E shtunë, 24 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Elvana Gjata pjesë e bisedave sekrete: Të nis një 500 mijë euro. Roli i Ervin Matës dhe Erzen Breçanit, zbardhen bisedat

Korrieri nga Korrieri
22.11.2023
në Aktualitet, Fokus, Slider
A A
Elvana Gjata pjesë e bisedave sekrete: Të nis një 500 mijë euro. Roli i Ervin Matës dhe Erzen Breçanit, zbardhen bisedat
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Këngëtarja Elvana Gjata ishte garancia e kalimit të sasive të mëdha të parave të të fejuarit të saj, Ervin Mata, i cili aktualisht është shpallur në kërkim. Në dosjen e siguruar dhe zbardhur nga gazeta, del në pah dhe emri i këngëtares që siç duket kishte vënë në dispozicion të Matës edhe llogarinë bankare, për të kryer lëvizje të mëdha parash që mund t’i duheshin grupit. Një prej episodeve, është përgjuar nga SPAK dhe del nga biseda e zhvilluar mes Erzen Breçanit dhe të birit, Eralb Breçani, të dy tashmë të vënë në pranga.  

Pjesë nga dosja:

Më datë 18.08.2020 në orën 00:00:39, shtetasi Erzeni Breçani pasi ka marrë në posedim aparatin telefonik me SkyEÇ me perdorues KOB9EP, i dërgon mesazh zanor Ç4RE2 më përmbajtje:

KOB9EP: Ç’a bone a je mirë?

Më pas në orën 00:09:50 K9B9EP komunikon me djalin e tij Eralbi Breçani, perdores i SkyEÇ S7DEGI. Erzen Breçani i tregon që aparatin telefonik me aplikacionin SkyEÇ ia ka blerë Bujar Ajeti për shkak se janë përgjuar. Erzen Breçani i tregon që ka patur një bisedë me Ervin Matën dhe ky i fundit i ka ofruar 500 mijë euro borxh për ta ndihmuar për ndërtimin e një HEC-i, por Erzeni ka refuzuar. Në bisedë me Eralbi Breçanin i tregon për HEC-in dhe etapat e ndërtimit qe po zhvillohen aty. Ai i kërkon të birit që mos të vazhdojë me aktivitetin e tij jashtë shtetit duke rrezikuar, ku dyshohet që i referohet aktivitetit të jashtëligjshëm me lëndët psikotrope që zhvillon Eralbi Breçani dhe për t’i vënë në dukje rrezikshmërinë i tregon edhe per rastin qe e ka pergjuar policia së bashku me Bujar Ajetin.

Ata shkëmbejnë mesazhet:

K9B9EP:…Persh…A eshte ky. Tini i joti… Toni. Ok. Sa e kam une apo ate që ta thash…Ma bleu Bujari me 80 dit i mushun…Ngage na kan pergjue…Ç’a je ka bani ju? Si asht Ervini?…Nuk pata kohë me të thanë se mtha mue po ti dergoj nga llogaria e elvanes 500 mij euro borxh…E maroj punet sa t’i kalosh kto halle…I thashë jo ne asnje menyrë…I ka Eralbi po nuk ka me ç’ka i sjell tha, kam njerez une që i sjellin sa te dush. Nuk jam ka të thom me nis gja jo, po të thash se me pat than vet dhe nuk te pata kallxue se nuk nejtem bashk.. Tash sa ka i bjen ne mend hic per HEC-in me than te drejten…Nuk i thash une nismi mtha vet e i thash ne asnje menyr…Me mujt me gjet noj lek me i ruejt per noj sëmundje se fola me Bardhin e ka pas ka pague i rrug hekur e gjys pagese Ramizit e nuk kem pague as punëtoret gati një muaj jua kem shty rrogat po shof une kto dy dit e takoj do shokë me u marr noj gja që mos te rim ne mshir te fatit…. I thash Ramizit sot nuk kam lek me te dhan, tha shiko me gjej noj pun noj tender i thash pz po shof. Ruje veten ti eme kan shnosh per veti e lej punt që rrezikojnë se apo e shef si mu kan vu mue e bujarit, tan shteti ne shpin…

Nga biseda e zhvilluar ku permenden “Bardhi” “hidrocentrali”, duke ju referuar edhe veprimeve dhe verifikimeve tona, rezulton se subjekti “Breçani R.O.S.P” sh.p.k, me objekt veprimtarie sigurimi privat i sigurise fizike dhe nder tjera edhe shfrytezimin dhe administrimin e hidrocentralit “Drita”, me ortak të vetem dhe administrator Fatbardh Breçanin, vëllain e Erzen Breçanit, me vendim Nr.14 date 12.07.2019 et K.K.T është miratuar leja per ndertimin e objektit ‘Ndertimi i burimit të rigjenerues të energjise, hidrocentralit “Drita, në lumin e Gahit, Bashkia Tropoje, Qarku Kukes”. “Breçani R.O.S.P” ka ndërtuar hidrocentralin “Drita” dhe ka regjistruar në QKB me NUIS L99524601K date 24.09.2019 “HEC Drita Energy”, me ortak të vetem “Breçani R.O.S.P” dhe administrator shtetasin Eralbi Breçani për periudhen 23.09.2019-23.09.2024. Emri i shtetasit Erzen Breçani nuk figuron në asnje nga dokumentet e depozituara ne QKB apo akt themelimi. Vetë Erzen Breçani sipas sistemit ÇcTS rezulton i punësuar në kompanine Breçani R.O.S.P.

