe në rastet kur ka në organikë mjekë specialistë, numri i tyre është shumë i vogël, (vetëm një) veçanërisht për dy specialitetet Onkologji dhe Ortopedi. Ndërkohë në Kukës nuk ka as mjek anestezist.

Te dhenat nga Urdhri i Mjekut

Diferenca mes mjekëve të përgjithshëm dhe të specialiteteve është i lartë, duke nxjerrë si fenomen shqetësues mungesën e shërbimit të specializuar për pacientët në zonat ku jetojnë, veçanërisht në Veri dhe Juglindje.

Shpërndarja

Në të gjithë vendin janë të regjistruar 6037 mjekë me licensë. Të dhënat e vëna në dispozicion për Faktoje.al nga “Urdhri i Mjekut”, tregojnë se më shumë se 55 % e tyre janë mjekë të përgjithshëm, ndërsa pjesa tjetër specialistë të profileve të ndryshme mjekësore.

Në referim të të dhënave zyrtare, ajo që duket problematike është shpërndarja e mjekëve specialistë në rang qarku.

Nga të dhënat rezulton se në rang qarku dominojnë mjekët e përgjithshëm me 3433 të tillë, duke krijuar një hendek të ndjeshëm me specialitetet.

Një raport i detajuar i KLSH-së së vitit 2024, që analizon shpenzimet për pacientë, fondet që jepen për sistemin shëndetësor dhe mungesën e mjekëve specialistë konstaton probleme serioze në rrethe.

“Ulja e numrit të ndërhyrjeve nën projeksionin vjetor të planifikuar kryesisht në spitale nivel bashkie ka ardhur si mosfunksionim i shërbimit të kirurgjisë së përgjithshme dhe shërbimit obstetrik gjinekologji si pasojë e mungesës së mjekeve specialistë në këto spitale. Spitali i Bulqizës, Gramshit, Kolonjës nuk ka mjek specialist anestezist, reanimator, nuk është funksional shërbimi i kujdesit intensiv”, konstaton raporti.

Raporti 

Duke u ndalur tek shpenzimet, i njëjti raport vlerëson se një pjesë të konsiderueshme të shpenzimeve e zenë ato spitalore dhe evidentojnë edhe një rritje të shumës për bonusin e mjekëve specializantë, ndonëse në shifra të vogla.

“…financime për spitalet publike janë 1,166,362 mijë lekë më shumë; Shpenzime për paketat spitalore në privat janë 50,954 mijë lekë më shumë shpenzime bonus për mjekët specializantë janë 2,350 mijë lekë më shumë dhe shpenzimet për PPP sterilizim dializa janë 96,553 mijë lekë më shumë”, thotë KLSH-së duke iu referuar vitit 2023.

Të gjithë në Tiranë

Përqëndrimi i shërbimit mjekësor më të specializuar është kryesisht në Tiranë.

Nga 6037 mjekë në të gjithë vendin, Tirana ka tërhequr 3980, ose 66% të totalit.

“Parimi është që ekselenca të mos përqëndrohet vetëm në Tiranë, por të jenë edhe në spitalet rajonale, me fusha të ndryshme specializimi”, tha tre javë më parë ministrja e Shëndetësisë Evis Salaj gjatë vizitës që zhvilloi në Spitalin Rajonal të Lezhës me kryeministrin Rama.

Por përtej deklaratës, të dhënat zyrtare flasin për shërbim shëndetësor të kufizuar në rrethe të ndryshme të vendit dhe prej vitesh.

Për vitin 2023 psh konstatohet që nga 100 vizita, vetëm 12 janë kryer nga mjekë specialistë dhe pjesa tjetër nga mjekë të përgjithshëm. “Gjatë vitit 2023 në Qendrat Shëndetësore të Kujdesit Parësor janë kryer 7,342,096 vizita, ku 6,460,590 vizita janë kryer nga mjekët e përgjithshëm të familjes dhe 881,506 vizita janë kryer nga mjekët specialistë të QSH të Specialiteteve në Tiranë”, konstaton raporti i KLSH-së.

Fenomeni 

Në kryeqytet numërohen 61 specialitete mjekësore, ndërsa në katër spitale rajonale shtatë specialitete të mbuluara, por me numër mjaft të kufizuar.

Disi përjashtim, përveç Tiranës bëjnë Spitalet Rajonale në Durrës, Elbasan dhe Fier, ku numri i specialistëve dhe shërbimeve mjekësore që ofrohen është relativisht i lartë.

Qarqet e tjera në vend përballen me mungesën e mjekëve specialistë.

Referuar një përgjigje zyrtare nga ministria e Shëndetësisë për Faktoje, numri i Spitaleve Rajonale në Republikën e Shqipërisë gjithsej është 10./ Sebi Alla, Faktoje.al

Para

4 mln euro u zhdukën nga llogaria! Jetmir Pepa plan për të rrëmbyer drejtuesit e bankës/ Trafiku i 7.5 ton kokainë

Pas

“Ervin Matën e mori peng Vis Martinaj”, Artan Hoxha: Ja kur ndodhi ngjarja

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues
Aktualitet

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!
Aktualitet

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë
Aktualitet

E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak

Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak

02.10.2026
10.4k
“iPhone17” i Agasit pa kod, “magazinë” informacioni për SPAK-un: Nga bisedat me Vlora Hysenin, prokurorë e “Bad Boys”

“iPhone17” i Agasit pa kod, “magazinë” informacioni për SPAK-un: Nga bisedat me Vlora Hysenin, prokurorë e “Bad Boys”

01.10.2026
10.4k
Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

02.10.2026
10.4k
“Kam duru boll, s’munem ma”, zbardhet DOSJA: Si e çoi Eraldo Fizi ish-partneren drejt vdekjes

“Kam duru boll, s’munem ma”, zbardhet DOSJA: Si e çoi Eraldo Fizi ish-partneren drejt vdekjes

03.10.2026
10.4k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.4k
Plas në burgun e Pisas, shqiptarët bëjnë kryengritje pas zbulimit të përgjuesve

Plas në burgun e Pisas, shqiptarët bëjnë kryengritje pas zbulimit të përgjuesve

01.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.