E premte, 21 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Fokus

Dy Shqipëritë e qeverisë

Korrieri nga Korrieri
06.05.2023
në Fokus, Investigim
A A
Dy Shqipëritë e qeverisë
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Nga Klodian Tomorri 

Ka dy Shqipëri sot. Njëra shfaqet në listën e 100 bizneseve me fitimet më të mëdha në vend. Kjo është Shqipëria e koncesionarëve, kontraktorëve të tenderave publike dhe ndërtuesve që ushqehen me toka publike dhe leje ndërtimi. Nëse sheh strukturen e bilanceve të tyre, pjesa dërrmuese kanë një të përbashkët. Pasuria e tyre nuk buron nga talenti sipërmarrës apo inovacionet në treg, por vjen kryesisht nga favoret e qeverisë. Kjo pra është Shqipëria e parë e qeverisë.

Shqipëria e dytë është shumë më e madhe në numër, por shumë më e ndrydhur në shifra dhe bilance. Kjo është Shqipëria e atyre që kërcejnë tallava me kryeministrin.

Këta nuk zotërojnë asete me vlerë qindra milionë euro. Nuk kanë koncesione dhe nuk marrin tendera nga qeveria. Nuk dinë as të ndërtojnë pallate apo hotele. Përkundrazi kur e do puna, këta nxirren nga banesat e tyre me kërbaç për t’i hapur rrugën ndërtimit të ndonjë pallati nga ata të parët. Por këta kërcejnë mirë tallavanë. Dhe një herë në katër vjet, Kryeministri ua plotëson dëshirën.

Në Romën e Lashtë ekzistonte një mekanizëm shumë efiçent, përmes të cilit elita shuante zemërimin e masave ndaj padrejtësive të mëdha dhe pabarazisë së thellë. Latinët e quanin Panem et Circenses. Sa herë që elita perceptonte se populli ishte i zemëruar shpërndante kaçile me miell për masat dhe organizonte lojra me gladiatorë. Që nga ajo mekanizmi nuk është se ka ndryshuar shumë.

Sa herë që afrojnë zgjedhjet lagjet e qyteteve gëlojnë nga asfalti që shtrohet papushim. Qeveria rrit rrogat, pensionistët marrin bonuse. Kjo është kaçilja me miell. Ah po. Ka një ndryshim me Romën e para 2 mijë viteve. Sot nuk ka më gladiatorë që vrasin njëri-tjetrin me shpata në arenë. Por ka cirk me tallava.

Këta të tallavasë ndoshta nuk e dinë, por fitimet dhe asetet e atyre të Shqipërisë së parë, zgjerohen mbi kurrizin e tyre. Ose ndoshta e dinë. Por këta janë populli. Dhe vetë e kanë thënë atë fjalën e mençur “sipas kokës, edhe festen”. Pikërisht këtë po bën dhe qeveria. Sipas kokës, po u vendos festen. Të parëve u jep koncesionet, tenderat, pasuritë publike dhe lejet e ndërtimit. Të dytëve kaçilen me miell një herë në katër vjet dhe tallavanë. Panem et Circenses.

Para

Plas kallashi gkatë natës në Pukë, kandidati i PS: U sulmuaj njerëzit tanë

Pas

Identifikohet në kohë rekord autori i të shtënave me armë zjarri në Pukë 

Nga Kategoria

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë
Aktualitet

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin
Botë

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13.08.2026
10.4k
Padia e Veliajt për Olsi Dadon/ Hidhet shorti në gjykatën administrative, ja kush do e shqyrtojë çështjen
Aktualitet

Veliaj përdor logon e Bashkisë Tiranë kundër prokurorit Ols Dado, ankimon në Apel vendimin që nuk e legjitimoi kundër njeriut që e arrestoi

13.08.2026
10.4k
22-vjeçari nga Tirana planifikonte atentat në qendrën tregtare në Verona
Aktualitet

22-vjeçari nga Tirana planifikonte atentat në qendrën tregtare në Verona

12.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13.08.2026
10.4k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13.08.2026
10.4k
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

30.10.2024
10.4k
DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

31.12.2024
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.