E mërkurë, 11 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

U arrestua në Greqi dhe pranoi 2 vrasjet në Shqipëri, Policia e Shtetit: Shqiptari me 3 identitete, me rrezikshmëri të lartë

Korrieri nga Korrieri
11.11.2026
në Aktualitet, Fokus
A A
U arrestua në Greqi dhe pranoi 2 vrasjet në Shqipëri, Policia e Shtetit: Shqiptari me 3 identitete, me rrezikshmëri të lartë
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me arrestimin në Greqi, pak ditë më parë, të 44-vjeçarit që përdorte identitetin e rremë Nikolin Pali. Sipas njoftimit, bëhet fjalë për një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i cili është pas identifikimit rezulton të jetë Zef Preldakaj, alias Fran Preldakaj, 44 vjeç, i cili në Greqi përdorte emrin Nikolin Pali dhe kishte ndryshuar edhe datëlindjen.

44-vjeçari është i dënuar në Shqipëri me 22 vjet burgim për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, akuzohet edhe për vrasjen e dy shtetasve në Korinth të Greqisë. Ai rezulton me precedentë penalë në Greqi për grabitje me armë dhe shkelje të ligjit për armët dhe posedim të lëndëve narkotike.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit/Finalizohet një tjetër fazë e operacionit me impakt ndërkombëtar, të koduar “The ëanted”

Kjo fazë e operacionit është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Drejtorisë së Interpol Tiranës, Institutit të Policisë Shkencore në Policinë e Shtetit dhe Policisë greke.

Identifikohet me gjeneralitete të sakta një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i kapur në Greqi, i cili përdorte identitet të rremë.

Identifikimi i tij u bë falë ekspertimit të të dhënave biometrike nga specialistët e Institutit të Policisë Shkencore.

44-vjeçari, i dënuar në Shqipëri me 22 vjet burgim për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, akuzohet edhe për vrasjen e dy shtetasve në Korinth të Greqisë, si dhe rezulton me precedentë penalë në këtë shtet për grabitje me armë, posedim të lëndëve narkotike dhe shkelje të legjislacionit për armët dhe lojërat e fatit.

Si rezultat i koordinimit informativ dhe operacional ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të Interpol Athinës, gjatë kësaj faze të operacionit u arrestua shtetasi i kërkuar ndërkombëtarisht, Zef Preldakaj alias Fran Preldakaj, 44 vjeç, i cili në Greqi përdorte identitetin Nikolin Pali dhe kishte ndryshuar edhe datëlindjen.

Në vitin 2008, Gjykata e Shkodrës e ka dënuar këtë shtetas me 22 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave”, kryer në bashkëpunim.

Në vitin 2002, 44-vjeçari dhe shtetasit shqiptarë të arrestuar, A. N. dhe B. D., kanë shkuar në subjektin e shtetasve S. V. dhe S. V., vëllezër, në fshatin Shtoj i Vjetër, me qëllim grabitjen e xhiros ditore. Gjatë tentativës së njërit prej vëllezërve për t’i marrë armën shtetasit B. D., shtetasi A. N. ka qëlluar me armë në drejtim të të dy vëllezërve, të cilët kanë humbur jetën në vendngjarje.

Nga hetimet është provuar se shtetasi Zef Preldakaj alias Fran Preldakaj, gjatë ngjarjes, ka qëndruar te dera e subjektit, për të mbuluar dhe siguruar veprimet e shtetasve A. N. dhe B. D. Pas kryerjes së krimit, ai është larguar së bashku me ta.

Në vitin 2020, ky shtetas është akuzuar nga autoritetet greke në Korinth për vrasjen e një shtetasi grek dhe një shtetaseje ukrainase, trupat e të cilëve u gjetën në një automjet.

Gjithashtu, ai rezulton me precedentë penalë në Greqi për grabitje me armë dhe shkelje të ligjit për armët, në vitin 2014; shkelje të ligjit për rregullimin e tregut të lojërave të fatit, në vitin 2013; si dhe posedim të lëndëve narkotike, në vitin 2005.

