E enjte, 19 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

1 në 3 pasuri të sekuestruara nuk është marrë në dorëzim: A po përdoren sërish nga krimi i organizuar?

Korrieri nga Korrieri
19.11.2026
në Aktualitet, Fokus, Slider
A A
1 në 3 pasuri të sekuestruara nuk është marrë në dorëzim: A po përdoren sërish nga krimi i organizuar?
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Integrimi në Bashkimin e Europian është synimi i Shqipërisë. Çelja e kapitujve për anëtarësim është nisja e një procesi gjatë të cilit vendi ynë duhet të përmbushë kriteret e përcaktuara. Kapitulli 23 “Gjyqësori dhe të drejtat themelore” mbetet një sfidë për Shqipërinë, pasi lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar pritet të prodhojë rezultate të prekshme për të garantuar se askush nuk është i paprekshëm para ligjit.

Një ndër pikat kyçe është konfiskimi pasurive të krimit të organizuar. Krimi investon në prona, biznese, automjete, toka dhe asete të tjera, duke kthyer aktivitetin e paligjshëm në një perandori ekonomike.

BE: Kapaciteti i SPAK-ut në hetimet financiare është rritur më tej krahas përdorimit sistematik të hetimeve financiare, ndërsa vendimet për konfiskim pasurie kanë rënë nga 20 në 8. Shqipëria duhet të rrisë ndjeshëm numrin e referimeve në SPAK nga autoritetet e tjera, i cili mbetet shumë i ulët. Kapaciteti dhe organizimi i brendshëm i SPAK për të trajtuar një Ngarkesa në rritje e punës ende kërkon vëmendje.

Vlera e aseteve të sekuestruara dhe të konfiskuara në rastet e korrupsionit ka mbetur e kufizuar. Gjatë vitit 2025, asetet e sekuestruara dhe të konfiskuara nga SPAK arritën në total 45.4 milionë euro, por vetëm 1.2 milionë euro iu referuan procedurave të korrupsionit të nivelit të lartë, me vlerën e aseteve të konfiskuara të kufizuar në afërsisht 100 mijë  euro. Në vitin 2025, SPAK nuk lëshoi asnjë vendim për sekuestrimin e aseteve në rastet që përfshijnë vepra të thjeshta penale të korrupsionit. Raporti midis aseteve të sekuestruara dhe të konfiskuara nuk është ende i kënaqshëm, duke sugjeruar nevojën për të zbatuar më tej masat e zgjeruara të konfiskimeve, si dhe konfiskimet jo të bazuara në dënim, duke përfshirë konfiskimet nga palë të treta dhe ato të bazuara në vlerë. Gjurmimi dhe rikuperimi i aseteve është forcuar, me qëllim reduktimin gradual të këtij boshllëku dhe rritjen e efektivitetit të konfiskimeve përfundimtare.

Shifrat e raportit të Komisionit Evropian për vitin 2026 zbulojnë një hendek nga viti në vit. Në vitin 2025, Shqipëria raportoi rreth 61 milionë euro pasuri të sekuestruara, kundrejt 21 milionë eurove një vit më parë. Por pasuritë e konfiskuara, pra ato që kanë kaluar në fazën përfundimtare të konfiskimit, ranë nga 10 milionë euro në vitin 2024, në vetëm 1.9 milionë euro në vitin 2025.

“Shqipëria inkurajohet të rrisë përdorimin e sekuestrimit dhe konfiskimit parandalues të aseteve, duke përfshirë konfiskimin pa dënim dhe konfiskimin nga një palë e tretë. Në vitin 2025, Shqipëria raportoi rreth 61 milionë euro asete të sekuestruara, (21 milionë euro në vitin 2024) dhe 1.9 milionë euro asete të konfiskuara (10 milionë euro në vitin 2024)”.

Një diferencë që nuk mund të lexohet automatikisht si humbje apo dështim, sepse sekuestrimi dhe konfiskimi janë dy faza të ndryshme të procesit. Por vetë Komisioni Evropian kërkon një raport më të qëndrueshëm mes tyre dhe më shumë rezultate përfundimtare në goditjen e pasurive kriminale. Nga ana tjetër nënvizon mungesën e një strategjie për identifikimin dhe konfiskimin e aseteve kriminale jashtë vendit.

