E enjte, 22 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Grantet e Startup Albania/ Miliona për kompani që nuk plotësonin kriterin, mes përfituesve edhe Noizy

Korrieri nga Korrieri
29.08.2026
në Aktualitet, Slider
A A
Grantet e Startup Albania/ Miliona për kompani që nuk plotësonin kriterin, mes përfituesve edhe Noizy
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

 

Skandalet me shpërndarjen e fondeve të Startup Albania duket se nuk kanë fund. Pas konstatimit se të paktën 15 persona rezultojnë fitues të granteve publike si në vitin 2025, ashtu edhe në vitin 2026, dokumentet ngrenë dyshime të reja për respektimin e rregullave të garës.

Lista zyrtare e fituesve të Grantit 2026, një skemë përmes së cilës janë shpërndarë rreth 6 milionë euro, tregon se disa subjekte të financuara në Fazën 3 ishin regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit më pak se një vit përpara thirrjes. Disa prej tyre janë krijuar pasi gara ishte hapur.

Sipas rregullores, aplikantët e Fazës 3 duhet të kenë qenë të regjistruar prej më shumë se një viti në regjistrin tregtar dhe të kenë depozituar të paktën një bilanc pranë organeve tatimore përpara aplikimit.

Kjo fazë parashikon financim deri në 9 milionë lekë për çdo projekt, ndërsa Faza 1 financon idetë fillestare deri në 1.5 milionë lekë dhe Faza 2 projektet në validim deri në 4.5 milionë lekë.

Një nga rastet më flagrante është ai i Alban Fejzajt. Projekti i tij “Onemor App” ka përfituar 4.6 milionë lekë në Fazën 3, megjithëse subjekti rezulton i regjistruar në QKB më 23 shkurt 2026. Thirrja për grantet ishte hapur gjashtë ditë më parë, më 17 shkurt.

Në të njëjtën situatë ndodhet edhe “Tidda shpk” e Julia Hoxhës, e cila ka përfituar 4,560,465 lekë. Kompania rezulton e regjistruar më 19 mars 2026, rreth një muaj pas hapjes së garës.

Ervin Gjondrekaj ka marrë 5.5 milionë lekë për projektin “Integrated Intelligent System for Agricultural Crop Protection”, ndërsa subjekti i tij është regjistruar më 26 shkurt 2026, nëntë ditë pas nisjes së thirrjes.

Pikëpyetje ngre edhe financimi me 4.95 milionë lekë i projektit “CHAT PLATE”, të Besard Ramës. Subjekti është regjistruar më 11 dhjetor 2025, vetëm pak muaj përpara garës dhe shumë larg kriterit të aktivitetit mbi njëvjeçar.

Bashkëpronar i kompanisë rezulton reperi Rigels Rajku, i njohur si Noizy. Objekti i saj përfshin zhvillimin e platformave online dhe aplikacioneve, software, përpunimin e të dhënave, marketingun dixhital dhe shërbime të tjera të teknologjisë së informacionit.

Noizy njihet edhe për marrëdhënien publike me kryeministrin Edi Rama. Ai është shfaqur në aktivitetet elektorale të Partisë Socialiste dhe realizoi këngën e fushatës për zgjedhjet e vitit 2025. Kjo e bën edhe më të domosdoshëm shpjegimin se mbi çfarë baze kompania e tij u kualifikua në Fazën 3.

Raste të tjera janë “Synaps SE” i Brendon Ahmetit, i regjistruar më 16 tetor 2025 dhe përfitues i 7.1 milionë lekëve; “Autohost” i Ganimete Rukajt, i regjistruar më 23 qershor 2025 dhe përfitues i 5.85 milionë lekëve; si dhe “atworkapp” i Genti Selenicës, i regjistruar më 9 tetor 2025 dhe financuar me 6.25 milionë lekë.

Edhe “SquareVertex.AI” i Mario Kazazit ka marrë 6.5 milionë lekë, megjithëse subjekti rezulton i regjistruar më 19 qershor 2025, rreth tetë muaj përpara hapjes së thirrjes.

Të gjitha këto kompani rezultojnë më të reja se kufiri mbi njëvjeçar i përcaktuar për Fazën 3. Për disa prej tyre, regjistrimi është bërë vetëm pasi gara kishte nisur.

Nëse ekziston një dispozitë që lejon përjashtimin nga ky kriter, institucionet përgjegjëse duhet ta bëjnë publike. Në të kundërt, lind dyshimi se rregullorja nuk është zbatuar njësoj për të gjithë aplikantët.

Pikëpyetje ka edhe për kriterin e depozitimit të të paktën një bilanci përpara aplikimit, veçanërisht për subjektet e regjistruara vetëm pak ditë ose javë pas hapjes së thirrjes.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, si dhe drejtuesi i Startup Albania, Arjan Ymeri, duhet të sqarojnë procedurën e ndjekur për kualifikimin e këtyre kompanive. Nëse kriteret detyruese janë anashkaluar, çështja nuk kërkon vetëm transparencë administrative, por edhe verifikim nga institucionet përgjegjëse dhe organet e drejtësisë.

