E enjte, 5 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Edi Rama shpall Erion Veliajn puçist: Financoi protestat e dhunshme

Korrieri nga Korrieri
31.10.2026
në Aktualitet, Slider
A A
Edi Rama shpall Erion Veliajn puçist: Financoi protestat e dhunshme

Kryeministri Edi Rama dhe Kandidati i PS per Bashkine e Tiranes, Erion Veliaj, gjate mitingut permbylles te fushates se Aleances per Shqiperine Europiane, ASHE, ne sheshin “Nene Tereza”, per zgjedhjet lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and Candidate of Socialist Party for mayor of Tirana, Erion Veliaj, during the closing campaign of Aliance for the European Albania, AEA, in the square "Mother Teresa", for local elections on 21 June.

104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Edi Rama ka dalë hapur dhe e ka shpallur Erion Veliajn puçist, pjesë të komplotit për rrëzimin e tij nga pushteti dhe, pasi e syrgjynosi në burgun e Fierit, ka vendosur t’u mbyllë gojën edhe atyre pak socialistëve që guxuan të kërkonin shpjegime për trajtimin e kryebashkiakut të Tiranës.

Lapsi.al ka mësuar se në mbledhjen e zhvilluar me ministrat e kabinetit qeveritar dhe drejtuesit politikë të qarqeve, kryeministri i ka vënë kapak një herë e mirë debatit që sa po çelte brenda Partisë Socialiste pas transferimit të papritur të Erion Veliajt nga paraburgimi i Durrësit në atë të Fierit.

Për Ramën, çështja nuk ka më të bëjë me të drejtat e një të paraburgosuri apo me ligjshmërinë e vendimit për transferimin e tij, por me një komplot kundër pushtetit, në krye të të cilit ai ka vendosur tashmë ish-bashkëpunëtorin e tij të ngushtë.

“Kam marrë informacione të sakta dhe të verifikuara që Erjon Veliaj ka dashur të më rrëzojë nga pushteti dhe se ai ka financuar grupe njerëzish për të dalë në protestat e javëve të fundit” mësohet t’u ketë thënë Rama të pranishmëve në mbledhje.

Në sallë e kanë dëgjuar në heshtje. Disa prej tyre aspak të surprizuar për atë që po dëgjonin. Mësohet se Rama nuk u zgjat në fjalën e tij, se çfarë informacionesh ka marrë, kush ia ka siguruar dhe përse ato nuk janë bërë publike, por atyre që e dëgjonin u kërkoi heshtjen e plotë mbi këtë çështje.

“Nuk dua të dëgjoj më se ka të drejta apo se nuk ka të drejta Veliaj për trajtimin e tij në burgje” ka thënë Rama, sipas burimit të Lapsi.al. “Kush merret me atë, është me atë” u ka vënë ai kapak diskutimeve, me një kërcënim që nuk linte shumë vend për interpretime.

Mesazhi ka qenë i shkurtër, por i qartë. Kush guxon të kërkojë shpjegime për Veliajn më tej, kush ngre dyshime për mënyrën se si po trajtohet, rrezikon të përfundojë në të njëjtën listë armiqsh.

Burimi që i përcolli Lapsi.al këto deklarata të kryeministrit tha se pas fjalëve të Ramës nuk pati asnjë diskutim të mëtejshëm. Edhe miqtë e dikurshëm të Veliajt preferuan të heshtnin në vend se të flisnin për puçistin e saposhpallur, Erjon Veliaj.

Paranoja e armiqve të brendshëm

Ekskluzive/ Edi Rama shpall Erjon Veliajn puçist "Financoi protestat

Që Rama po po udhëheq përmes paranojave politike që karakterizojnë autokratët që ndiejnë se pushteti po u rrëshqet nga duart, kjo u duk nga mënyra se si ai i përshkruante pjesëmarrësit e protestatve javëve të fundit. Kryeministri gjeti armiq në të katër anët e botës, por edhe brenda vendit.

Në komplot ai përfshiu rusët e nxitur nga Putini, iranianët e republikës khomeiniste, Antifa që ka vënë të gjithë Europën në vështirësi, krimin e organizuar që sulmoi policinë, por edhe analistët e darkë, mediat, partitë e opozitës etj.

Erion Veliaj është thjesht personazhi i fundit i kësaj historie, në një listë që zgjatet sa herë që protestat marrin përmasa më të mëdha.

Sjellja e Ramës është tipike ajo e autokratëve paranojakë që nisin ta shohin çdo pakënaqësi si komplot, ndërsa njerëzit i ndajnë veçse në dy kategori; besnikë dhe armiq.

Zërat që pëshpërisin në veshin e Ramës

Ekskluzive/ Edi Rama shpall Erjon Veliajn puçist "Financoi protestat

Por si të gjithë paranojakët e pushtetit, Rama ka edhe një veçori tjetër. Në jermin e tyre politik, ata kanë nevojë për dikë që u pëshpërit në vesh, që ua ushqen dyshimet, u tregon intrigën dhe u shërben si busull në betejat kundër komplotistëve. Këtë rol, në rrethin e ngushtë të Ramës, duket se e ka konsoliduar tashmë Belinda Balluku.

Lapsi.al ka raportuar më parë se Rama kaloi disa ditë rresht në shoqërinë e Belinda Ballukut, në takime kokë më kokë te Vila 31 në Tiranë. Këto takime që u zhvilluan në ditët e fundit të protestave, morën një domethënie të veçantë pas qëndrimit publik të Erion Veliajt në mbështetje të revoltës studentore, duke marrë shkas nga zhvillimet politike në Serbi dhe rënia e Aleksandër Vuçiçit.

