Një aksion është zhvilluar në Durrës këtë të enjte në kuadër të hetimeve për një skemë të dyshuar të tjetërsimit të pronave.
Me urdhër të Prokurorisë së Durrësit, janë ekzekutuar 12 masa sigurie, që përfshijnë “arrest në burg”, “arrest në shtëpi” dhe “detyrim për paraqitje”.
Masat janë caktuar ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Kadastrës, si edhe ndaj personave të dyshuar se kanë përfituar nga dokumente të falsifikuara për tjetërsimin e pronave.
Pas firmosjes së 12 masave të sigurisë, prokurorja e Durrësit Mediana Metaj ka kërkuar sekuestrimin e të gjitha sipërfaqeve të tokës.
Gjyqtari Xhevdet Lika e ka miratuar kërkesën dhe të gjitha tokat që janë tjetërsuar përmes dokumenteve false janë vënë nën sekuestro.
Dispozitivi i vendimit të firmosur nga gjyqtari Xhevdet Lika:
Caktimin e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive”, parashikuar nga neni 274 i K.Pr.Penale, mbi pasuritë e mëposhtme të regjistruara në Zonën Kadastrale nr. 1574, Durrës:
Pasuria nr. 276/1, vol. 5, fq. 83, me sip. 27.550 m²;
Pasuria nr. 147/8, vol. 7, fq. 5, me sip. 14.228 m²;
Pasuria nr. 39/7, vol. 10, fq. 39, me sip. 6.000 m²;
Pasuria nr. 462/12, vol. 7, fq. 6, me sip. 3.800 m²;
Pasuria nr. 143/21, vol. 12, fq. 243, me sip. 5.500 m²;
Pasuria nr. 143/22, vol. 12, fq. 244, me sip. 5.500 m²;
Pasuria nr. 276/91, vol. 13, fq. 121, me sip. 500 m²;
Pasuria nr. 276/84, vol. 12, fq. 170, me sip. 7.000 m²;
Pasuria nr. 276/89, vol. 13, fq. 119, me sip. 500 m²;
Pasuria nr. 276/90, vol. 13, fq. 120, me sip. 500 m²;
Pasuria nr. 276/88, vol. 12, fq. 118, me sip. 500 m²;
Pasuria nr. 276/87, vol. 13, fq. 121, me sip. 3.000 m²;
Pasuria nr. 276/85, vol. 12, fq. 171, me sip. 6.000 m².
Heqjen e tagrave për të poseduar, gëzuar dhe disponuar mbi pasuritë e sipërcituara nga pronarët në emër të të cilëve janë regjistruar këto pasuri, duke ndaluar kryerjen e çdo veprimi juridik apo faktik që sjell tjetërsimin dhe ndryshimin e gjendjes juridike të këtyre pasurive, deri në përfundim të efekteve të masës së sigurimit pasuror.















