E premte, 23 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

A do të humbasë Vuçiç? Gjithçka që duhet të dini për zgjedhjet vendimtare në Serbi

Korrieri nga Korrieri
23.10.2026
në Aktualitet, Botë
A A
A do të humbasë Vuçiç? Gjithçka që duhet të dini për zgjedhjet vendimtare në Serbi
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Pas gati dy dekadave në pushtet Aleksandar Vuçiçi këtë të diel për herë të parë do të përballet me një konkurrencë të fuqishme politike.

A do të vidhen zgjedhjet?

Momçillo Marjanoviç, ish-anëtar i partisë serbe në pushtet, SNS, së fundi i ka dhënë një intervistë Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese (BIRN). Ajo që tregoi Marjanoviç nuk është befasi e madhe, por gjithsesi është konfirmim i mënyrës se si funksionon regjimi i Aleksandar Vuçiçit, i cili është në pushtet që nga viti 2012. Sipas Marjanoviçit, pushteti angazhonte demonstrues që paguheshin nga arka e shtetit për t’iu kundërvënë protestave të studentëve dhe opozitës politike, por edhe huliganë për të rrahur kritikët dhe aktivistë për të blerë vota. Në situata të acaruara angazhoheshin edhe kriminelë. “Ne organizonim njerëz nga qytete të tjera, që… të infiltroheshin mes tyre (studentëve), që të sulmonin policinë dhe të hidhnin gurë e mjete piroteknike ndaj saj, në mënyrë që pastaj të mund të fajësoheshin studentët”, tregoi, ndër të tjera, Marjanoviçi.

Një shembull tjetër: Senad Malkiç nga Çaçaku, i cili për shtatë vjet punoi në ndërmarrjen publike komunale “Komunalac”, humbi vendin e punës sepse refuzoi të merrte pjesë në mitingjet e Partisë Përparimtare Serbe të Vuçiçit.

Në zgjedhjet e kaluara – për shembull, në Beograd – regjimi solli mijëra njerëz, duke i regjistruar në adresa të reja dhe duke i futur në regjistrat zgjedhorë. Vuçiç luajti po ashtu rolin e babadimrit, duke shpërndarë para: më 2022 ndau 400 milionë euro nga arka shtetërore. Sivjet, sipas organizatës joqeveritare CRTA, pushteti ka ndarë 1 miliard euro – praktikisht secili qytetar ka marrë nga 50 euro, me sugjerimin propagandistik se këto para vijnë nga Vuçiçi personalisht. Rreziku është i madh që këto shëmti të përsëriten edhe ditën e zgjedhjeve, ndonëse kësaj radhe vigjilenca është më e lartë për shkak të organizimit më të mirë të opozitës.

Sipas ekonomistit çek Jan Ruzhiçka që nga viti 2007, në Serbi kanë hyrë më shumë se 55 miliardë euro investime të huaja të drejtpërdrejta. Mes viteve 2018 dhe 2024, ekonomia u rrit mesatarisht me 3,6 për qind në vit, më shpejt sesa pjesa më e madhe e BE-së, përfshirë anëtarët e vjetër, si dhe më shpejt sesa pjesa tjetër e Ballkanit Perëndimor dhe shtetet anëtare më të reja. “Që nga viti 2012, PBB-ja nominale pothuajse është trefishuar, nga 35 në rreth 97 miliardë euro këtë vit. E matur sipas fuqisë blerëse, Serbia është ngjitur nga 36 në 52 për qind të mesatares së BE-së”.

Roli i diasporës

Ndonëse supozohet se diaspora serbe numëron mbi 4 milionë pjesëtarë, për zgjedhjet e së dielës në Serbi janë regjistruar vetëm 102’147 persona për të votuar jashtë vendit. Diaspora është mjaft kritike ndaj regjimit të Vuçiçit, andaj ai ka bërë përpjekje për të penguar pjesëmarrjen në zgjedhje të mërgimtarëve serbë. Ata mund të votojnë vetëm ditën e zgjedhjeve, në përfaqësitë diplomatike e konsullore serbe dhe vetëm gjatë orarit kur janë të hapura qendrat e votimit në Serbi, nga ora 7:00 deri në 20:00. Kjo ka efektin absurd që serbët që jetojnë në SHBA dhe Australi duhet të votojnë gjatë natës. Ambasada e Serbisë në Otavë të Kanadasë njofton në faqen e saj të internetit se atje mund të votohet nga ora 2:00 e mëngjesit deri në 15:00.