“Ende nuk ka një strategji, një qasje sistematike për identifikimin dhe konfiskimin e aseteve kriminale që ndodhen jashtë vendit ose të paarritshme. Shqipëria duhet të zbatojë në mënyrë të qëndrueshme rregullat mbi konfiskimin e zgjeruar dhe ngrirjen paraprake të aseteve, për të parandaluar humbjen e vlerës së tyre ekonomike nga asetet”.

Sipas raportit, Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara ka nevojë të forcojë kapacitetet dhe procedurat për administrimin në kohë, përdorimin transparent dhe ruajtjen e vlerës ekonomike të këtyre aseteve. Raporti ngre shqetësime edhe për mungesën e një portofoli dixhital në pronësi të shtetit për administrimin e kriptomonedhave dhe aseteve virtuale.

Ekziston nevoja për të garantuar menaxhimin në kohë dhe të duhur të aseteve të sekuestruara dhe të konfiskuara, duke përfshirë asetet virtuale dhe kriptomonedhën, pasi nuk ka asnjë portofol dixhital në pronësi të shtetit. Ripërdorimi i aseteve të konfiskuara për qëllime sociale duhet të zgjerohet më tej.

Rekomandohet të sigurohen vendime përfundimtare, përmirësimi i efikasitetit të sistemit të rikuperimit dhe menaxhimit të aseteve,  zgjerimi i përdorimit të pasurive të konfiskuara për qëllime sociale etj

“Të forcojë dhe konsolidojë më tej historikun e hetimeve, ndjekjeve penale dhe gjykimeve të rasteve të korrupsionit dhe të sigurojë më shumë dënime përfundimtare, veçanërisht në rastet e profilit të lartë. përmirësoni efikasitetin e sistemit të rikuperimit dhe menaxhimit të aseteve duke forcuar bashkëpunimi operacional i zyrës së rikuperimit të aseteve, veçanërisht me zyrat e rikuperimit të aseteve në shtetet anëtare të BE-së”.

Burimi i forcës për krimin e organizuar është fuqia financiare. Nëse kjo shtyllë cënohet, fitorja ndaj së keqes afrohet! Vitet e fundit, aksionet e SPAK dhe prokurorive të rretheve kanë sjellë sekuestron e mijëra aseteve të botës së krimit. Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara ka hartuar dy katalogë me pronat e sekuestruara dhe të konfiskuara. Menaxhimi ka dy sfida serioze, nga rreziku që njerëzit e krimit të vijojnë të vjelin fryte, tek degradimi dhe zhvlerësimi financiar i pronave.

“Një agjenci e tillë duhet të jetë shumëfunksionale, duhet të ketë shumë drejtori brenda, nuk duhet të ketë vetëm administrimin. Kjo agjenci kishte paraqitur në planin e saj që, nga 14 punonjës, të bënte një rritje të stafit në 34. Unë mendoj se duhet të ketë akoma më shumë. Është një institucion që menaxhon pjesën më delikate. Pse e themi më delikate? Sepse, së pari, është në hapin e parë, kur prona është e sekuestruar, dhe duhet mbajtur mirë, se është si ajo shprehja: “Mbaje mirë këtë, se është e botës, nuk është e imja”, u shpreh Bledar Meminaj, avokat

“Me zhvillimet e reja po shohim që ka një trend gjithnjë e më shumë në rritje të ritmit të sekuestrimit të pasurive të caktuara. Puna e SPAK-ut, pra të gjitha dosjet e SPAK-ut, ka çuar në rritjen e aseteve që janë sekuestruar nga shteti dhe janë në dispozicion të shtetit. Natyrisht, nuk janë pronë e shtetit, por janë në dispozicion të shtetit”, u shpreh Pano Soko, ekspert ekonomie.

1 në 3 pasuri të sekuestruara nuk është marrë në dorëzim! A po përdoren sërish nga krimi i organizuar?!

Hulumtimi i dokumenteve tregon se hallka më e dobët nis pasi vendimi është dhënë: te marrja fizike në dorëzim, identifikimi i saktë, ruajtja, vlerësimi dhe destinacioni përfundimtar. Rezulton se 1 mijë e 118 pasuri të sekuestruara nuk janë marrë në dorëzim, pavarësisht vendimit për sekuestro. Një pjesë e tyre janë pronë e shtetit pasi janë të konfiskuara përfundimisht. Por, de fakto, ato kanë mbetur në duart e të fortëve. Kjo do të thotë se ato prona, vijojnë e mbushin arkat e krimit nën hundën e institucioneve!