Identifikimi i këtij shtetasi dhe individualizimi i akuzave ndaj tij u bënë si rezultat i ekspertimit të thelluar të të dhënave biometrike, të kryer nga ekspertët e Institutit të Policisë Shkencore.

Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet greke për të dokumentuar plotësisht përfshirjen e këtij shtetasi në veprimtari kriminale, si dhe për përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për ekstradimin e tij në Shqipëri.

Para

Votat për Sara Milën në këmbim të ndihmës ekonomike? Dosja zbulon si u përjashtuan 55 familjet pas sigurimit të mandatit

Pas

‘Jam gati të dëshmoj, ballafaqim’, Veliaj kërkesë Ballës: Të ngrihet Komision Hetimor për kërcënimet e Ramës

Nga Kategoria

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…
Aktualitet

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.3k
Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë
Aktualitet

‘Jam gati të dëshmoj, ballafaqim’, Veliaj kërkesë Ballës: Të ngrihet Komision Hetimor për kërcënimet e Ramës

11.11.2026
10.3k
Votat për Sara Milën në këmbim të ndihmës ekonomike? Dosja zbulon si u përjashtuan 55 familjet pas sigurimit të mandatit
Aktualitet

Votat për Sara Milën në këmbim të ndihmës ekonomike? Dosja zbulon si u përjashtuan 55 familjet pas sigurimit të mandatit

11.11.2026
10.3k
Para, seks dhe spiunazh: Rënia e mbretit të Nvidia-s trondit gjithë industrinë e teknologjisë së lartë!
Botë

Para, seks dhe spiunazh: Rënia e mbretit të Nvidia-s trondit gjithë industrinë e teknologjisë së lartë!

11.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

SPAK zgjeron akuzat për Vlora Hysenin, nga korrupsioni te pastrimi i parave. Hetim i transfertave drejt Gjermanisë, dyshohet se përfitoi ryshfet

SPAK zgjeron akuzat për Vlora Hysenin, nga korrupsioni te pastrimi i parave. Hetim i transfertave drejt Gjermanisë, dyshohet se përfitoi ryshfet

09.11.2026
10.4k
Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris

Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris

05.11.2026
10.4k
Mediat greke zbulojnë të kaluarën e Robert Dukës: I akuzuar për përfshirje në 28 grabitje bankash në Greqi

Mediat greke zbulojnë të kaluarën e Robert Dukës: I akuzuar për përfshirje në 28 grabitje bankash në Greqi

09.11.2026
10.4k
Tragjedi në brigjet e Greqisë, 12 emigrantë gjenden të vdekur në një varkë pranë Kretës! Shpëtohen 18 persona, operacione edhe për dy mjete të tjera

Tragjedi në brigjet e Greqisë, 12 emigrantë gjenden të vdekur në një varkë pranë Kretës! Shpëtohen 18 persona, operacione edhe për dy mjete të tjera

09.11.2026
10.4k
E dashura merr “më qafë” trafikantin shqiptar të drogës në Britani

E dashura merr “më qafë” trafikantin shqiptar të drogës në Britani

07.11.2026
10.4k
Historia prekëse e 17-vjeçarit që u gjobit 5 milionë lekë pse doli në protestë

Historia prekëse e 17-vjeçarit që u gjobit 5 milionë lekë pse doli në protestë

09.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

A do të kemi një dimër të ftohtë? Ja çfarë paralajmërojnë meteorologët për motin javët në vijim

A do të kemi një dimër të ftohtë? Ja çfarë paralajmërojnë meteorologët për motin javët në vijim

09.11.2026
10.4k
Dhunë verbale, psikologjike dhe fizike/ DETAJE nga sherri Neda-Ogren Balluku që përfundoi në dyert e Gjykatës

Neda Karafili denoncon Ogren Ballukun për vetëgjygjësi: Nuk më lë të takoj djemtë e mi

08.11.2026
10.4k
Thanë se e sulmoi ariu, zbulohet fati tragjik i Urim Fikut

Detaje të reja: Djali fshiu pamjet e kamerave pas vra sjes së babait

05.11.2026
10.4k
INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..

Alarmi për qumështin me aflatoksinë në Shqipëri/ Dalin analizat, nivelet disa herë më të larta se normat e BE

09.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris

Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris

05.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.