E hënë, 24 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Rritje e vakët e prodhimit të mishit/ Shqipëria importoi mbi 8 miliardë lekë gjatë 2025

Korrieri nga Korrieri
27.06.2026
në Aktualitet
A A
Rritje e vakët e prodhimit të mishit/ Shqipëria importoi mbi 8 miliardë lekë gjatë 2025
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Shqipëria prodhoi 133.6 mijë tonë mish në peshë të gjallë gjatë vitit 2025, duke shënuar një rritje të lehtë krahasuar me vitin e kaluar. Megjithatë, rikuperimi nuk ka qenë i mjaftueshëm për të kthyer prodhimin në nivelet që kishte vetëm pak vite më parë.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se prodhimi vendas u rrit me rreth 3 mijë tonë krahasuar me vitin 2024. Megjithatë, krahasuar me vitin 2018, kur u regjistrua niveli më i lartë historik prej mbi 161 mijë tonësh, prodhimi është ende më i ulët me afro 28 mijë tonë, ose rreth 17%.

Kjo do të thotë se, pas një periudhe rritjeje pothuajse të pandërprerë nga mesi i viteve 2000 deri në vitin 2018, sektori i prodhimit të mishit ka hyrë në një fazë ngadalësimi. Në pesë vitet e fundit prodhimi ka mbetur dukshëm nën kulmin e arritur para pandemisë, megjithëse viti 2025 shënoi një kthesë të lehtë pozitive.

Edhe struktura e prodhimit tregon një specializim të qartë rajonal. Fieri mbetet qarku me prodhimin më të madh të mishit në vend, me 26.2 mijë tonë, ose pothuajse një të pestën e totalit kombëtar. Megjithatë, epërsia e tij lidhet kryesisht me prodhimin e mishit të shpendëve, ku qarku prodhon 9.5 mijë tonë, nivel dukshëm më i lartë se çdo qark tjetër.

Ndërkohë, Korça kryeson në prodhimin e mishit të gjedhit, me 7.2 mijë tonë, duke reflektuar traditën e zonës në rritjen e gjedhëve. Vlora mban vendin e parë si për mishin e deleve ashtu edhe për atë të dhive, falë peshës së madhe të blegtorisë në zonat malore dhe kodrinore. Në prodhimin e mishit të derrit, lider është Lezha, me mbi 4 mijë tonë, ose rreth 40% të prodhimit kombëtar të kësaj kategorie.

Megjithëse prodhimi vendas ka shënuar një rritje të lehtë gjatë vitit 2025, tregu shqiptar vijon të mbështetet në importe.

Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë vitit të kaluar u importuan mish dhe të brendshme të ngrënshme me një vlerë prej 8.16 miliardë lekësh. Pas rënies së importeve gjatë viteve 2016-2020, vlera e tyre është rikthyer mbi nivelin e 8 miliardë lekëve dhe ka mbetur pothuajse e pandryshuar gjatë tre viteve të fundit./scantv

Para

“Nga dorëheqja e Ramës te qeveria teknike”/ Protestuesit letër ambasadave perëndimore: 5 kërkesat e panegociueshme

Pas

Tërmet në Berat!

Nga Kategoria

Zgjerohet skandali, sanitarja që ndërronte orat Rolex dhe florinjte me prodhime false kishte “goditur” 6 familje të pasurish në Tiranë
Aktualitet

Zgjerohet skandali, sanitarja që ndërronte orat Rolex dhe florinjte me prodhime false kishte “goditur” 6 familje të pasurish në Tiranë

23.08.2026
10.3k
Visi i garave dhunoi dhe kërcënoi gruan me armë, si e arrestoi policia
Aktualitet

“Visi i Garave” u kap me një tjetër në vilë, dhunoi bashkëshorten dhe u përlesh me Policinë

23.08.2026
10.3k
Mbledhja me “dyer të mbyllura” në Pogradec, çfarë kërkoi Rama?
Aktualitet

Mbledhja me “dyer të mbyllura” në Pogradec, çfarë kërkoi Rama?

23.08.2026
10.3k
ÇUDIA/Pse krutani qëlloi me armë ndaj zjarrfikësve që po shuanin zjarrin!?
Aktualitet

ÇUDIA/Pse krutani qëlloi me armë ndaj zjarrfikësve që po shuanin zjarrin!?

23.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, “Principote Mykonos” distancohet nga lokali: Nuk kemi asnjë lidhje, po përdorin ilegalisht emrin tonë

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, “Principote Mykonos” distancohet nga lokali: Nuk kemi asnjë lidhje, po përdorin ilegalisht emrin tonë

21.08.2026
10.4k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.4k
Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

21.08.2026
10.4k
Visi i garave dhunoi dhe kërcënoi gruan me armë, si e arrestoi policia

Visi i garave dhunoi dhe kërcënoi gruan me armë, si e arrestoi policia

23.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

21.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.5k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.4k
Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

21.08.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.