E hënë, 5 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Humbi gruan dhe djalin në aksidentin tragjik në Greqi, rrëfehet emigranti shqiptar

Korrieri nga Korrieri
07.08.2026
në Aktualitet, Fokus, Slider
A A
Humbi gruan dhe djalin në aksidentin tragjik në Greqi, rrëfehet emigranti shqiptar
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

“Humba edhe gruan edhe fëmijën. Ata po shkonin në punë, nuk e di çfarë ndodhi, humba gjithçka” –

Kështu është shprehur mes lotësh dhe dhimbje të madhe në zemër, kryefamiljari i familjes shqiptare, të cilës iu shuan pas një aksidenti tragjik dy anëtarë të saj.

Mes lotësh në sy, shqiptari ka folur për humbjen e paimagjinueshme të gruas dhe djalit të tij, për të cilët, ishin nisur për në punë.

“U ngritën në orën 7:30 për të shkuar në Amfipoli për punë. Në orën 7:50 i telefonova në celular, por nuk ma hapën”, tha ai i tronditur.

Sipas tij, në drejtimin e automjetit ishte djali i tij 21-vjeçar, ndërsa nëna e tij ndodhej në sediljen e pasagjerit.

Babai tha se nuk kishte dijeni për atë që kishte ndodhur deri në momentin kur mbërriti në vendngjarje.

“Nuk e di, nuk kam asnjë ide. Tani i kam humbur të gjitha. Nuk më njoftuan. Diçka më tërhiqte në zemër. Pashë ambulancën dhe zjarrfikësen, i mora në telefon, por asgjë. Kur erdha këtu, çfarë të shihja? I humba të dy”, u shpreh ai mes dhimbjes.

Ai shtoi se ende nuk ishte informuar për shkaqet e aksidentit. “Nuk më thanë asgjë. Për momentin nuk di asgjë”, tha shqiptari.

43-vjeçarja dhe djali i saj 21 vjeç po udhëtonin me makinë mëngjesin e kësaj të premte, ku papritmas rreth orës 07:30, mjeti i tyre u përplas ballë për ballë me një kamion, me të cilin u përplasën fort duke iu marrë jetën në vend.

Teksa rrethanat e sakta të aksidentit po hetohen nga autoritetet vendase të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, mësohet se ka dhënë dëshminë e tij dhe shoferi i kamionit.

Ky i fundit ka thënë se po ngiste normalisht në korsinë e tij me një shpejtësi prej afërsisht 75-80 km/orë të lejuar në rrugën që po kalonte, kur papritmas vuri re një makinë e cila humbi kontrollin, devijoi dhe përfundoi në korsinë e kundërt duke u përplasur me kamionin.

“Normalisht jam në korsinë time, në 75 deri në 80 kilometra, sepse kaq duhet të shkosh, nuk mund të shkosh më tej dhe papritmas një makinë vjen drejt meje, ka humbur kontrollin nga ana e sipërme, nga Souli i vogël”, tha ai.

Ai tha se u përpoq të lëvizte majtas për të shmangur përplasjen, por pa ia dalë:

“Ka humbur kontrollin, ka shkuar në drejtim të kundërt me mua, po përpiqet të kthejë timonin dhe unë tentova të shkoj majtas që të shpëtoj, nuk e arrita dhe më përplasi dhe ndodhi ajo që ndodhi”, tha shoferi i kamionit.

Familja, me origjinë nga Shqipëria, jetonte në Paleokomi. Mamaja 43 vjeçe dhe djali i saj 21-vjeçar punonin në të njëjtën kompani me seli në plazhin e Ofrynit dhe ishin nisur herët në mëngjes për punë, por fati deshi ndryshe.

Ata pësuan një aksident fatal duke mbyllur sytë përgjithmonë krah njëri-tjetrit e duke lënë pas një dhimbje të pashërueshme për familjen e të afërmit e tyre.

Para

Milionat e Delina Ibrahimajt për start-up-et. Njihuni me fituesit që fitojnë buxhete për projekte që ekzistojnë vetëm në letër

Pas

VIDEO/ Zbardhet ngjarja në Vlorë: 33-vjeçari i vuri flakën apartamentit të konkurrentëve, për pak dogji vëlla e motër brenda

Nga Kategoria

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda
Aktualitet

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

03.10.2026
10.3k
E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon
Aktualitet

E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

03.10.2026
10.3k
EMRAT/ SPAK mbyll hetimet, çohet për gjykim banda e mikrokredive
Aktualitet

Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

03.10.2026
10.3k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut
Aktualitet

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.3k
EMRAT/ SPAK mbyll hetimet, çohet për gjykim banda e mikrokredive

Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

03.10.2026
10.3k
Nga “Vertical Village” te “Garda Tower”, vala e re e kullave në Tiranë

Nga “Vertical Village” te “Garda Tower”, vala e re e kullave në Tiranë

30.09.2026
10.4k
Amerikanët rikthehen në SPAK, s’ka gjumë për hajdutët e fondeve publike

Zyrtarë të lartë në hetim, përgjegjësi individuale?

30.09.2026
10.4k
Plas në burgun e Pisas, shqiptarët bëjnë kryengritje pas zbulimit të përgjuesve

Plas në burgun e Pisas, shqiptarët bëjnë kryengritje pas zbulimit të përgjuesve

01.10.2026
10.4k
Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

01.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.