Pse Vuçiç kandidon për postin e kryeministrit?

Më 1 nëntor 2024, në Novi Sad, qytetin e dytë më të madh të Serbisë, u shemb streha e stacionit hekurudhor të saporinovuar. Nën rrënojat që peshonin me tonelata mbetën dhjetëra njerëz; 16 prej tyre humbën jetën. Një nga viktimat ishte Stefani, djali 27-vjeçar i Dijana Hrkës.

Për këtë nënë nuk ka asnjë dyshim se kush e mban përgjegjësinë: presidenti (i atëhershëm) Aleksandar Vuçiç dhe sistemi që ai ka krijuar. Sipas saj, punimet e kryera shkel e shko, mungesa e kontrolleve nga autoritetet shtetërore, klientelizmi dhe korrupsioni ua morën jetën njerëzve të pafajshëm. Që nga atëherë, mijëra njerëz në Serbi – të prirë nga studentët – kanë protestuar kundër regjimit, kanë kërkuar përgjegjësi dhe zgjedhje të lira. Vuçiç është kundërpërgjigjur me represion dhe antimitingje. Meqë në pranverën e ardhshme do t’i mbaronte mandati si president dhe nuk do të kishte më të drejtë të rikandidonte, ai vendosi të dorëzonte postin para kohe dhe të shpallte zgjedhje të parakohshme parlamentare për datën 25 tetor 2026. Në këto zgjedhje ai kandidon për postin e kryeministrit. Duke qenë personifikim i liderit autokrat dhe shembull edhe për autokratë të tjerë të rajonit, Vuçiç ka ndërtuar një rrjet të gjerë klientelist, të cilin dëshiron ta mbajë patjetër në pushtet. Siç thotë profesori Florian Bieber në një intervistë me gazetën gjermane “Süddeutsche Zeitung”: “Ai (Vuçiç) ka ndërtuar një piramidë pushteti, brenda së cilës shumë njerëz të rrethit të tij përfitojnë ekonomikisht dhe politikisht. Zbardhja e të gjitha akuzave për korrupsion, e lidhjeve me krimin e organizuar dhe e keqpërdorimit të shtetit për qëllime partiake do ta vinte pa dyshim në pozitë të vështirë. Humbja e pushtetit do të përbënte kërcënim jo vetëm për të, por edhe për rrethin e tij”.

A mund ta sfidojë Lista Studentore Vuçiçin?

Sipas anketave, Lista Studentore prin me 45 për qind, ndërsa SNS e Vuçiçit mbetet 10 pikë përqindjeje prapa. Lista Studentore përbëhet nga persona pa përvojë të madhe politike apo nga të tillë që s’kanë fare përvojë në politikë. Ideja e krijuesve të kësaj liste ka qenë që para popullit të dalin me ofertën për ndryshim radikal të sistemit dhe një gjë e tillë, sipas tyre, bëhet vetëm me njerëz të rinj, të panjollosur nga sistemi i deritanishëm politik. Listës Studentore i prin Ilija Sërdanoviq, një kardiolog i njohur nga Novi Sadi dhe aktivist shumëvjeçar për mbrojtjen e ambientit jo vetëm në Serbi, por edhe në Mal të Zi. Regjimi e akuzon Sërdanoviqin se është “mjek familjar” i Millo Gjukanoviqit, kryetarit shumëvjeçar të Malit të Zi, të cilin e urrejnë nacionalistët serbë për shkak se më 2006 riktheu pavarësinë e Malit të Zi, prej së cilës kishte hequr dorë “Kuvendi i Podgoricës” në vitin 1918 me vendimin për t’u bashkuar me Mbretërinë Serbe dhe më vonë jugosllave. Gjatë fushatës elektorale, Sërdanoviq ka refuzuar çdo debat të drejtpërdrejtë me Vuçiçin. Ky i fundit, në përpjekjen e dëshpëruar për protagonizëm, inskenoi një “debat” me Sërdanoviqin, duke vendosur mbi një karrige një portret të Sërdanoviqit dhe një gur që zakonisht përdoret për të shtypur turshitë e lakrës.

