E martë, 15 Shtator, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Anijet e ndryshkut” në Vlorë vijojnë të gëlltisin para nga buxheti i shtetit, KESH planifikon tender 20 mln euro për TEC-et që nuk prodhojnë energji

Korrieri nga Korrieri
22.07.2026
në Aktualitet, Fokus, Investigim
A A
“Anijet e ndryshkut” në Vlorë vijojnë të gëlltisin para nga buxheti i shtetit, KESH planifikon tender 20 mln euro për TEC-et që nuk prodhojnë energji
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka hapur një procedurë të re prokurimi publik me vlerë mbi 1.89 miliardë lekë, ose rreth 20.1 milionë euro, e cila ka si objekt mirëmbajtjen e dy TEC-eve lundruese të ankoruara në zonën e Triportit në Vlorë. Tenderi i që po planifikohet në pikun e sezonit veror dhe larg vëmendjes publike, thellon edhe më tej faturën financiare për dy impiante që deri më sot i kanë hyrë pak ose aspak në punë vendit, teksa kostot e tyre rriten çdo ditë.fvdvfvd.PNG

Dy platformat lundruese, të njohura si “Tigri 1” dhe “Tigri 2”, erdhën në Shqipëri në shtator të vitit 2022 me premtimin se do të mbulonin deri në 15% të nevojave vendase për energji me një kapacitet prej 110 megavatësh. Mirëpo, referuar të dhënave zyrtare të Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2025, dy anijet prodhuan vetëm 77 gigavat energji, çka përbën më pak se 1% të prodhimit total në vend.

Pavarësisht këtij rendimenti pothuajse nul, faturat që shteti shqiptar paguan nga buxheti i tij mbeten marramendëse. KESH i paguan çdo ditë 60 mijë dollarë qira shoqërisë amerikane “Excelerate Energy” për anijet që ende nuk janë testuar plotësisht, si dhe 30 mijë dollarë të tjerë në ditë kompanisë italiane “Renco” për shërbimet e gjenerimit. Deri në fund të vitit të kaluar, faturat e paguara nga shteti vetëm për sjelljen dhe vënien në punë të tyre kapën shifrën e 62.8 milionë eurove, ndërkohë që kostoja e prodhimit arriti në 151 euro për megavat.

Si të mos mjaftonte kjo, në të njëjtën zonë ku janë akomoduar dy platformat lundruese që kanë filluar të shfaqin edhe problemet e para teknike, qëndron i konservuar prej vitesh edhe TEC-i tokësor i Vlorës. Bëhet fjalë për një tjetër projekt me kosto fillestare prej 130 milionë eurosh, për të mbajtur jashtë funksionit të cilit shteti vazhdon të paguajë miliona euro të tjera, duke krijuar një gropë të dyfishtë financiare në sektorin energjetik.

Lëvizja e fundit për tenderin 20-milionësh vjen pak kohë pas emërimit në krye të KESH-it të Viola Haxhiademit, ish-Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë gjatë kohës që dikasteri drejtohej nga Belinda Balluku. Haxhiademi, e njohur si një nga njerëzit e besuar të ish-zëvendëskryeministres, ka qenë subjekt i hetuesve të BKH pasi kanë ushtruar kontrolle në banesën e saj dhe vetë ajo është paraqitur në SPAK për të dëshmuar në kuadër të hetimeve që po kryhen ndaj ish-zëvendëskryeministres, Belinda Balluku.

Ndërkohë, e gjithë historia e TEC-eve lundruese ndodhet nën hetim nga Prokuroria e Posaçme. Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, në shkurt të vitit 2025 ka dorëzuar një kallëzim penal në SPAK, duke e cilësuar këtë projekt si një skemë abuzive të ngjashme me atë të inceneratorëve, me një dëm prej 80 milionë eurosh. Sipas opozitës, shpallja e emergjencës energjetike në tetor të vitit 2021 u bë në mënyrë artificiale dhe pa njoftuar mungesa reale, me qëllim paracaktimin e fituesit dhe shpërdorimin e fondeve publike e jo furnizimin e qytetarëve me energji elektrike.

Kështu, ndërsa qytetarët shqiptarë përballen me faturat e kripura të energjisë dhe me premtimet e përhershme për “pavarësi energjetike”, buxheti i shtetit vazhdon të derdhë miliona euro për dy anije ndryshku që prodhojnë më shumë kosto se sa dritë. Në fund të ditës, bilanci i kësaj “aventure” mbetet sa absurd aq edhe tragjik për taksapaguesit, miliona euro të shpenzuara për të paguar qiranë e anijeve që nuk punojnë, miliona të tjera për mirëmbajtjen e impianteve që nuk ndizen kurrë.

