E martë, 29 Shtator, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Emra, adresa dhe të dhëna bankare në shitje online/ FBI zbulon “Rydox”, tregu ilegal i drejtuar nga dy vëllezër shqiptarë!

Korrieri nga Korrieri
29.09.2026
në Aktualitet, Slider
A A
Emra, adresa dhe të dhëna bankare në shitje online/ FBI zbulon “Rydox”, tregu ilegal i drejtuar nga dy vëllezër shqiptarë!
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Emra, adresa, të dhëna bankare dhe kredenciale llogarish shiteshin në një treg ilegal online të drejtuar nga dy vëllezër shqiptarë nga Kosova.

Rydox funksionoi për vite me radhë, duke u ofruar blerësve të dhëna të vjedhura dhe mjete që mund të përdoreshin për mashtrime e krime të tjera në internet.

Dokumentet gjyqësore amerikane, të siguruara nga Radio Evropa e Lirë, tregojnë se si funksiononte ky treg, si e gjurmoi FBI-ja dhe si hetimi çoi te Ardit dhe Jetmir Kutleshi.

Të dy vëllezërit e kanë pranuar fajësinë në SHBA. Jetmir Kutleshi është dënuar, ndërsa Arditi pritet ta mësojë masën ndëshkuese në shkurt të vitit 2027.

Në nëntor të vitit 2022, një përdorues i ri hapi llogari në platformën Rydox, ku depozitoi kriptovaluta me vlerë prej 300 dollarësh amerikanë. Më pas, në këtë uebsajt ilegal, ai bleu rreth 40 paketa, që përmbanin të dhëna të vjedhura personale: emra, adresa, datëlindje, numra të sigurimeve shoqërore dhe të patentë-shoferëve.

Por, blerësi s’ishte përdorues i zakonshëm. Pas tij qëndroi një burim i fshehtë i Byrosë Federale të Hetimit (FBI) të Shteteve të Bashkuara. Mes të dhënave që i siguroi ishin edhe ato të një personi nga Pensilvania, identiteti i të cilit u shit pa dijeninë dhe pa lejen e tij.

Kjo blerje ishte pjesë e hetimit që do t’i çonte autoritetet amerikane te dy vëllezër në Kosovë, Ardit dhe Jetmir Kutleshi, të cilët, sipas prokurorisë, e kishin krijuar dhe e administronin tregun ilegal.

Kush janë Ardit dhe Jetmir Kutleshi?

Radio Evropa e Lirë ka siguruar dokumentet gjyqësore amerikane, përfshirë aktakuzën dhe marrëveshjen për pranimin e fajësisë, që përshkruajnë blerjet e fshehta, gjurmimin e pagesave dhe komunikimet mes administratorëve të tregut ilegal. Ato tregojnë se si funksiononte Rydox, dhe se si u lidh shitja e të dhënave të vjedhura me njerëzit që e drejtonin.

Ndonëse hetimi i FBI-së kishte nisur më 2022, Rydox ekzistonte prej vitesh. Sipas aktakuzës, vëllezërit Kutleshi e administronin tregun e paligjshëm të paktën nga shkurti i vitit 2016. Me një ndërprerje në mes të viteve 2019-2020, platforma ekzistoi deri në fund të 2024-tës, kur edhe pushoi së ekzistuari pas operacionit të autoriteteve amerikane.

Në vitin 2024, ndaj dy vëllezërve u ngrit aktakuzë me gjashtë vepra penale. Jetmir Kutleshi e pranoi fajësinë për pikën e tretë të aktakuzës – “Konspiracion për transferimin, posedimin ose përdorimin e një mjeti identifikues”.

Ai u dënua më 2025, ndërsa në masën e shpallur iu llogarit koha prej rreth 12 muajsh e mbajtur në paraburgim. Me përfundimin e dënimit, sipas vendimit, ai parashihej të kthehej në Kosovë dhe t’i kufizohej hyrja në SHBA. Ndërkaq, vëllai i tij, Arditi, e pranoi fajësinë në shtatorin e 2026-tës, për pikën e parë dhe të gjashtë të aktakuzës: “Konspiracion për pastrim parash” dhe “vjedhje e rëndë e identitetit”. Ai pritet ta mësojë dënimin në fillim të vitit 2027.

Një shtetas i tretë i Kosovës, Shpend Sokoli, u arrestua në Shqipëri si bashkëpunëtor i vëllezërve Kutleshi, dhe, sipas mediave shqiptare, në majin e 2026-tës u dënua në shkallë të parë me 3 vjet e 8 muaj burgim. Radio Evropa e Lirë tentoi të merrte një koment nga avokati mbrojtës i vëllezërve, si dhe nga vetë Jetmir Kutleshi, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk mori përgjigje.

Si funksiononte Rydox?

