E martë, 17 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

Korrieri nga Korrieri
16.11.2026
në Aktualitet
A A
Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

“Mbaji miqtë afër, por armiqtë akoma më afër”, kjo është një shprehje që mori popullaritet global nga filmi “Kumbari”, si një këshillë e luftës mes mafiozësh duket se shpjegon më së miri sjelljen e Edi Ramës përkundrejt Erion Veliajt, kryebashkiakut të arrestuar i Tiranës që ka nisur rebelimin kundër numrit 1 të Partisë Socialiste.

Në mbledhjen e asamblesë në Lalëz u pa një fytyrë tjetër e kryeministrit, që nuk përputhet aspak me atë që përshkruajnë letrat e shkruara në qelitë e Fierit, ku i paraburgosuri VIP e ulëret zemërimin e tij ndaj Ramës.

Në ato letra përshkruhet një Edi Ramë që përdor metodat e kreut të një familjeje mafioze: luan fijet në prapaskenë, nëpërmjet shantazheve dhe kërcënimeve që i burojnë nga kontrolli i organeve të drejtësisë. Sipas Veliajt, ishte Rama që urdhëroi transferimin e befasishëm të tij nga Durrësi në qelitë e Fierit, duke e futur në karantinë. Është po Rama, thotë ai, që negocion me prokurorët e SPAK-ut për vitet e tij të burgut dhe që e ka shantazhuar, nëpërmjet korrierit Toni Gogu, me 100 vjet burg nëse nuk dorëzon bashkinë e Tiranës.

Veliaj thotë se linçimi provohet edhe tek refuzimi për një ndërhyrje kirurgjikale në këmbën e thyer. Ai vazhdon më tej me akuzat se Rama i sundon socialistët nëpërmjet frikës dhe se, pikërisht për këtë, duhet shkarkuar me një mocion mosbesimi në asamble.

Por si iu përgjigj Rama kësaj stuhie që po i gatuan Veliaj? Në asamble, ndryshe nga sa thotë kryebashkiaku në letrat e tij, u pa një lider i vetëpërmbajtur në raport me Veliajn.

Rama nuk e kurseu ndëshkimin kur erdhi çështja për fjalimin që mbajti Spiropali në asamble, apo për rolin që ka luajtur avokati Plarent Ndreca. Ai kaloi në ekstrem dhe kërkoi përjashtimin e tyre.

Kurse për Veliajn, që e ka akuzuar për shumë më tepër, u tregua i butë. Qëndrimin e moderuar e shpjegoi me shprehjen: ““Për atë jo, sepse i ka duart e lidhura”.

Kjo butësi u pa edhe në fjalimin që mbajti publikisht. Çuditërisht, e mbrojti kryebashkiakun kur tha se paraburgimi i tij ishte absurd. Ndërsa kërkesa për shkarkimin e tij, sipas kryeministrit, motivohej thjesht nga nevoja për mbarëvajtjen e punëve në administrimin e qytetit.

“Do gjeni fjalë të miat për paraburgimin e kreut të Bashkisë së Tiranës. Është absurd dhe mbetet një çështje që është një çështje e demokracisë” tha ai.

Çfarë do të thotë kjo? Përse e ka zgjedhur Rama këtë strategji përballë akuzave kaq të rënda që artikulon kryebashkiaku nga burgu? Arsyet janë disa.

E para lidhet me vetë rrëfimin e Veliajt, faktin se një përgjigje flakë për flakë është ajo që i duhet edhe kryebashkiakut. Duke iu përgjigjur me përjashtim nga partia dhe duke iu kthyer me të njëjtën monedhë, kryeministri do të konfirmonte çdo pretendim për linçim. Bëhet fjalë për të gjithë zinxhirin që tregon Veliaj: që tek mbështetja e SPAK-ut nën rrogoz për ta arrestuar, transferimi, tek shantazhi me burg e deri te refuzimi për mjekim.

