E shtunë, 24 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Duhet me ndërru telin, o Red, kujdes”/ Letra që e futi në kurth Ylli Zallën. Çfarë u zbulua nga hetimet

Korrieri nga Korrieri
29.08.2026
në Aktualitet, Slider
A A
“Duhet me ndërru telin, o Red, kujdes”/ Letra që e futi në kurth Ylli Zallën. Çfarë u zbulua nga hetimet
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Hetimet ndaj Ylli Zallës janë mbyllur 2 javë para arrestimit të tij nga policia dhe forcat RENEA.

Dosja në ngarkim të 49-vjeçarit ishte dorëzuar në Gjykatën e Tiranës, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuzat për armëmbajtje pa leje dhe prodhim e shitje narkotikësh.

Për këto akuza, më 7 qershor gjykata kishte caktuar në mungesë masën e sigurisë “arrest me burg”.

Hetimet ndaj Zallës nisën pas vrasjes së Gilmando Danit. Në vijim të hetimeve, autoritetet kanë marrë në pyetje banorë të zonës ku ndodhi vrasja, si dhe persona që jetonin pranë vendit ku autorët dyshohet se braktisën dhe dogjën automjetin.

Zalla ishte thirrur nga autoritetet në cilësinë e personit që kishte dijeni për ngjarjen. Dy ditë pas vrasjes, policia shkoi në banesën e tij, ndërsa sipas prokurorisë, efektivët arritën të komunikonin me të në telefon.

“Do të paraqitem”, mësohet t’u ketë thënë Zalla efektivëve, por pas këtij komunikimi ai ndërpreu kontaktet dhe nuk u paraqit më.

Kontrollet në banesën e tij dhe në ambientet pranë shtëpisë së prindërve sollën sekuestrimin e armëve, celularëve, lëndëve narkotike, dylbive dhe pajisjeve të dyshuara si mjete shpërthyese të improvizuara. Në operacion u angazhuan edhe forcat RENEA.

Në një prej ambienteve është gjetur edhe një letër e shkruar me dorë, ku thuhej: “Duhet me ndërru telin, o Red, kujdes me telin”.

Ekspertizat e kryera gjatë hetimit kanë konstatuar se një prej pajisjeve ishte e aftë për shpërthim, ndërsa një pajisje tjetër e lidhur me telefon është vlerësuar si e paaftë për shpërthim, megjithëse tritoli dhe detonatori i saj rezultuan të aftë për shpërthim me vonesë.

Ndërkohë, gjatë kohës që ishte në arrati, Zalla kishte publikuar video-mesazhe në rrjetet sociale, ku kërkonte nga Policia e Shtetit zbardhjen e vrasjes së Gilmando Danit dhe deklaronte se ishte i pafajshëm, shkruan versus.

Arratia e 49-vjeçarit zgjati rreth 10 muaj. Ai u arrestua nga Policia e Shtetit dhe RENEA pranë zonës ku banonte, një ditë pasi në banesën e tij në Zallë të Fushë-Krujës ishte vendosur tritol.

Për shpërthimin, grupi hetimor ka ngritur dyshime se mund të ketë qenë i inskenuar nga vetë Zalla, me qëllim shmangien e përballjes me drejtësinë.

Pas arrestimit, Zalla është vënë në pranga dhe është marrë zyrtarisht i pandehur, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe lidhjeve të tij me ngjarjet nën hetim.

Para

A po “lind” një shtet i ri? Ishujt me mbi 350 mijë banorë që duan të jenë shtet më vete

Pas

Grantet e Startup Albania/ Miliona për kompani që nuk plotësonin kriterin, mes përfituesve edhe Noizy

Nga Kategoria

AFP: Shqipëria nuk gjen qetësi, protestuesit rikthehen në rrugë dhe kërkojnë largimin e Edi Ramës
Aktualitet

AFP: Shqipëria nuk gjen qetësi, protestuesit rikthehen në rrugë dhe kërkojnë largimin e Edi Ramës

24.10.2026
10.4k
Furtuna në administratë, a do e japë dorëheqjen dhe Dashnor Sula?
Aktualitet

Furtuna në administratë, a do e japë dorëheqjen dhe Dashnor Sula?