Për përdoruesit, hyrja në Rydox niste me një adresë emaili dhe një llogari. Për t’i blerë produktet, ata duhej fillimisht të depozitonin kriptovaluta. Tregu pranonte kriptovaluta të disa llojeve, duke përfshirë Bitcoin-in. Paratë kalonin në kuleta digjitale, të kontrolluara nga Rydox, ndërsa përdoruesit mund ta shpenzonin gjendjen e llogarisë për produktet e ofruara.

Në katalog kishte të dhëna kartelash bankare, fjalëkalime, dhe kredenciale për hyrje në llogari emaili, për blerje online, apo për llogari në uebsajte për takime romantike. Shiteshin edhe faqe mashtruese, mjete për dërgimin e mesazheve të padëshiruara, si dhe udhëzues për veprimtari kriminale në internet.

Paketat që bleu burimi i fshehtë i FBI-së njiheshin si “fullz”. Aktakuza i përshkruan ato si grupe të dhënash identifikuese dhe kredencialesh, që zakonisht përdoren për mashtrime financiare.

Pra, blerësit mund të siguronin në një vend të dhëna të vjedhura dhe mjete për t’i përdorur në krime. Dokumentet nuk përcaktojnë çmimin e secilës prej rreth 40 paketave të blera nga burimi i FBI-së – 300 dollarët ishin depozita në llogari, jo domosdoshmërisht shumë e shpenzuar për atë blerje. Sipas të dhënave në aktakuzë, shtrirja e tregut ishte shumë më e madhe.

Për të përfituar nga Rydox, administratorët u kërkonin pagesë edhe atyre që donin të shisnin të dhëna të vjedhura. Sipas aktakuzës, një përdorues duhej të paguante një tarifë të njëhershme për t’u bërë shitës. Gjatë funksionimit të Rydox-it, tarifa luhatej nga 200 deri në 500 dollarë, dhe paguhej në kriptovaluta. Më pas, shitësi e caktonte vetë çmimin e produkteve.

Nga çdo shitje, 60 për qind e shumës i takonte shitësit, ndërsa 40 për qind mbahej nga Rydox. Kështu, tregu siguronte të ardhura si nga tarifat e shitësve, ashtu edhe nga shitjet e tyre. Prapa platformës ilegale kishte edhe punë të përditshme: përgjigje ndaj përdoruesve, pagesa për serverët, përditësime dhe shpërndarje materialesh digjitale apo produktesh.

Sipas pohimit të agjentit të FBI-së, Micah Mayotte, të paraqitur në dokumentin ku kërkohej ekstradimi i vëllezërve nga Kosova, Ardit Kutleshi u përgjigjej kërkesave të përdoruesve, përdorte llogari administrative, dhe paguante domenin dhe shërbimet që e mbanin uebsajtin në funksion.

Jetmir Kutleshi ndihmonte me përditësimin e uebsajtit dhe të serverit, si dhe me një llogari për ruajtjen dhe shpërndarjen e materialeve digjitale. Aktakuza pretendonte, gjithashtu, se të dy përdornin llogari të Rydox-it për të shitur të dhëna të vjedhura për qasje në llogari, faqe mashtruese dhe mjete për mesazhe të padëshiruara.

Veprimtaria pati një ndërprerje nga gushti 2019 deri në shtator 2020. Nga komunikimet mes administratorëve dhe një bashkëpunëtori, FBI-ja arriti në përfundimin se gjatë asaj periudhe ata punonin për ndryshimin dhe përditësimin e uebsajtit.

Gjurmimi i parave ishte një tjetër element që FBI-ja përdori për të lidhur Rydox-in me vëllezërit Kutleshi. FBI tha se një pjesë e të ardhurave kalonte nga kuletat e Rydox-it në kuleta të kontrolluara nga të pandehurit. Ardit Kutleshi, sipas hetuesve, përdorte të ardhurat e tregut edhe për të paguar serverin dhe shërbime të tjera. Përdorimi i parave të përfituara nga krimi për ta vazhduar veprimtarinë ishte një nga elementet e akuzës për komplot për pastrim parash.

Ndërkohë, blerjet e fshehta në Rydox nga FBI-ja vazhduan. Më 22 maj 2024, një burim i fshehtë i FBI-së bleu të dhëna identifikuese të një viktime, dhe të dhëna hyrjeje në një llogari me abonim të një viktime tjetër. Të paktën gjashtë viktima të përmendura në aktakuzë janë nga Distrikti Perëndimor i Pensilvanisë.

FBI-ja tha se intervistoi viktima për të konfirmuar saktësinë e informacionit, dhe për të verifikuar se të dhënat ishin shitur pa lejen e tyre. Hetuesit analizuan edhe një kopje forenzike të serverit të Rydox-it. Uebfaqja e Rydox e bllokuar nga autoritetet amerikane.