Para

Hegseth: Konflikti me Iranin i ka kushtuar SHBA-së 37.5 miliardë dollarë

Pas

Rakip Suli ‘lëshon dorën’ për asfalt rrugësh në Kamëz para zgjedhjeve vendore, duke ‘djegur’ ofertat më ekonomike

Nga Kategoria

“AMG Food” e skandalit të Salmonelës, pronare e kontejnerit me mish pule ku u gjetën 41 kg kokainë
Aktualitet

“AMG Food” e skandalit të Salmonelës, pronare e kontejnerit me mish pule ku u gjetën 41 kg kokainë

15.09.2026
10.3k
“Ministrinë e Energjetikës ma lini mua”/ Përgjimi i Roni Yeffet për gazin në Vlorë: Asnjë letër zyrtare…
Aktualitet

“Ministrinë e Energjetikës ma lini mua”/ Përgjimi i Roni Yeffet për gazin në Vlorë: Asnjë letër zyrtare…

15.09.2026
10.3k
I njohur për famën e arratisjeve nga burgjet greke, si mori 16 ditë leje Alket Rizai
Aktualitet

I njohur për famën e arratisjeve nga burgjet greke, si mori 16 ditë leje Alket Rizai

15.09.2026
10.3k
Konflikti për pagat, një kapitull i ri i përplasjeve të Ramës me drejtësinë
Aktualitet

Konflikti për pagat, një kapitull i ri i përplasjeve të Ramës me drejtësinë

15.09.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

FOTOT: Sulmit me vezë nuk i shpëton dot as deputetja e Vlorës

FOTOT: Sulmit me vezë nuk i shpëton dot as deputetja e Vlorës

08.09.2026
10.4k
Rama si trajner basketbolli, nxjerr Lamallarin nga fusha dhe fut Ervin Demon: Ndryshon ministri i Brendshëm

Rama si trajner basketbolli, nxjerr Lamallarin nga fusha dhe fut Ervin Demon: Ndryshon ministri i Brendshëm

11.09.2026
10.4k
Anija-spital e fundosur në Vlorë në 1941 kthehet në “qytet” nënujor/ Studimi i ri zbulon fokën e rrallë dhe peshkun grabitqar që po pushton Adriatikun

Anija-spital e fundosur në Vlorë në 1941 kthehet në “qytet” nënujor/ Studimi i ri zbulon fokën e rrallë dhe peshkun grabitqar që po pushton Adriatikun

09.09.2026
10.4k
Video/ Kush i vodhi 160 mijë dollarët që u dhuruan me ‘GoFoundMe’ për nënën File dhe djalin e saj të sëmurë?!

Video/ Kush i vodhi 160 mijë dollarët që u dhuruan me ‘GoFoundMe’ për nënën File dhe djalin e saj të sëmurë?!

10.09.2026
10.4k
Nga sukses i padiskutueshëm tek eksperiencë negative/ Rama kthen pllakën për AKSHI-n

Nga sukses i padiskutueshëm tek eksperiencë negative/ Rama kthen pllakën për AKSHI-n

08.09.2026
10.4k
A e zgjidhi AI një nga problemet më të vështira të matematikës?

A e zgjidhi AI një nga problemet më të vështira të matematikës?

10.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Qeveria ndryshon procedurën e legalizimeve, objekti merr Certifikatë Pronësie edhe pa truallin

Qeveria ndryshon procedurën e legalizimeve, objekti merr Certifikatë Pronësie edhe pa truallin

09.09.2026
10.4k
Drejtori i UKT-së i hoqi gruan nga puna, nipi i i “Mandelës së Elbasanit” e dhunoi/ Reagon policia: E pamë në media!

Drejtori i UKT-së i hoqi gruan nga puna, nipi i i “Mandelës së Elbasanit” e dhunoi/ Reagon policia: E pamë në media!

10.09.2026
10.4k
SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

11.09.2026
10.4k
“Mund të ndihesh e llastuar si në hotel”, emaili që zbulon luksin e vilës së sekuestruar të Ballukut: Me 2 vaska hidromasazhi!

“Mund të ndihesh e llastuar si në hotel”, emaili që zbulon luksin e vilës së sekuestruar të Ballukut: Me 2 vaska hidromasazhi!

10.09.2026
10.4k
Nga telendisja e Ergys Agasit pas arrestimit pa dijeninë e Ramës te ndikimi i Ballukut, pse e hoqi Rama-Lamallarin?

Nga telendisja e Ergys Agasit pas arrestimit pa dijeninë e Ramës te ndikimi i Ballukut, pse e hoqi Rama-Lamallarin?

11.09.2026
10.4k
“S’di ça të them për përgjimet” – Ortakja shqiptare e Ron Yefet: Ai do investojë 70 milionë euro, dhe ka nisur! Në fundvit kalojmë miliarda, do e shihni

“S’di ça të them për përgjimet” – Ortakja shqiptare e Ron Yefet: Ai do investojë 70 milionë euro, dhe ka nisur! Në fundvit kalojmë miliarda, do e shihni

11.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.