Arsyeja e dytë është se, në kushtet ku është, Erion Veliaj ka shumë më pak për të humbur sesa Edi Rama dhe mundësia që të rrëfejë mbi aferat e përbashkëta, edhe duke rënduar më tej veten, mbetet ende një opsion. Ai gjendet i izoluar në një birucë burgu, me 13 akuza të ngarkuara nga SPAK dhe me 2 vite burg në shpinë. Ka humbur karrierën politike dhe miqtë, është larg familjes dhe për çdo ditë bindet se do të kalojnë shumë vite para se të jetë i lirë. Në këto kushte, nëse provokohet më tej, mund të kthehet në një kokëçarje akoma më të madhe për Ramën.

Arsyeja e tretë lidhet me atë që ka ndodhur në të kaluarën: kjo qetësi sa për sy e faqe, ky solidaritet i rremë ka funksionuar në të shkuarën. Pak para se ta arrestonin, Veliaj u “vu në gjumë” me disa dalje përkrah Edi Ramës që iu pëgjigj pozitivisht ftesave të kryebashkiakut në disa aktivitete publike. Ulja e të dyve krah njëri-tjetrit para kamerave u lexua si një mburojë e mazhorancës për akuzat e SPAK. Por kaluan disa ditë dhe në zyrën e bashkisë së Tiranës u shfaqën policët që arrestuan kryebashkiakun.

Kjo qetësi e Ramës në këto momente është e ngjashme. Edhe tani, që e quan paraburgimin e Veliajt “absurd”, Rama po i tregon Veliajt fytyrën e një ati politik, që gjithsesi mund të të falë për gabimet që bën. Siç rezultoi para dy vitesh, kjo është fytyra më e rrezikshme: ajo që, pas qetësisë së shfaqur, paralajmëron një furtunë të re për kryebashkiakun.

Para

Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën

Pas

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin italian Francesco Becchetti

Nga Kategoria

Pandit i shërohet goja: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!
Aktualitet

Pandit i shërohet goja: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!

17.11.2026
10.4k
Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?
Aktualitet

Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

17.11.2026
10.4k
Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin italian Francesco Becchetti
Aktualitet

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin italian Francesco Becchetti

17.11.2026
10.4k
Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën
Aktualitet

Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën

16.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë

“Merru me organet e drejtësisë, jo të partisë” – PS i përgjigjet Veliajt pas kërkesës së tij për të marrë pjesë në Asamblenë e socialistëve

11.11.2026
10.4k
Burgu e zgjidh këtë punë! Kontrolli zbulon shkeljen, nafta u shit 33% më lirë për të shmangur taksat (Dokumenti)

Albpetrol po e dorëzon Gorishtin mes rënies së prodhimit! Fituesi amerikan me 14.7 milionë dollarë detyrime dhe zero të ardhura

15.11.2026
10.4k
Nga Kurum te Albchrome, zbulohet bashkëpunimi 18-vjeçare mes Teuta Ustundag dhe Koray Zeytinoglu! Dokumentet dhe roli i tyre në kompanitë turke që bëjnë lëmsh vendin

Nga Kurum te Albchrome, zbulohet bashkëpunimi 18-vjeçare mes Teuta Ustundag dhe Koray Zeytinoglu! Dokumentet dhe roli i tyre në kompanitë turke që bëjnë lëmsh vendin

16.11.2026
10.4k
Gazetari zbulon detajet e Asamblesë së PS: Dy ministra mund të japin dorëheqjen, për të kandiduar për kryebashkiakë

Gazetari zbulon detajet e Asamblesë së PS: Dy ministra mund të japin dorëheqjen, për të kandiduar për kryebashkiakë

13.11.2026
10.4k
Detaje të reja nga shpërthimi me tritol në banesën e 33-vjeçarit në Patos, pista kryesore ajo e hakmarrjes!

Detaje të reja nga shpërthimi me tritol në banesën e 33-vjeçarit në Patos, pista kryesore ajo e hakmarrjes!

16.11.2026
10.4k
KLSH zbulon abuzime dhe shkelje në 7 bashki: Miliarda lekë taksa të pambledhura, tendera me probleme dhe investime që nuk u shërbejnë qytetarëve

KLSH zbulon abuzime dhe shkelje në 7 bashki: Miliarda lekë taksa të pambledhura, tendera me probleme dhe investime që nuk u shërbejnë qytetarëve

13.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.