Por, për t’i lidhur transaksionet me administratorët, hetuesit shqyrtuan edhe llogaritë që ata përdornin jashtë tregut. Sipas FBI-së, vëllezërit kishin përdorur emrat e vërtetë dhe dokumentet e tyre të identifikimit për të hapur llogari të kriptovalutave. Hetuesit krahasuan adresa emaili dhe numra telefoni. Në llogaritë e tyre gjetën edhe komunikime për administrimin e Rydox-it, ndarjen e fjalëkalimeve, faturat dhe kërkesat e përdoruesve.

Më 12 dhjetor 2024, Ardit dhe Jetmir Kutleshi u arrestuan në Kosovë, me kërkesë të SHBA-së. Në Shqipëri u arrestua edhe Shpend Sokoli, shtetas i Kosovës, të cilin Departamenti amerikan i Drejtësisë e identifikoi si administrator të tretë të Rydox-it. Operacioni goditi edhe infrastrukturën e tregut – autoritetet amerikane sekuestruan domenin, ndërsa FBI-ja dhe policia e Malajzisë i sekuestruan serverët e Rydox-it./rel

Para

13 burra pas Vlora Hysenit

Nga Kategoria

“Kemi besim tek SPAK” – Delegacioni i BE në Tiranë reagon për Vlora Hysenin
Aktualitet

13 burra pas Vlora Hysenit

29.09.2026
10.3k
Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës
Aktualitet

Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

29.09.2026
10.3k
Vdes gjatë ndeshjes futbollisti shqiptar
Aktualitet

Vdes gjatë ndeshjes futbollisti shqiptar

29.09.2026
10.3k
Hoxha: AKSHI, ‘qeveria paralele’ që kontrollonte shtetin, median dhe milionat!
Aktualitet

Lidhja Vlora Hyseni-Ergys Agasi dhe rënia e numrit të vrasjeve, gazetari zbulon shkaqet: Mori krimin nën kontroll!

29.09.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

FOTO/ U arrestua në Rusi, zbulohet portreti i Shpëtim Aliut! (‘Kumbari’ që furnizonte grupet kriminale me drogë, i njohur si ‘Pablo Escobari’ shqiptar)

FOTO/ U arrestua në Rusi, zbulohet portreti i Shpëtim Aliut! (‘Kumbari’ që furnizonte grupet kriminale me drogë, i njohur si ‘Pablo Escobari’ shqiptar)

24.09.2026
10.4k
E RËNDË në Këlcyrë/ Konflikt në familje, 30-vjeçarja merret me forcë në makinë dhe dhunohet nga vëllai dhe xhaxhai i saj!

Vritet 49-vjeçari në Tiranë

24.09.2026
10.4k
Ndryshime në qeveri, ja kush ikën dhe kush vjen!

Ndryshime në qeveri, ja kush ikën dhe kush vjen!

25.09.2026
10.4k
Klani mafioz i Shkodrës në Livigno, pjesë e grupit një 20-vjeçar, pronar i 2 kompanive të ndërtimit në Itali 

Shqiptari tremb kalimtarët në mes të rrugës në Itali, arrestohet

29.09.2026
10.3k
Hoxha: AKSHI, ‘qeveria paralele’ që kontrollonte shtetin, median dhe milionat!

Lidhja Vlora Hyseni-Ergys Agasi dhe rënia e numrit të vrasjeve, gazetari zbulon shkaqet: Mori krimin nën kontroll!

29.09.2026
10.3k
Porti i Durrësit drejt zhvendosjes, por tenderat nuk ndalen/ Miliona euro për godinat që priten të braktisen

Porti i Durrësit drejt zhvendosjes, por tenderat nuk ndalen/ Miliona euro për godinat që priten të braktisen

26.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Vetëdorëzimi i Vlora Hysenit, BKH i trokiti në derë, por… (çfarë pritet të ndodhë tani)

Vetëdorëzimi i Vlora Hysenit, BKH i trokiti në derë, por… (çfarë pritet të ndodhë tani)

23.09.2026
10.4k
“Çdo të hënë pinte kafe me të”, Murrizi bën deklaratën e fortë: Altin Dumani përzuri Vlora Hysenin nga zyra

“Çdo të hënë pinte kafe me të”, Murrizi bën deklaratën e fortë: Altin Dumani përzuri Vlora Hysenin nga zyra

25.09.2026
10.4k
Ligji i ri, pronat me mbivendosje mund të shiten pa u zgjidhur konflikti! Çfarë ndodh me pretenduesit

Ligji i ri, pronat me mbivendosje mund të shiten pa u zgjidhur konflikti! Çfarë ndodh me pretenduesit

24.09.2026
10.4k
Video/ Delina Fico tregon pse i goditi protestuesit me shishe: Kishin 5 minuta që shanin Çuçin!

Video/ Delina Fico tregon pse i goditi protestuesit me shishe: Kishin 5 minuta që shanin Çuçin!

25.09.2026
10.4k

“Prodës iu gjet një snajper super-special në banesë”

23.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.