Cili është qëndrimi i partive ndaj Kosovës?

Partia e Vuçiçit, SNS, pothuajse të gjithë fushatën e ka orientuar kundër fqinjëve. Në fjalimet e tij, autokrati serb ka akuzuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, kryeministrin e Kroacisë Andrej Plenkoviq dhe kryeministrin e MAlit të Zi Millojko Spajiq se angazhohen për ardhjen në pushtet të Listës Studentore, përkrahësit e së cilës i quan “bllokaderë”. Dëshmi për këtë nuk ka ofruar. Vuçiç edhe kësaj radhe ka recituar vargun se “Kosova është pjesë e Serbisë” dhe është krenuar se nuk i ka vendosur sanksione Rusisë, siç ka kërkuar BE-ja.

Sa i përket Kosovës, studentët nuk mbajnë qëndrim të ndryshëm nga ai i Vuçiçit. Edhe ata pretendojnë se Kosova është pjesë përbërëse e Republikës së Serbisë dhe se një zgjidhje e qëndrueshme mund të arrihet “vetëm nëpërmjet rrugës paqësore, përmes dialogut, në përputhje me Kushtetutën e Serbisë, Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtare”. Këtë verë studentët publikuan “Memorandumin për Kosovën dhe Metohinë”, ku thuhet: “Kosova dhe Metohia janë pjesë e patjetërsueshme dhe përbërëse e Republikës së Serbisë. Ky fakt nuk është vetëm një kategori kushtetuese, por një imperativ historik dhe moral, thelbi i të cilit nuk është objekt negociatash”. Në pikën e tretë të “Memorandumit” theksohet se “si popull i pjekur dhe me histori, jemi të vetëdijshëm se çështja e Kosovës dhe Metohisë nuk mund të zgjidhet në izolim, por vetëm brenda dinamikave të ndërlikuara të bashkësisë ndërkombëtare. Serbia duhet të bashkëpunojë në mënyrë aktive dhe konstruktive me të gjitha organizatat ndërkombëtare përkatëse, duke i njohur si partnere të domosdoshme në gjetjen e zgjidhjes më të përshtatshme dhe të qëndrueshme, brenda kuadrit të Kushtetutës së saj”. Kryesuesi i listës studentore “Studentët fitojnë”, Ilija Sërdanoviq, deklaroi për BBC-në se “qëndrimi i Listës Studentore për Kosovën përcaktohet nga Kushtetuta e Serbisë dhe asnjë organizatë politike nuk ka të drejtë ta ndryshojë atë”.

Çfarë mund të pritet pas së dielës?

Profesori Florian Bieber, në intervistën për “Südduetsche Zeitung”, parashikon se “rezultati mund të jetë shumë i ngushtë. Në këtë rast, manipulimet zgjedhore, që me gjasë do të ndodhin, do të kishin ndikim krejt konkret në rezultat. Kjo, nga ana tjetër, e rrit mundësinë që pas shpalljes së rezultateve të ketë sërish protesta. Është e mundur që të dyja palët të shpallin fitoren dhe Serbia të hyjë më pas në një periudhë pasigurie të madhe”.

Para

Pentagoni po krijon fshehurazi një agjenci të re elitare për sabotim teknologjik kundër vendeve rivale

Pas

“Kush i tërheq fijet?” – “Deutsche Welle”: Nga Rusia te Antifa, si përpiqet Rama të delegjitimojë protestën studentore

Nga Kategoria

Rama mbështet kandidaturën e Lana Nusseibeh për drejtimin e OKB-së: Pas kaq shumë burrash, një grua do të ishte shpresë e re
Aktualitet

Rama mbështet kandidaturën e Lana Nusseibeh për drejtimin e OKB-së: Pas kaq shumë burrash, një grua do të ishte shpresë e re

23.10.2026
10.4k
“Po na marrin tokën të huajt” – Rama: Shqipëria i përket Zotit dhe mikut, ku do ishin shqiptarët nës grekët do thoshin Greqia i përket grekëve
Aktualitet

Rama ultimatum ministrave: Të gjithë drejtorët e institucioneve të japin dorëheqjen!