Erzen Breçani, ish-drejtues policie, dhe njëherësh ish-kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike, u arrestua të hënën në kuadër të goditjes së një grupi kriminal, i cili trafikonte sasi të mëdha kokaine nga vendet e Amerikës Latine, por edhe kishte kryer dhe organizuar plane për eleminimin fizik të disa personave. Në dosjen e SPAK, Breçani evidentohet në disa episode, fillimisht për lidhjen e tij familjare me Ervin Matën, motrën e të cilit e kishte nusen e djalit të tij, por edhe për shoqërinë me të fortin e Kukësit Bujar Germizi. Djali i Erzen Breçanit, Eralbi Breçani dhe Ervin Mata janë në kërkim nga SPAK, por ende autoritetet nuk kanë rënë në gjurmët e tyre. Në kërkim është shpallur dhe Ismail Zeneli. Ndërkohë ditën e nesërme pritet që të dalin para gjykatës Erzen Bercani, Besmir Murati, Dedan Gjoni dhe Bujar Ajeti.

Para

‘Dajloki’, “Transporter”, dhe “Kukësi”, si u zbuluan lidhjet midis anëtarëve të grupit kokainës pas sekuestrimit të 446 kg drogë në Holandë

Pas

FOTOLAJM/ Aksidentohet gazetarja Sonila Meço, makina përfundon në… 

Nga Kategoria

Rama e akuzoi si narkotik, studenti nxjerr dëshminë e penalitetit dhe padit për shpifje kryeministrin
Aktualitet

Rama e akuzoi si narkotik, studenti nxjerr dëshminë e penalitetit dhe padit për shpifje kryeministrin

24.10.2026
10.3k
ANTIFA në Shqipëri, mes akuzave dhe fakteve
Aktualitet

ANTIFA në Shqipëri, mes akuzave dhe fakteve

24.10.2026
10.4k
Furtuna e dorëheqjeve, largohen drejtoresha e AKU-së dhe kreu i Doganave!
Aktualitet

Furtuna e dorëheqjeve, largohen drejtoresha e AKU-së dhe kreu i Doganave!

23.10.2026
10.4k
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu
Aktualitet

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

23.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Nuk duhen fajësuar ‘duart e huaja’ për trazirat”, analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita nuk bind

Protestat në Tiranë, 310 të lënduar që prej 13 tetorit: Mes tyre 191 efektivë policie

20.10.2026
10.4k
Një histori përtej tumorit: Shëndeti, jeta dhe siguria financiare

Një histori përtej tumorit: Shëndeti, jeta dhe siguria financiare

23.10.2026
10.4k
Ditmir Bushati: Të rinjtë kërkojnë një Shqipëri të re, PS duhet të ngrihet në lartësinë e kohës

Ditmir Bushati: Të rinjtë kërkojnë një Shqipëri të re, PS duhet të ngrihet në lartësinë e kohës

21.10.2026
10.4k
Kryeministri Rama bën lëvizje në qeveri, miratohen 4 zv.ministra të rinj, shkarkohen 3 të tjerë (EMRAT)

Rama miraton ndryshime në qeveri

22.10.2026
10.4k
Në kulmin e protestave në Tiranë, kryeministri Rama shkon të hënën në Vjenë

Në kulmin e protestave në Tiranë, kryeministri Rama shkon të hënën në Vjenë

17.10.2026
10.4k
Prokuroria e Tiranës nis hetimet për dhunën ndaj protestuesve: Hetuesit zbarkojnë te Trauma, sekuestrohen kartelat mjekësore

Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

22.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos e ndërto avllinë këtu”, si përshkallëzoi sherri mes tre vëllezërve nga Tropoja dhe ushtarakut nga Tirana!

“Mos e ndërto avllinë këtu”, si përshkallëzoi sherri mes tre vëllezërve nga Tropoja dhe ushtarakut nga Tirana!

19.10.2026
10.5k
Letra e dorëheqjes që Shqipëria meritonte të lexonte

Letra e dorëheqjes që Shqipëria meritonte të lexonte

21.10.2026
10.5k
Si u “peshkua” Leli Kaja? Ku u gjetën 4 milionë lekë dhe 28 mijë euro, biznesmeni i njohur që e futi në “kurth”! (Emri)

Si u “peshkua” Leli Kaja? Ku u gjetën 4 milionë lekë dhe 28 mijë euro, biznesmeni i njohur që e futi në “kurth”! (Emri)

21.10.2026
10.4k
A e shfrytëzoi Edi Rama bisedën me studentin për t’i përcjellë një mesazh Saimir Tahirit?

A e shfrytëzoi Edi Rama bisedën me studentin për t’i përcjellë një mesazh Saimir Tahirit?

22.10.2026
10.4k
Një mur rrethues u bë shkak? Si nisi sherri mes vëllezërve tropojanë dhe ushtarakut nga Tirana

Një mur rrethues u bë shkak? Si nisi sherri mes vëllezërve tropojanë dhe ushtarakut nga Tirana

20.10.2026
10.4k
FOTO/ Këta janë Selam dhe Nazmi Islamaj, dy vëllezërit që humbën jetën pas sherrit për murin rrethues

FOTO/ Këta janë Selam dhe Nazmi Islamaj, dy vëllezërit që humbën jetën pas sherrit për murin rrethues

20.10.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.