Para

“Duhet me ndërru telin, o Red, kujdes”/ Letra që e futi në kurth Ylli Zallën. Çfarë u zbulua nga hetimet

Pas

Vodhi 100 mijë euro tek Exchange – Identifikohet personi në foto, është Agron Cena dhe banon në Gjermani

Nga Kategoria

A e shfrytëzoi Edi Rama bisedën me studentin për t’i përcjellë një mesazh Saimir Tahirit?
Aktualitet

A e shfrytëzoi Edi Rama bisedën me studentin për t’i përcjellë një mesazh Saimir Tahirit?

22.10.2026
10.4k
Prokuroria e Tiranës nis hetimet për dhunën ndaj protestuesve: Hetuesit zbarkojnë te Trauma, sekuestrohen kartelat mjekësore
Aktualitet

Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

22.10.2026
10.4k
Deputeti turk kritika Erdoganit: Çove mjete për shtypjen e protestës studentore në Shqipëri
Aktualitet

Deputeti turk kritika Erdoganit: Çove mjete për shtypjen e protestës studentore në Shqipëri

22.10.2026
10.4k
“Nuk duhen fajësuar ‘duart e huaja’ për trazirat”, analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita nuk bind
Aktualitet

Protestuesit do të “rrethojnë” sot Parlamentin

22.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Doktoresha Silvana Shametaj Ruli, letër ministres së Shëndetësisë: Mjeku nuk mund të jetë kurrë zgjatim i forcës policore!

Doktoresha Silvana Shametaj Ruli, letër ministres së Shëndetësisë: Mjeku nuk mund të jetë kurrë zgjatim i forcës policore!

17.10.2026
10.4k
Deputeti turk kritika Erdoganit: Çove mjete për shtypjen e protestës studentore në Shqipëri

Deputeti turk kritika Erdoganit: Çove mjete për shtypjen e protestës studentore në Shqipëri

22.10.2026
10.4k
Ish deputeti socialist hap “ankand”: 5 mijë euro kush hedh një deputet socialist dhe demokrat në koshin e plehrave!

Ish deputeti socialist hap “ankand”: 5 mijë euro kush hedh një deputet socialist dhe demokrat në koshin e plehrave!

21.10.2026
10.4k
Mesazhi i 22-vjeçares: Balluku dhe politikanët me vila dhe apartamente, unë jetoj në konvikt

Mesazhi i 22-vjeçares: Balluku dhe politikanët me vila dhe apartamente, unë jetoj në konvikt

15.10.2026
10.4k
“Policë serbë po arrestojnë protestuesit”, Policia e Shtetit: Gënjeshtër, po nxisin konflikt!

“Policë serbë po arrestojnë protestuesit”, Policia e Shtetit: Gënjeshtër, po nxisin konflikt!

16.10.2026
10.4k
Protesta, dhunë, shtetrrethim: Nga Franca deri në Shqipëri, pse rebelohet rinia e Europës

“Një paralajmërim i fuqishëm” – Nga Franca në Shqipëri a do të sjellin protestat në Europë një ndryshim të vërtetë politik?

22.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos e ndërto avllinë këtu”, si përshkallëzoi sherri mes tre vëllezërve nga Tropoja dhe ushtarakut nga Tirana!

“Mos e ndërto avllinë këtu”, si përshkallëzoi sherri mes tre vëllezërve nga Tropoja dhe ushtarakut nga Tirana!

19.10.2026
10.5k
Letra e dorëheqjes që Shqipëria meritonte të lexonte

Letra e dorëheqjes që Shqipëria meritonte të lexonte

21.10.2026
10.5k
Protestat në Shqipëri, reagon Berlini: Qeveria shqiptare duhet të…

Protestat në Shqipëri, reagon Berlini: Qeveria shqiptare duhet të…

16.10.2026
10.4k
Kush është aktivistja Evanthi Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës

Kush është aktivistja Evanthi Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës

17.10.2026
10.4k
Si u “peshkua” Leli Kaja? Ku u gjetën 4 milionë lekë dhe 28 mijë euro, biznesmeni i njohur që e futi në “kurth”! (Emri)

Si u “peshkua” Leli Kaja? Ku u gjetën 4 milionë lekë dhe 28 mijë euro, biznesmeni i njohur që e futi në “kurth”! (Emri)

21.10.2026
10.4k
Një mur rrethues u bë shkak? Si nisi sherri mes vëllezërve tropojanë dhe ushtarakut nga Tirana

Një mur rrethues u bë shkak? Si nisi sherri mes vëllezërve tropojanë dhe ushtarakut nga Tirana

20.10.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.