E enjte, 5 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

I famshëm për arratisjet nga burgjet greke, Alket Rizai shpallet sërish i arratisur: Nuk u kthye nga leja e 16-të

Korrieri nga Korrieri
15.09.2026
në Aktualitet, Slider
A A
I famshëm për arratisjet nga burgjet greke, Alket Rizai shpallet sërish i arratisur: Nuk u kthye nga leja e 16-të
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Alket Rizai, një nga emrat më të njohur të kronikës kriminale në Greqi për arratisjet spektakolare nga burgu, është shpallur sërish në kërkim nga autoritetet greke, pasi nuk u kthye në burgun e Domokos pas përfundimit të lejes së tij të ligjshme.

Sipas mediave greke, Rizai kishte dalë me leje më 7 shtator dhe duhej të paraqitej sërish në burg mëngjesin e së hënës, në orën 08:30. Por ai nuk u kthye. Drejtori i burgut njoftoi policinë rreth orës 08:45 dhe nga ai moment Rizai konsiderohet zyrtarisht i arratisur. Mediat greke saktësojnë se nuk bëhej fjalë për “16 ditë leje”, por për lejen e 16-të që ai kishte marrë që nga viti 2021. Lejet e mëparshme, sipas raportimeve, kishin kaluar pa probleme.

Rizai ndodhet në qendër të hetimeve edhe për një përplasje me armë të ndodhur në orët e para të së dielës jashtë një beach bar-i në Anavyssos, në juglindje të Athinës. Sipas hetimeve paraprake, tensioni nisi pas mbylljes së muzikës në lokal, ndërsa grupi ku ndodhej Rizai dyshohet se qëndroi jashtë ambientit dhe vendosi muzikë me volum të lartë nga një automjet.

Debati me punonjësit dhe personelin e sigurisë u përshkallëzua më pas në përdorim arme. Nga të shtënat mbetën të plagosur lehtë dy persona: një 41-vjeçar pakistanez, i cili mori plagë tejshpuese në shpatull, dhe një 20-vjeçar grek, i lënduar nga xhamat e thyer. Në vendngjarje policia gjeti gëzhoja dhe njolla gjaku.

Sipas burimeve të cituara nga mediat greke, pamjet e kamerave të sigurisë dyshohet se tregojnë Rizain të armatosur dhe duke qëlluar në ajër. Autoritetet kanë arrestuar pronarin 41-vjeçar të lokalit, i dyshuar për fshehje të autorit dhe pengim të hetimeve, si dhe bashkëshorten e tij 39-vjeçare, e dyshuar për dëshmi të rreme. Policia greke po kërkon gjithashtu edhe një tjetër person, me origjinë afgane, i cili punonte si pjesë e sigurisë së lokalit dhe dyshohet të ketë rol në të shtënat.

Emri i Alket Rizait është i lidhur prej vitesh me disa nga arratisjet më të bujshme nga burgjet greke. Ai u bë i njohur në vitin 2006, kur u arratis nga burgu i Koridallos me helikopter së bashku me Vasilis Paleokostas. E njëjta skenë u përsërit në vitin 2009, duke tronditur sistemin grek të burgjeve dhe duke e kthyer Rizain në një nga figurat më të përfolura të kronikës kriminale.

Rizai është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të rënda, ndërsa në vitin 2013 u përfshi edhe në një tentativë tjetër arratisjeje nga burgu i Malandrinos, ku u morën peng punonjës të burgut.

Pavarësisht këtij profili të rëndë kriminal, mediat greke raportojnë se ai kishte përfituar leje të rregullta nga burgu gjatë viteve të fundit, pasi, sipas burimeve policore dhe juridike, kishte plotësuar kushtet ligjore për leje dhe ishte në fazën kur mund të kërkonte edhe lirim me kusht. Pikërisht për këtë arsye, disa burime të policisë greke vlerësojnë se ai mund të paraqitet vetë në burgun e Domokos.

Deri tani, megjithatë, Rizai mbetet në kërkim. Ngjarja ka hapur sërish debatin në Greqi për mënyrën se si një i dënuar me histori arratisjesh, i lidhur me vrasje dhe episode të rënda kriminale, mund të lëvizte jashtë burgut me leje të rregullt, derisa leja e 16-të u kthye në një tjetër dosje policore.