“Rezultojnë gjithsej 3.618 pasuri të sekuestruara, nga të cilat 2.500 pasuri janë marrë në dorëzim nga AAPSK-ja, ndërsa 1,118 pasuri ende nuk janë marrë në dorëzim. Në kuadër të ekzekutimeve të vendimeve për konfiskimin e pasurive rezulton se janë në total 1,033 pasuri”.

“E para dhe kryesorja, duhet të theksojmë që lufta kundër parasë kriminale nuk është thjesht luftë kundër një grupi të caktuar njerëzish; është luftë për demokracinë, sepse paraja kriminale dëmton rëndë demokracinë. Ne dimë rastet e shumë politikanëve që u promovuan dhe dekriminalizimi i nxori jashtë”, u shpreh Arben Malaj, ekspert ekonomie.

Marrja në dorëzim e pasurisë kur prona sekuestrohet është një proces kompleks që shpesh shoqërohet me pasaktësi rreth pronës dhe zotëruesit. Referuar të dhënave zyrtare dhe detajeve që paraqiten në dokumente, kur specifikojnë të dhënat e pasurisë, rezultojnë emra të ndryshëm apo tjetërsim prone përpara konfiskimit të saj.

“Krijon problematika të ndryshme sepse e para e dënon personin paraprakisht dhe sekuestro nuk mund të kthehet kurrë në një dënim paraprak të personit por konfiskimi është dënimi që merr personi..”, u shpreh ish-prokurori, Florian Bonjaku.

Para

Shqipëria ndalon cigaret elektronike “vapes” dhe qeskat me nikotinë, kur nis bllokimi

Pas

Si dështoi atentati ndaj biznesmenit izraelit

Nga Kategoria

Si dështoi atentati ndaj biznesmenit izraelit
Aktualitet

Si dështoi atentati ndaj biznesmenit izraelit

19.11.2026
10.3k
Shqipëria ndalon cigaret elektronike “vapes” dhe qeskat me nikotinë, kur nis bllokimi
Aktualitet

Shqipëria ndalon cigaret elektronike “vapes” dhe qeskat me nikotinë, kur nis bllokimi

19.11.2026
10.3k
DETAJET/ Detyrim i ri për bizneset: Certifikoni çdo vit aktivitetin ose gjobë 600 euro!
Aktualitet

DETAJET/ Detyrim i ri për bizneset: Certifikoni çdo vit aktivitetin ose gjobë 600 euro!

19.11.2026
10.3k
Shehaj kap në spital policët e Komisariatit 1 që rrahën të riun: Presion për t’i ndryshuar dëshminë
Aktualitet

Shehaj kap në spital policët e Komisariatit 1 që rrahën të riun: Presion për t’i ndryshuar dëshminë

18.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Detaje të reja nga shpërthimi me tritol në banesën e 33-vjeçarit në Patos, pista kryesore ajo e hakmarrjes!

Detaje të reja nga shpërthimi me tritol në banesën e 33-vjeçarit në Patos, pista kryesore ajo e hakmarrjes!

16.11.2026
10.4k
Bashkia e Tiranës dha leje për ndërtime me vlerë 1.8 miliardë euro në 2024, mbledh rekord nga taksat 

Kandidat i “përbashkët” për Bashkinë e Tiranës, opozita e përçarë

16.11.2026
10.4k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

18.11.2026
10.4k
‘Jam i mbrojtur me shtet’/ Bisedat në Sky ECC të grupit Çela-Çopja: Ministrit, antidrogës dhe gjykatësve i jap rrogë

‘Jam i mbrojtur me shtet’/ Bisedat në Sky ECC të grupit Çela-Çopja: Ministrit, antidrogës dhe gjykatësve i jap rrogë

18.11.2026
10.4k
Tragjedia në New York, mes 8 viktimave nga shembja e ndërtesës edhe dy fëmijë

Tragjedia në New York, mes 8 viktimave nga shembja e ndërtesës edhe dy fëmijë

13.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

18.11.2026
10.4k
Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

15.11.2026
10.4k
Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

17.11.2026
10.4k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.