E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Rregullore e re e Gjykatës së Posaçme nga 1 shtatori: Gazetarët duhet të marrin leje për të ndjekur seancat, s’lejohen telefonat e kamerat

Korrieri nga Korrieri
05.08.2026
në Aktualitet, Fokus
A A
Rregullore e re e Gjykatës së Posaçme nga 1 shtatori: Gazetarët duhet të marrin leje për të ndjekur seancat, s’lejohen telefonat e kamerat
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Gjykata e Posaçme i mbyll dyert medias. Rregullorja e fundit “Për sigurinë, rendin, solemnitetin dhe rregullat e sjelljes në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” e miratuar së fundmi e që hyn në fuqi më 1 shtator, përjashton mediat nga seancat.

Sipas rregullave të reja, gazetarët duhet të plotësojnë çdo ditë formularët për të kërkuar leje që të ndjekë seancat, ndërsa kur gjenden brenda sallës së gjyqit, nuk iu lejohet përdorimi i telefonit, shkruan Shqiptarja.

Kërkesa me shkrim duhet bërë të paktën 24 orë përpara seancës por mund të ndodhë që në sallë mos të ketë hapësirë për të gjithë gazetarët e interesuar. GJKKO parashikon që në një situatë të tillë, hyn vetëm një pjesë. Ndësa të tjerët, do të duhet të marrin informacionet nga kolegët e tyre.

Në sallë nuk lejohen as tabletat e as laptopët. Një kufizim që shtrihet dhe për të pandehurit dhe avokatët, nëse kryesuesi i trupit gjykues “çmon se përdorimi i tyre cënon sigurinë, rendin solemnitetin dhe administrimin e rregullt të drejtësisë”. Dhe kjo në një kohë kur vetë dosjet e SPAK, arrijnë në dhjetra mijëra faqe.

Për të kaluar te prania e kamerave, GJKKO-ja citon parimin e publicitetit të gjykimit, por thotë në nenin 78 se “fotografimi, regjistrimi ose transmetimi audioviziv i seancave gjyqësore nuk përbën element të domosdoshëm të këtij parimi dhe autorizohet vetëm në kushtet e parashikuara nga kjo rregullore”. Një përkufizim që nuk përpiqet as të fshehë qasjen kufizuese ndaj medias dhe rolit të saj.

Ligji është i qartë kur shprehet se “seancat gjyqësore publike janë të hapura për publikun dhe median”, duke e parashikuar këtë si rregull, dhe kufizimin si një përjashtim nga rregulli.

Në të kundërtën, kjo rregullore ofron në fakt vetëm ndalime, aq sa është dhe në kontradiktë me përcaktimet e saj. Ndërsa duhet që gjykata të marrë 24 orë përpara kërkesën me shkrim, në Nenin 78 pika 3 thuhet se “ekipet filmike nuk lejohen të hyjnë në sallën e gjykimit me kamera ose pajisje të tjera regjistrimi deri në momentin kur trupi gjykues shprehet mbi kërkesën për regjistrimin ose transmetimin e seancës”.

Një përkufizim që qartazi nënkupton se ato duhet të jenë të pranishme në momentin kur njoftohet ky vendim në sallë, siç parashikon dhe udhëzimi i KLGJ-së: “Kërkesa pranohet ose refuzohet plotësisht ose pjesërisht, vetëm në çelje të seancës gjyqësore, kur të pranishëm në sallë janë edhe përfaqësuesit e medias që bën kërkesën. Kjo pjesë e seancës është e regjistrueshme dhe transmetohet pa asnjë kufizim”.

Por, ndryshe nga sa parashikon KLGJ-ja dhe nga praktika e deritanishme, me urdhrin e ri nuk lejohet më as filmimi i minutave të para të seancës.

Por më tej në Nenin 95, pika 3 e Rregullores së GJKKO-së, ka një tjetër parashikim: “Vendimi mbi kërkesën merret nga trupi gjykues dhe i njoftohet përfaqësuesit të medias përpara fillimit të seancës, nëpërmjet nëpunësit përgjegjës për marrëdhëniet me median”. Një vendim i një trupi gjykues, njoftohet në sallë, dhe ai duhet të jetë i arsyetuar. Ndërkohë që GJKKO-ja vendos ta bëjë me korrier, përmes një nëpunësi, pa përcaktuar madje as edhe formën, nëse do të njoftohet gojarisht nga nëpunësi, apo me shkrim.

Para

Rusia zgjeron “flotën hije” të anijeve, përpara ndalimit të BE-së

Pas

Greqi/ Djali mban trupin e babait për 5 vite në frigorifer për t’i marrë pensionin

Nga Kategoria

INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..
Aktualitet

Shqipëra e mbushur me reklama për ushqim BIO, por bulmeti shënon rekord nga jashtë: Në gusht u importuan 4 mijë ton

06.10.2026
10.3k
Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve
Aktualitet

Rregullorja e pagesave të menjëhershme, transfertat deri në 500 mijë lekë do të kryhen në 10 sekonda

06.10.2026
10.3k
Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim
Aktualitet

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.3k
Identifikohet viktima e aksidentit në Vlorë, pronari i magazinës së hidrosanitareve u zu poshtë nga materialet
Aktualitet

Identifikohet viktima e aksidentit në Vlorë, pronari i magazinës së hidrosanitareve u zu poshtë nga materialet

06.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Zvarritja e gjyqeve, rasti i Prof. Dr. Qirjako Menikos: Një jetë pritje për pronën e familjes, por iku nga kjo botë pa marrë drejtësi

Zvarritja e gjyqeve, rasti i Prof. Dr. Qirjako Menikos: Një jetë pritje për pronën e familjes, por iku nga kjo botë pa marrë drejtësi

01.10.2026
10.4k
Dy modelet për krizën/ Europa ul taksat, Shqipëria rrit fitimet nga kriza e karburanteve

Nuk është vetëm nafta

06.10.2026
10.3k
SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontroll biznesmenit izraelit!

SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontroll biznesmenit izraelit!

02.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Mjekët japin alarmin për shtimin e infarkteve te të rinjtë

Mjekët japin alarmin për shtimin e infarkteve te të rinjtë

01.10.2026
10.4k
KAYO, shteti financon dhe privatët kontrollojnë: Pikëpyetjet mbi prodhimin dhe tregtinë e armëve

KAYO, shteti financon dhe privatët kontrollojnë: Pikëpyetjet mbi prodhimin dhe tregtinë e armëve

06.10.2026
10.3k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.