24.10.2026
10.3k
Valë ndryshimesh në administratë, dorëheqja e 20 drejtuesve, përfshirë Tatimet, Doganat, QKB
Aktualitet

Valë ndryshimesh në administratë, dorëheqja e 20 drejtuesve, përfshirë Tatimet, Doganat, QKB

24.10.2026
10.4k
“Kush i tërheq fijet?” – “Deutsche Welle”: Nga Rusia te Antifa, si përpiqet Rama të delegjitimojë protestën studentore
Aktualitet

Nga Tirana në Paris, nga Madridi në Milano: Pse është zemëruar Europa?

24.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

U përplas dhunshëm në tokë nga polici gjatë protestës, motra e të riut: Ka fraktura në kafkë dhe shtyllën kurrizore

AMP: Po verifikojmë çdo rast të dyshuar për shkelje ligjore nga punonjësit e policisë gjatë protestave

17.10.2026
10.4k
Rikthehet e famshmja Bora Muzhaqi dhe merr në mbrojtje të rinjtë që nuk protestojnë: “Po bullizohen nga shokët e klasës!”

Rikthehet e famshmja Bora Muzhaqi dhe merr në mbrojtje të rinjtë që nuk protestojnë: “Po bullizohen nga shokët e klasës!”

21.10.2026
10.4k
Deputeti turk kritika Erdoganit: Çove mjete për shtypjen e protestës studentore në Shqipëri

Deputeti turk kritika Erdoganit: Çove mjete për shtypjen e protestës studentore në Shqipëri

22.10.2026
10.4k
Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

24.10.2026
10.4k
U përplas dhunshëm në tokë nga polici gjatë protestës, motra e të riut: Ka fraktura në kafkë dhe shtyllën kurrizore

“Këmbën ma thyen policët”/ Prokuroria e Tiranës regjistron 3 kallëzime për veprimet e efektivëve në protesta!

19.10.2026
10.4k
Gjykata e Tiranës vendos ekstradimin drejt Turqisë të aktivistes politike Julide Yazici

Gjykata e Tiranës vendos ekstradimin drejt Turqisë të aktivistes politike Julide Yazici

21.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos e ndërto avllinë këtu”, si përshkallëzoi sherri mes tre vëllezërve nga Tropoja dhe ushtarakut nga Tirana!

“Mos e ndërto avllinë këtu”, si përshkallëzoi sherri mes tre vëllezërve nga Tropoja dhe ushtarakut nga Tirana!

19.10.2026
10.5k
Letra e dorëheqjes që Shqipëria meritonte të lexonte

Letra e dorëheqjes që Shqipëria meritonte të lexonte

21.10.2026
10.5k
Si u “peshkua” Leli Kaja? Ku u gjetën 4 milionë lekë dhe 28 mijë euro, biznesmeni i njohur që e futi në “kurth”! (Emri)

Si u “peshkua” Leli Kaja? Ku u gjetën 4 milionë lekë dhe 28 mijë euro, biznesmeni i njohur që e futi në “kurth”! (Emri)

21.10.2026
10.4k
A e shfrytëzoi Edi Rama bisedën me studentin për t’i përcjellë një mesazh Saimir Tahirit?

A e shfrytëzoi Edi Rama bisedën me studentin për t’i përcjellë një mesazh Saimir Tahirit?

22.10.2026
10.4k
Një mur rrethues u bë shkak? Si nisi sherri mes vëllezërve tropojanë dhe ushtarakut nga Tirana

Një mur rrethues u bë shkak? Si nisi sherri mes vëllezërve tropojanë dhe ushtarakut nga Tirana

20.10.2026
10.4k
FOTO/ Këta janë Selam dhe Nazmi Islamaj, dy vëllezërit që humbën jetën pas sherrit për murin rrethues

FOTO/ Këta janë Selam dhe Nazmi Islamaj, dy vëllezërit që humbën jetën pas sherrit për murin rrethues

20.10.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.