23.10.2026
10.3k
“Kush i tërheq fijet?” – “Deutsche Welle”: Nga Rusia te Antifa, si përpiqet Rama të delegjitimojë protestën studentore
Aktualitet

“Kush i tërheq fijet?” – “Deutsche Welle”: Nga Rusia te Antifa, si përpiqet Rama të delegjitimojë protestën studentore

23.10.2026
10.4k
Pentagoni po krijon fshehurazi një agjenci të re elitare për sabotim teknologjik kundër vendeve rivale
Aktualitet

Pentagoni po krijon fshehurazi një agjenci të re elitare për sabotim teknologjik kundër vendeve rivale

23.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Nuk gënjehemi më!”/ Nga protestat e verës te revolta studentore, Shqipëria kërkon ndryshim rrënjësor

“Nuk gënjehemi më!”/ Nga protestat e verës te revolta studentore, Shqipëria kërkon ndryshim rrënjësor

17.10.2026
10.4k
Gjykata e Tiranës vendos ekstradimin drejt Turqisë të aktivistes politike Julide Yazici

Gjykata e Tiranës vendos ekstradimin drejt Turqisë të aktivistes politike Julide Yazici

21.10.2026
10.4k
Hakerohet telefoni i Jared Kushner, dalin miliardat në llogaritë sekrete me sauditët

Hakerohet telefoni i Jared Kushner, dalin miliardat në llogaritë sekrete me sauditët

23.10.2026
10.3k
Vilat në Dhërmi dhe Palasë, gati kërkesa e dytë e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

SPAK i komunikon akuzat përfundimtare Belinda Ballukut: 9 raste për shkelje të barazisë në tendera, korrupsion dhe pastrim parash

20.10.2026
10.4k
Në kulmin e protestave në Tiranë, kryeministri Rama shkon të hënën në Vjenë

Gazetari përplaset me socialistin: Ka katër ditë që po i masakroni protestuesit, jemi një hap larg ’97-ës

20.10.2026
10.4k
“Nuk duhen fajësuar ‘duart e huaja’ për trazirat”, analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita nuk bind

Protestat në Tiranë, 310 të lënduar që prej 13 tetorit: Mes tyre 191 efektivë policie

20.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos e ndërto avllinë këtu”, si përshkallëzoi sherri mes tre vëllezërve nga Tropoja dhe ushtarakut nga Tirana!

“Mos e ndërto avllinë këtu”, si përshkallëzoi sherri mes tre vëllezërve nga Tropoja dhe ushtarakut nga Tirana!

19.10.2026
10.5k
Letra e dorëheqjes që Shqipëria meritonte të lexonte

Letra e dorëheqjes që Shqipëria meritonte të lexonte

21.10.2026
10.5k
Kush është aktivistja Evanthi Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës

Kush është aktivistja Evanthi Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës

17.10.2026
10.4k
Si u “peshkua” Leli Kaja? Ku u gjetën 4 milionë lekë dhe 28 mijë euro, biznesmeni i njohur që e futi në “kurth”! (Emri)

Si u “peshkua” Leli Kaja? Ku u gjetën 4 milionë lekë dhe 28 mijë euro, biznesmeni i njohur që e futi në “kurth”! (Emri)

21.10.2026
10.4k
Një mur rrethues u bë shkak? Si nisi sherri mes vëllezërve tropojanë dhe ushtarakut nga Tirana

Një mur rrethues u bë shkak? Si nisi sherri mes vëllezërve tropojanë dhe ushtarakut nga Tirana

20.10.2026
10.4k
A e shfrytëzoi Edi Rama bisedën me studentin për t’i përcjellë një mesazh Saimir Tahirit?

A e shfrytëzoi Edi Rama bisedën me studentin për t’i përcjellë një mesazh Saimir Tahirit?

22.10.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.