E martë, 17 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

I riu shqiptar në Itali dyshohet se përdhunoi një 18-vjeçare gjermane: Më dehu dhe pastaj…

Korrieri nga Korrieri
12.07.2026
në Aktualitet, Slider
A A
I riu shqiptar në Itali dyshohet se përdhunoi një 18-vjeçare gjermane: Më dehu dhe pastaj…
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një 21-vjeçar shqiptar është vënë nën hetim nga Prokuroria e Riminit për akuzën e dhunës seksuale, pas denoncimit të një turisteje gjermane 18-vjeçare, e cila ishte me pushime në bregdetin italian gjatë fundjavës së parë të korrikut.

Sipas mediave italiane, vajza ndodhej në Riviera me dy shoqe të saj, të tria me origjinë nga Gjermania dhe në të njëjtën moshë.

Ajo kishte njohur 21-vjeçarin, i cili jeton prej vitesh në Itali por është me origjinë shqiptare, dhe së bashku kishin lënë takim në një diskotekë në Rimini mbrëmjen e së dielës, 5 korrik, shkruajnë mediat.

Sipas dëshmisë së vajzës, pas disa orësh që kishin kaluar së bashku në lokal, katër të rinjtë ishin zhvendosur në plazh, pasi kishin konsumuar një sasi të konsiderueshme pijesh alkoolike.

Aty, sipas versionit të paraqitur nga 18-vjeçarja në polici, ajo dhe 21-vjeçari ishin larguar nga grupi dhe më pas ai dyshohet se e kishte detyruar të kryente marrëdhënie seksuale kundër vullnetit të saj.

Vajza ka deklaruar se kishte tentuar të rezistonte, por sipas saj i riu e kishte mposhtur fizikisht dhe kishte përfituar nga gjendja e saj e dehjes. Ditën pas ngjarjes, ajo është paraqitur në komisariatin e policisë në Rimini dhe ka bërë kallëzim.

I riu, i mbrojtur nga avokati Massimiliano Orrù, ka mohuar të gjitha akuzat dhe pretendon se mes tyre ka pasur vetëm puthje dhe se çdo afërsi ka qenë me dëshirë nga të dyja palët.

“Klienti im është i bindur për pafajësinë e tij dhe, për të treguar qetësinë e tij, ka dorëzuar pa asnjë hezitim të brendshmet e tij te autoritetet për analizat përkatëse”, ka deklaruar avokati i tij.

Për shkak të kompleksitetit të çështjes, Prokuroria e Riminisë i ka kërkuar gjyqtarit të zhvillohet një incidente provë, me qëllim rindërtimin e dinamikës së mbrëmjes dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ky është rasti i dytë i raportuar për dhunë seksuale në zonën e Riminisë brenda pak ditësh. Më herët ishte bërë publike një tjetër hetim, ku një 23-vjeçare kishte denoncuar se ishte dhunuar gjatë fundjavës së eventit të njohur “Notte Rosa” në bregdetin italian.

Hetimet për të dyja rastet vijojnë, ndërsa autoritetet po mbledhin provat dhe dëshmitë për të përcaktuar saktësisht dinamikën e ngjarjeve.

Para

Tatimet në ‘lupë’ individët me të ardhura të larta, 770 mijë euro të padeklaruara!

Pas

Kush është burri me maskë që tërhoqi vëmendjen në funeralin e Khameneit?

Nga Kategoria

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së
Aktualitet

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

16.11.2026
10.4k
Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën
Aktualitet

Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën

16.11.2026
10.3k
Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë
Aktualitet

Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë

16.11.2026
10.3k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar
Aktualitet

Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar

16.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Bashkia e Tiranës dha leje për ndërtime me vlerë 1.8 miliardë euro në 2024, mbledh rekord nga taksat 

Kandidat i “përbashkët” për Bashkinë e Tiranës, opozita e përçarë

16.11.2026
10.3k
Zhvatën 50 milionë euro me call center, lirohet nga qelia anëtari i grupit të Amant Josifit!

Zhvatën 50 milionë euro me call center, lirohet nga qelia anëtari i grupit të Amant Josifit!

10.11.2026
10.4k
Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën

Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën

16.11.2026
10.3k
Në Hungari, 20 milionë dollarë të korrupsionit gjenden të groposura në pyje! Në Shqipëri, SPAK konfiskon vetëm 100 mijë euro nga zyrtarët

Në Hungari, 20 milionë dollarë të korrupsionit gjenden të groposura në pyje! Në Shqipëri, SPAK konfiskon vetëm 100 mijë euro nga zyrtarët

15.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë

“Merru me organet e drejtësisë, jo të partisë” – PS i përgjigjet Veliajt pas kërkesës së tij për të marrë pjesë në Asamblenë e socialistëve

11.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.