E shtunë, 19 Shtator, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Braçellari dhunoi çobanin e tij, DOSJA: I kërkuari hapi zjarr menjëherë drejt policisë, efektivi Mekolli s’ka shkrepur asnjë plumb

Korrieri nga Korrieri
08.06.2026
në Aktualitet, Slider
A A
Braçellari dhunoi çobanin e tij, DOSJA: I kërkuari hapi zjarr menjëherë drejt policisë, efektivi Mekolli s’ka shkrepur asnjë plumb
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Prokuroria e Korçës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e 4 qershorit, ku efektivi Enea Mekolli, humbi jetën gjatë një operacioni policor për kapjen e Violand Braçellarit, i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 10 vjet burg për ‘prodhim dhe shitje të narkotikëve’.

Sipas të dhënave nga dosja hetimore, operacioni bazohej edhe në kallëzimin e çobanit të bagëtive të Violand Braçellarit.  Çobani, 32-vjeçar denoncoi se ishte dhunuar me qytën e një arme automatike nga Braçellari.

Pas këtij kallëzimi forcat e policisë së Korçës shkuan në malin e Bodesë ku ndodhej stani ku fshihej Braçellari, por pa mbaruar rrethimi autori Violand Braçellari ka hapur zjarr menjëherë drejt efektivëve. Prokuroria thotë se ky ishte momenti kur Enea Mekolli ishte qëlluar dhe ndërkohë vijonte breshëria e armës, pavarësisht se policia po i bënte thirrje autorit për dorëzim dhe i thoshte se ishin efektivë. Kjo rrëzon versionin e nënës së autorit, e cila tha se Policia qëlloi e para dhe nuk i bënë thirrje për t’u dorëzuar.

Pas shkëmbimit me armë zjarri, ku i vrarë mbeti efektivi Enea Mekolli dhe u plagos Edison Adri, Braçellari ka tentuar të largohet me vrap në drejtimin e poshtëm të stallave, por si pasojë e shkëmbimit të zjarrit ishte plagosur dhe është kapur disa metra poshtë stallave.

Ndaj Braçellarit rëndojnë një sërë akuzash, si: “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në formën e mbajtjes së armëve të zjarrit në mjedise publike dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

NJOFTIMI:

Vrasja e punonjësit të policisë dhe plagosja e një tjetri në krye të detyrës, Prokuroria Korçë ngre katër akuza për autorin V.B.

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshm, Korçë, u la në fuqi masa e sigurisë ‘Arrest në burg’ për shtetasin V.B.,i arrestuar në flagrancë si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja e punonjësve të policisë së shtetit”, “Vrasja e punonjësve të policisë së shtetit”, e mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në formën e mbajtjes së armëve të zjarrit në mjedise publike dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, në formën e mbajtjes së armës së gjuetisë dhe municionit, parashikuar nga nenet 79/b, 79/b e 22, 278/1 dhe 280 i Kodit Penal.

Hetimet mbi procedimin penal nr.673, nisën pas ngjarjes së ndodhur më 03.06.2026 në Malin e Bodesë gjatë operacionit për kapjen e personit në kërkim V.B., i dënuar me 10 vjet burgim për veprën penale të “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” parashikuar nga neni 283/2 Kodi Penal.

Plani operacional bazohej edhe në bazë të kallëzimit të bërë nga ana e shtetasit A. K., 32 vjeç, i cili kishte disa ditë që punonte si çoban në bagëtitë e shtetasit V.B. në malin e Bodesë dhe që sipas kallëzimit të bërë prej tij, ai ishte dhunuar dhe kanosur me qytë të një arme automatike nga ana e V.B.

Për këtë arsye në datën 04.06.2026, në mëngjes reth orës 07.00 forcat e DVP Korçë të organizuara sipas planit të operacionit të hartuar janë afruar në Malin e Bodesë afër vendit ku ka stallat ky shtetas. Gjatë rrethimit të ndërtesave që ishin në zonë, forcat e policisë u përballën me të shtënat me armë nga shtetasi V.B., nga të cilat humbi jetën punonjësi i policisë E.M. dhe u plagos një tjetër punonjës i policisë, shtetasi E.A. Shtetasi V. B. tentoi të largohet me vrap në drejtimin e poshtëm të stallave, por si pasojë e shkëmbimit të zjarrit ishte plagosur dhe u kap disa metra poshtë stallave.

Ky shtetas qëlloi në drejtim të policisë, edhe pse punonjësit ishin të me uniformë policie dhe jelek antiplumb. Nga hetimet u konstatua se punonjësi i policisë i cili humbi jetën paraqiste një dëmtim në pjesën e gjoksit, si dhe në pjesën e shiritit varës tek supat.

Ndërsa po i jepnin ndihmën e parë, breshëria e armës vazhdonte edhe pse shtetasi V.B., dëgjonte që punonjësit e policisë bënin thirrje për dorëzim dhe se ishin forcat e policisë. Por ai vazhdonte të qëllonte me armë në drejtim të policisë dhe për pasojë gjatë shkëmbimit të zjarrit, u konstatua edhe punonjësi i policisë E.A., i cili u plagos në kokë.