Para

Rama i qan hallin Veliajt pasi ngeli në qeli: Po bëjnë eksperiment social me ty

Pas

“Varshava zhduket brenda 2-3 ditëve” – Këshilltari i Putin kërcënon Poloninë

Nga Kategoria

Gjendet viktima e dytë e shpërthimit në pallatin 5-katësh në Elbasan, humb jetën 69-vjeçari
Aktualitet

Gjendet viktima e dytë e shpërthimit në pallatin 5-katësh në Elbasan, humb jetën 69-vjeçari

05.11.2026
10.4k
Thanë se e sulmoi ariu, zbulohet fati tragjik i Urim Fikut
Aktualitet

Detaje të reja: Djali fshiu pamjet e kamerave pas vra sjes së babait

05.11.2026
10.4k
Votuesit në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA thanë: Mjaft më. A është ky fillimi i fundit për Trump?
Botë

Votuesit në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA thanë: Mjaft më. A është ky fillimi i fundit për Trump?

05.11.2026
10.3k
Studentët ndryshojnë organizimin e protestave, tubime vetëm dy herë në javë: “Nuk tërhiqemi, autokracia do të bjerë si diktatura”
Aktualitet

Studentët ndryshojnë organizimin e protestave, tubime vetëm dy herë në javë: “Nuk tërhiqemi, autokracia do të bjerë si diktatura”

05.11.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Qeveria kthen bastet në 2027

Qeveria kthen bastet në 2027

30.10.2026
10.4k
Dosja Balluku/ Nga mesazhi “KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” te tenderi i Porto Romanos: Biznesmeni nën dyshimin e SPAK për falsifikim

Dosja Balluku/ Nga mesazhi “KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” te tenderi i Porto Romanos: Biznesmeni nën dyshimin e SPAK për falsifikim

31.10.2026
10.4k
Thanë se e sulmoi ariu, zbulohet fati tragjik i Urim Fikut

Thanë se e sulmoi ariu, zbulohet fati tragjik i Urim Fikut

04.11.2026
10.4k
Demokratët rimarrin kontrollin e Senatit

Demokratët rimarrin kontrollin e Senatit

04.11.2026
10.4k
Votuesit në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA thanë: Mjaft më. A është ky fillimi i fundit për Trump?

Votuesit në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA thanë: Mjaft më. A është ky fillimi i fundit për Trump?

05.11.2026
10.3k
Katër “skifterët” shqiptarë që ishin kthyer në tmerrin e familjeve aziatike në Londër dënohen me burg

Katër “skifterët” shqiptarë që ishin kthyer në tmerrin e familjeve aziatike në Londër dënohen me burg

04.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

Makinat e vjetra në Shqipëri, gati të dalin nga tregu për tre vite (plani i Qeverisë)

Makinat e vjetra në Shqipëri, gati të dalin nga tregu për tre vite (plani i Qeverisë)

03.11.2026
10.4k
Bashkë me Ergys Agasin arrestohet edhe i besuari i Ilir Prodës: Si u ndoqën nga Elbasani deri te Plepat

“Berti i Duraluminit” ribashkohet me mikun që tentoi ta shpëtonte nga BKH-ja! Ja kë gjen Agasi në burgun e Fierit

31.10.2026
10.4k
VENDIMI/ Kur nis shpërndarja e bonusit për pensionistët

Premtimi i Ramës për rritjen e pensioneve: Kush dhe sa përfitojnë?

28.10.2026
10.5k
Edi Rama shpall Erion Veliajn puçist: Financoi protestat e dhunshme

Edi Rama shpall Erion Veliajn puçist: Financoi protestat e dhunshme

31.10.2026
10.4k
Thanë se e sulmoi ariu, zbulohet fati tragjik i Urim Fikut

Thanë se e sulmoi ariu, zbulohet fati tragjik i Urim Fikut

04.11.2026
10.4k
Biseda mes Veliajt dhe Gogut është regjistruar? Ndreca: “Do të ishte shumë mirë”

Biseda mes Veliajt dhe Gogut është regjistruar? Ndreca: “Do të ishte shumë mirë”

04.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.