E martë, 22 Shtator, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Rama shkarkon Vlora Hysenin

Korrieri nga Korrieri
22.09.2026
në Aktualitet, Fokus
A A
Rama shkarkon Vlora Hysenin
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Me një vonesë prej tetë orësh, siç i justifikua ai, për shkak të diferencës me orën lokale në Nju Jork, ku ndodhet për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Kryeministri Edi Rama ka reaguar zyrtarisht lidhur me masën e arrestit shtëpiak të caktuar nga SPAK-u për drejtoren e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni.

Përmes këtij reagimi, kreu i qeverisë njoftoi edhe shkarkimin e saj nga detyra.

Rama e nisi deklaratën e tij duke kërkuar ndjesë për vonesën dhe duke theksuar se pret që drejtësia të bëjë punën e saj e pavarur.

“Jam informuar lidhur me masën e arrestit shtëpiak që SPAK-u ka nxjerrë për drejtoren e Shërbimit Informativ të Shtetit, e pres që çdo dyshim i organit të akuzës të hetohet dhe zbardhet deri në fund përmes procesit të pavarur gjyqësor.”

Më tej, Kryeministri nënvizoi punën e deritanishme të Hysenit dhe vlerësimet nga agjencitë partnere, por nërmori një qëndrim të prerë se barazia para ligjit mbetet parim i padiskutueshëm.

“Përtej respektit për punën dhe për personin e Vlora Hysenit… rruga pa kthim që kemi zgjedhur është rruga e pavarësisë së organeve të drejtësisë për të hetuar e gjykuar këdoqoftë, pavarësisht statusit social apo funksionit publik.”

Gjatë reagimit të tij, Rama nuk kursye kritikat ndaj debatit politik dhe mediatik, duke e cilësuar reagimin publik ndaj çështjeve të tilla si një “gjyq mesjetar” që zhvillohet përpara se fjalën ta thotë gjykata.

“…është e pashmangashme mesa duket, që çdo hetim apo masë e marrë nga drejtësia në adresë të personave publikë, të kthehet në një motivim për të grirë mish njeriu në mexhelisin politik e mediatik dhe për të thirrur ‘litarin’ si në sheshet e ekzekutimit mesjetar, kohë përpara sesa gjykata të thotë fjalën e saj.”

Pavarësisht kësaj, ai hodhi poshtë pretendimet e opozitës se veprimet e drejtësisë përbëjnë akt-akuzë kundër mazhorancës, duke argumentuar se pikërisht kjo qeveri i ka hapë rrugën pavarësisë së institucioneve të reja.

“E megjithatë, kurrësesi nuk mund të jetë e vërtetë që veprimet e pavarura të drejtësisë dhe afirmimi i vijueshëm i barazisë para ligjit, të jenë njëkohësisht akt-akuza kundër pikërisht një shumice qeverisëse e cila me kurajo e me vendosmëri, ia ka çelur rrugën drejtësisë së pavarur…”

Në përmbyllje të qëndrimit të tij, Rama rithekësoi parimin e përgjegjësisë individuale dhe konfirmoi masën administrative të marrë ndaj kreut të SHISH-it.

“Pafajësia ose fajësia e një bashkëpunëtori të vendosur nën akuzë është një çështje individuale përballë prokurorisë e gjykatës… Lirimi nga detyra i drejtores së shërbimit është i menjëhershëm, e sapo të kthehem në Tiranë dhe në konsultim me Presidentin e Republikës, do të zgjedhim drejtuesin e ri të Shërbimit Informativ të Shtetit.”

Para

Balluku, Karçanaj dhe Hyseni: Tre gratë e pushtetshme të Edi Ramës që sot përballen me akuzat e SPAK

Pas

Pesë kate pa leje, sekuestrohet hoteli në Ksamil

Nga Kategoria

Nga Prishtina në krye të sekreteve të Tiranës/ Kush është Vlora Hyseni, gruaja që Rama e quajti “garanci” dhe sot hetohet për nxjerrje të sekretit shtetëror
Aktualitet

Aksioni i SPAK shtrihet te klani Troplini, kontrolle në bazat e “Pojës”
Aktualitet

Aksioni i SPAK shtrihet te klani Troplini, kontrolle në bazat e “Pojës”

22.09.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.6k
Tragjedi në Athinë, humbin jetën tre të rinj shqiptarë nga Fieri

Tragjedi në Athinë, humbin jetën tre të rinj shqiptarë nga Fieri

18.09.2026
10.4k
Çfarë përmban marrëveshja e bujshme mes SHBA-së dhe Danimarkës mbi Groenlandën

Çfarë përmban marrëveshja e bujshme mes SHBA-së dhe Danimarkës mbi Groenlandën

21.09.2026
10.4k
Hajdutët marrin 30 mijë euro, i vjedhin edhe lejen e qëndrimit – Grabitet shtëpia e kardinalit shqiptar në Firence, po takohej me mbretin Charles

Hajdutët marrin 30 mijë euro, i vjedhin edhe lejen e qëndrimit – Grabitet shtëpia e kardinalit shqiptar në Firence, po takohej me mbretin Charles

19.09.2026
10.4k
Rama i qan hallin Veliajt pasi ngeli në qeli: Po bëjnë eksperiment social me ty

Rama i qan hallin Veliajt pasi ngeli në qeli: Po bëjnë eksperiment social me ty

15.09.2026
10.4k
Po fshihet në Shqipëri? Autoritetet greke në “gjueti” të Alket Rizait, pista e fundit çon drejt kufirit!

Po fshihet në Shqipëri? Autoritetet greke në “gjueti” të Alket Rizait, pista e fundit çon drejt kufirit!

17.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.6k
Ndryshojnë rregullat në mes të procesit, çfarë ndodh me dosjet e vjetra të pronësisë

Ndryshojnë rregullat në mes të procesit, çfarë ndodh me dosjet e vjetra të pronësisë

21.09.2026
10.4k
Vrasja e Franc Konomit, i biri: Kanë dashur të më vrasin edhe mua dy herë

Vrasja e Franc Konomit, i biri: Kanë dashur të më vrasin edhe mua dy herë

14.09.2026
10.5k
Aksident me vdekje në aksin “Fier-Seman”, shoferi 20 vjeçar braktis mjetin dhe largohet nga vendngjarja

Vdekja e gruas së Alban Hoxhës, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për dy mjekët

19.09.2026
10.4k
“O psikopat…!”/ Redi Muçi e komplimenton për look-un e ri, shihni reagimin e Zegjine Çaushit (VIDEO)

“O psikopat…!”/ Redi Muçi e komplimenton për look-un e ri, shihni reagimin e Zegjine Çaushit (VIDEO)

17.09.2026
10.4k
“Ika në Gjermani pas vrasjes”, gruaja e Franc Konomit: Hotelin ia mori vëllai dhe ia shiti, edhe makinën ku dha shpirt

“Ika në Gjermani pas vrasjes”, gruaja e Franc Konomit: Hotelin ia mori vëllai dhe ia shiti, edhe makinën ku dha shpirt

14.09.2026
10.5k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.