Në lidhje me personin nën hetim shtetasin V.B., Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, vlerëson se nisur nga rrethanat e faktit, të rrezikshmërisë maksimalisht të lartë shoqërore të veprave penale, për të cilat ka dyshime të bazuara në prova se janë kryer nga personi nën hetim, si dhe për shkak të rrezikshmërisë maksimalisht të lartë shoqërore të këtij shtetasi, i cili rezulton të jetë i dënuar më parë për disa vepra të tjera me rrezikshmëri shoqërore, si dhe bazuar në faktin se ky shtetas prej afro 10 vitesh i shmangej drejtësisë, duke i’u fshehur zbatimit të masave të sigurimit të dhënë më parë ndaj tij, si dhe vuajtjes së dënimeve penale, shtetasi V.B., duhet të qendrojë në masën e sigurisë ‘Arrest në burg’.

Gjithashtu, ka dyshime të bazuara se në rastin konkret mund të jenë konsumuar edhe elementë të veprës penale të ‘Shpërdorimi i detyrës’ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal për mënyrën e organizimit dhe drejtimit të operacionit dhe masat e marra paraprakisht për zinxhirin drejtues.

Para

Dy plagosje me armë zjarri në vend brenda një ore, çfarë ndodhi në Vlorë e Shijak

Pas

SMS mashtruese për gjoba/ APELI i Autoritetit për Sigurinë Kibernetike dhe Policisë: Kujdes, marrin të dhënat!

Nga Kategoria

Qeveria “shpërblen” sërish Bashkim Ulajn – Në kulmin e protestave për Rrjollin, biznesmeni mori leje për resort në Jalë!
Aktualitet

Qeveria “shpërblen” sërish Bashkim Ulajn – Në kulmin e protestave për Rrjollin, biznesmeni mori leje për resort në Jalë!

19.09.2026
10.3k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë
Aktualitet

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.3k
Aksident me vdekje në aksin “Fier-Seman”, shoferi 20 vjeçar braktis mjetin dhe largohet nga vendngjarja
Aktualitet

Vdekja e gruas së Alban Hoxhës, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për dy mjekët

19.09.2026
10.3k
Hajdutët marrin 30 mijë euro, i vjedhin edhe lejen e qëndrimit – Grabitet shtëpia e kardinalit shqiptar në Firence, po takohej me mbretin Charles
Aktualitet

Hajdutët marrin 30 mijë euro, i vjedhin edhe lejen e qëndrimit – Grabitet shtëpia e kardinalit shqiptar në Firence, po takohej me mbretin Charles

19.09.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Dyshohet se ‘zhduku’ 900 shishet e verës, arrestohet Eno Agasi, kushëriri i Ergys Agasit

Dyshohet se ‘zhduku’ 900 shishet e verës, arrestohet Eno Agasi, kushëriri i Ergys Agasit

17.09.2026
10.4k
Mbi 1 milion shqiptarë vuajnë nga varfëria! 

Gati gjysma e shqiptarëve nuk mbyllin dot muajin, të dytët në Europë pas Greqisë

18.09.2026
10.4k
Aksident me vdekje në aksin “Fier-Seman”, shoferi 20 vjeçar braktis mjetin dhe largohet nga vendngjarja

Vdekja e gruas së Alban Hoxhës, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për dy mjekët

19.09.2026
10.3k
Tension në ujërat ndërkombëtare, fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez

Tension në ujërat ndërkombëtare, fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez

15.09.2026
10.4k
I njohur për famën e arratisjeve nga burgjet greke, si mori 16 ditë leje Alket Rizai

I njohur për famën e arratisjeve nga burgjet greke, si mori 16 ditë leje Alket Rizai

15.09.2026
10.4k
Autoriteti i Konkurrencës flë gjumë, çmimi i naftës në Shqipëri, nuk merren parasysh ndryshimet në tregjet globale

Vendi më i varfër në Europë që paguan naftën më të shtrenjtë

18.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Ika në Gjermani pas vrasjes”, gruaja e Franc Konomit: Hotelin ia mori vëllai dhe ia shiti, edhe makinën ku dha shpirt

“Ika në Gjermani pas vrasjes”, gruaja e Franc Konomit: Hotelin ia mori vëllai dhe ia shiti, edhe makinën ku dha shpirt

14.09.2026
10.5k
Vrasja e Franc Konomit, i biri: Kanë dashur të më vrasin edhe mua dy herë

Vrasja e Franc Konomit, i biri: Kanë dashur të më vrasin edhe mua dy herë

14.09.2026
10.5k
Oligarku Samir Mane paraqitet në SPAK , kokaina e grupit Koçeku dhe toka në Palasë apo dosja Balluku ?

Oligarku Samir Mane paraqitet në SPAK , kokaina e grupit Koçeku dhe toka në Palasë apo dosja Balluku ?

16.09.2026
10.4k
Incident në avionin ku po udhëtonte Edi Rama, momenti kur kryeministri “dorëzon” te policia italiane shqiptarin që e fyeu (VIDEO)

Incident në avionin ku po udhëtonte Edi Rama, momenti kur kryeministri “dorëzon” te policia italiane shqiptarin që e fyeu (VIDEO)

15.09.2026
10.4k
“O psikopat…!”/ Redi Muçi e komplimenton për look-un e ri, shihni reagimin e Zegjine Çaushit (VIDEO)

“O psikopat…!”/ Redi Muçi e komplimenton për look-un e ri, shihni reagimin e Zegjine Çaushit (VIDEO)

17.09.2026
10.4k
Autoritetet greke në “gjueti” të famëkeqit shqiptar, Alket Rizai!

Autoritetet greke në “gjueti” të famëkeqit shqiptar, Alket Rizai!

14.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.