“Lëvizjet dhe protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”. Sa më shpejt ta kuptojmë këtë si qytetarë e politikëbërës, aq më mirë do të dimë t’u përgjigjemi nevojave dhe pritshmërive të kësaj gjenerate”, shkruajti Veliaj në Facebook.

Këto fjalë mjaftuan për ta rreshtuar Veliajn në radhët e tradhtarëve që po përpiqeshin ta rrëzonin nga pushteti. Teksti i shkurtër i shërbeu Ramës si një konfirmim për të gjitha thashethemet mbi lojën pas shpine të lali Erit që refuzonte ta lëshonte Bashkinë e Tiranës.

Jo më kot, Erjon Veliaj u zhvesh nga të gjitha privilegjet dhe u transferua me urgjencë, pa asnjë arsye zyrtare në një qeli në Fier, aty ku i qëndruan pranë disa të dënuar me burgim të përjeshtëm.

Dikur një prej njerëzve më të rëndësishëm të pushtetit socialist, një prej njerëzve më të përkëdhelur nga Edi Rama, ai nuk meritonte asnjë trajtim tjetër veçse atë që u përket grupeve puçiste. Dhe socialistët, admiruesit e zellshëm të partisë që deri dje i duartrokisnin të dy udhëheqësit në tribuna, sot duhet të bëjnë kujdes kur i përmendin emrin./Lapsi.al

Para

DENONCIMI/ Plas kontrabanda e naftës në Morinë, boti me plumbçe të shqyera u la i lirë drejt Kosovës pas urdhrit të Zv.Drejtorit Erald Delilaj

Pas

Mbetje të rrezikshme në Elbasan, Prokuroria nis hetimet ndaj AlbChrome pas raportit të AKM-së

Nga Kategoria

Shtyhet përsëri hapja e ‘basteve online’
Aktualitet

Shtyhet përsëri hapja e ‘basteve online’

04.11.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!
Aktualitet

Tragjike në Bulqizë/ 29-vjeçari vri tet me çifte gjatë gjuetisë, arrestohet autori (EMRAT)

04.11.2026
10.4k
Shpërthimi në Elbasan, humbet jetën 83-vjeçari që jetonte në banesën ngjitur (asfiksohen 8 persona të tjerë)
Aktualitet

Shpërthimi në Elbasan, humbet jetën 83-vjeçari që jetonte në banesën ngjitur (asfiksohen 8 persona të tjerë)

04.11.2026
10.4k
Thanë se e sulmoi ariu, zbulohet fati tragjik i Urim Fikut
Aktualitet

Thanë se e sulmoi ariu, zbulohet fati tragjik i Urim Fikut

04.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Biseda mes Veliajt dhe Gogut është regjistruar? Ndreca: “Do të ishte shumë mirë”

Biseda mes Veliajt dhe Gogut është regjistruar? Ndreca: “Do të ishte shumë mirë”

04.11.2026
10.4k
Bullgaria bllokon Maqedoninë për anëtarësimin në Bashkimin Europian

Bullgaria bllokon Maqedoninë për anëtarësimin në Bashkimin Europian

03.11.2026
10.4k
Çmimet rriten sërish, goditja më e fortë në dy vitet e fundit

“I dërrmon profesionet e lira, dëmton shtresën e mesme”, Tomorri dhe Sejamini rendisin gabimet e paketës fiskale

29.10.2026
10.4k
“Rrezikohen investimet dhe vendet e punës” – Biznesi në bllok kundër qeverisë për paketën fiskale

“Rrezikohen investimet dhe vendet e punës” – Biznesi në bllok kundër qeverisë për paketën fiskale

30.10.2026
10.4k
Si po mbrohet nga burgu Guvernatori Gent Sejko, teksa SPAK ka sekuestruar telefona dhe kompjuterë

Si po mbrohet nga burgu Guvernatori Gent Sejko, teksa SPAK ka sekuestruar telefona dhe kompjuterë

29.10.2026
10.4k
Si u rrënua perandoria financiare e Alta Bankës në Serbi

Si u rrënua perandoria financiare e Alta Bankës në Serbi

03.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

Makinat e vjetra në Shqipëri, gati të dalin nga tregu për tre vite (plani i Qeverisë)

Makinat e vjetra në Shqipëri, gati të dalin nga tregu për tre vite (plani i Qeverisë)

03.11.2026
10.4k
Bashkë me Ergys Agasin arrestohet edhe i besuari i Ilir Prodës: Si u ndoqën nga Elbasani deri te Plepat

“Berti i Duraluminit” ribashkohet me mikun që tentoi ta shpëtonte nga BKH-ja! Ja kë gjen Agasi në burgun e Fierit

31.10.2026
10.4k
VENDIMI/ Kur nis shpërndarja e bonusit për pensionistët

Premtimi i Ramës për rritjen e pensioneve: Kush dhe sa përfitojnë?

28.10.2026
10.5k
Edi Rama shpall Erion Veliajn puçist: Financoi protestat e dhunshme

Edi Rama shpall Erion Veliajn puçist: Financoi protestat e dhunshme

31.10.2026
10.4k
Thanë se e sulmoi ariu, zbulohet fati tragjik i Urim Fikut

Thanë se e sulmoi ariu, zbulohet fati tragjik i Urim Fikut

04.11.2026
10.4k
Avokati i Veliajt rrëfen prapaskenat: Rama më telefonoi duke fyer dhe kërcënuar

Avokati i Veliajt rrëfen prapaskenat: Rama më telefonoi duke fyer dhe kërcënuar

03.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.