Një pushues 75-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën këtë të enjte në plazhin e Orikumit, ndërsa dyshohet se ka pësuar infarkt.
Sipas informacioneve paraprake, i moshuari kishte shkuar për pushime së bashku me familjen e tij.
Rreth orës 11:30, sapo ka hyrë në det, ai është ndier keq dhe ka humbur ndjenjat.
Pushuesit dhe familjarët e kanë nxjerrë menjëherë në breg dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca e Orikumit, ndërsa personeli shëndetësor ka kryer manovrat e reanimimit.
Pavarësisht ndërhyrjes, 75-vjeçari nuk ka mundur të rikthehet në jetë.
Paraprakisht dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një infarkt kardiak.
Autoritetet pritet të sqarojnë rrethanat e plota të ngjarjes.
















