E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Kërkon 680 mijë euro nga mediat/ Kush është Dionis Teqja dhe hijet që e ndjekin pas?

Korrieri nga Korrieri
07.05.2026
në Aktualitet
A A
Kërkon 680 mijë euro nga mediat/ Kush është Dionis Teqja dhe hijet që e ndjekin pas?
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Dionis Teqja. Ky është emri që sot trokiti në dyert e të paktën dhjetë redaksive mediatike me një padi ndaj gazetarëve, me pretendimin se i është dëmtuar imazhi.

Përmes gjyqtarit Flamur Kapllani, biznesmeni kërkon nga një sërë mediash heqjen e një lajmi, jo sepse ai është i pavërtetë, jo sepse ekziston një vendim përfundimtar për shpifje, por thjesht “për sigurim padie”.

“Bëje mirë, bëje vetë” — edhe në këtë rast, Teqja duket se i qëndron sloganit të një prej bizneseve të tij më të njohura, “Megatek”. Përveç kërkesës për fshirjen e lajmit, ai kërkon nga mediat edhe një dëmshpërblim që shkon deri në 680 mijë euro.

Por kush është Dionis Teqja dhe cilat janë hijet që e ndjekin përtej botës së biznesit?

Biznesmeni rezulton pronar ose aksioner në një numër të madh kompanish, që shtrihen nga tregtia te hidrocentralet dhe ndërtimi. Mes tyre figurojnë:“Megatek”, “Teqja International”, “T.N.T Express Albania” (shoqëria e përthithur “Radmail”), “Global Invest” (ish “Global Construction”), “HEC Peqin”, “Hidro Power Peqin”, “Mercato Italia”, “Fashion Avenue” dhe “Alien House” SHA.

Megjithatë, emri i tij nuk ka munguar as në raportime që lidhen me aksidente në punë, mungesë sigurie apo humbje jete në ambientet e kompanive që zotëron.

Në “Megatek” u konstatuan raste të punësimit të të miturve të moshës 13–16 vjeç, të cilët kryenin punë të rënda fizike. Dy prej tyre, E. Alla, 14 vjeç, dhe K. Dusha, 16 vjeç, u aksidentuan rëndë pasi ranë nga rreth 12 metra lartësi. Fillimisht u dërguan në një spital privat dhe më pas në Spitalin e Traumës. Që prej asaj kohe, nuk është bërë publik asnjë informacion zyrtar mbi gjendjen e tyre.

Një tjetër rast lidhet me humbjen e jetës së një 32-vjeçari në mars të vitit 2023, gjatë punës në ambientet e “Megatek”. Policia procedoi Dionis Teqjen si person përgjegjës për shkelje të rregullave të sigurisë në punë, por më pas përgjegjësia iu kalua një punëtori 61-vjeçar dhe çështja u pushua.

Përplasjet në gjykata dhe lidhjet e dyshimta

Ashtu siç është raportuar edhe në lajmin që biznesmeni kërkon të hiqet, Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka bërë shpallje publike për Dionis Teqjen, pasi ai nuk është paraqitur në procesin gjyqësor ku ortaku i tij, Thanas Hyseni, e ka paditur për mashtrim, falsifikim dokumentesh dhe përvetësim pasuror në kompanitë “Radmail” dhe “T.N.T Express Albania”, përmes vendimeve të asamblesë dhe veprimeve bankare.

Por ky nuk është i vetmi episod problematik. Sipas raportimeve të publikuara nga “Pamfleti”, të mbështetura në shtatë raporte të SHISH dhe strukturave anti-krim për periudhën 2016–2024, Dionis Teqja dyshohet se ka transferuar drejt Greqisë dhe Qipros rreth 37 milionë euro përmes kanaleve ilegale bankare dhe agjencive jo-bankare, në bashkëpunim me ortakut grek Apostolos Pefkos, i cili zotëron 0.1% të aksioneve në “Megatek”.

Sipas të njëjtave raportime, dyshohet se janë përdorur kompanitë “Technek S.A” dhe “Metron Energy” në Greqi, në pronësi të Pefkos, ndërsa në Shqipëri janë përdorur kompanitë “HEC Peqin” dhe “Hidro Power Peqin”.

Apostolos Pefkos ka qenë fillimisht bashkëthemelues i “Megatek” me 20% të aksioneve, që prej marsit të vitit 2007, por më pas përfundoi me vetëm 0.1%, ndryshim që sipas raportimeve nuk është reflektuar në QKB dhe që dyshohet të ketë ndodhur pas hetimeve ndaj tij në Greqi për transferta ilegale dhe kontrabandë në funksion të “Megatek”.

Sot, kësaj liste polemikash i shtohet edhe përplasja me median. Përmes gjyqtarit Flamur Kapllani, Dionis Teqja kërkon heqjen e një lajmi të bazuar mbi një raportim real dhe dokumente zyrtare të gjykatës — një precedent që ngre pikëpyetje serioze mbi kufirin mes mbrojtjes së imazhit dhe censurës ndaj medias. /Marrë nga zëri.ai

Para

Hita: Ja si do informohen qytetarët për ngjarjet e rënda kriminale!

Pas

Nga aleatë, në armiq: Përplasje dhe thumbime në distancë mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit

Nga Kategoria

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri
Aktualitet

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

06.10.2026
10.3k
INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..
Aktualitet

Shqipëra e mbushur me reklama për ushqim BIO, por bulmeti shënon rekord nga jashtë: Në gusht u importuan 4 mijë ton

06.10.2026
10.3k
Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve
Aktualitet

Rregullorja e pagesave të menjëhershme, transfertat deri në 500 mijë lekë do të kryhen në 10 sekonda

06.10.2026
10.4k
Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim
Aktualitet

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Mjekët japin alarmin për shtimin e infarkteve te të rinjtë

Mjekët japin alarmin për shtimin e infarkteve te të rinjtë

01.10.2026
10.4k
“Shpërblimi” për Pogradecin, deputeti socialist Bledi Çomo pas kullës 23 kate në zemër të qytetit

“Shpërblimi” për Pogradecin, deputeti socialist Bledi Çomo pas kullës 23 kate në zemër të qytetit

02.10.2026
10.4k
Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

02.10.2026
10.4k
Tenderat e dyshimtë të Vangjel Tavos/ Si po prokurohen dhjetra milionë euro me gara të çuditshme në Bashkinë e Himarës

Tenderat e dyshimtë të Vangjel Tavos/ Si po prokurohen dhjetra milionë euro me gara të çuditshme në Bashkinë e Himarës

01.10.2026
10.4k
Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

02.10.2026
10.4k
Thellohet skandali/ SHISH përgjoi familjarë të prokurorëve të SPAK

Thellohet skandali/ SHISH përgjoi familjarë të prokurorëve të SPAK

01.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.