E premte, 21 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Fokus

Perandoritë e Manes dhe Kastratit drejt rënies? Gazetarja: Një bie njëqind ngrihen

Korrieri nga Korrieri
07.05.2023
në Fokus, Slider
A A
Perandoritë e Manes dhe Kastratit drejt rënies? Gazetarja: Një bie njëqind ngrihen
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Nga Ola Xama

Disa ditë më parë në një shkrim në portalin oligarika.al, i titulluar “Shumë të mëdhenj për të rënë” hidhej ideja se disa nga biznesmenët më të mëdhenj në vendin tonë janë fuqizuar aq shumë, sa rrëzimi i tyre do të sillte pasoja të rënda në ekonomi dhe në jetën e qytetarëve, ndaj ky skenar është i pamundur pasi edhe sikur të duan ata, nuk i le njeri.

Shkrimi merr si shembull teorinë ekonomike “Too big to fail” e cila u aplikua në krizën e vitit 2008, kur SHBA-të u goditën nga kriza financiare. Në qendër të saj është teza se kur një sektor, kompani apo konglomerat ka rëndësi strategjike brenda sistemit ekonomik, falimenti do të sillte katastrofë – ndaj dhe bëhet e domosdoshme ndërhyrja e qeverisë për ta shpëtuar, jo për të mbrojtur pronarin e saj por interesin publik.

Alarmi, Samir Mane dhe Shefqet Kastrati kanë kapur prej fyti ekonominë shqiptare, në lojë edhe Tirana Bank

Kjo është një nga teoritë më të kritikuara gjatë periudhës të post krizës financiare ku janë hedhur dyshime se taksat e amerikanëve u përdorën për të shpëtuar 8 bankat më të mëdha, pasurinë e më të pasurve dhe nuk pati ndëshkime për drejtorët dhe menaxharët e riskut apo zyratrët e SEC-ut. Paketa shpëtuese i kushtoi SHBA-ve një rritje eksponenciale të borxhit publik dhe kjo dha efekte zinxhir në shumë sektorë, pasi rriti frikshëm interesat e kredisë, ndërsa nga ana tjetër bankat vijuan ekzekutimin e kolateraleve (shtëpive) edhe pse morrën paratë, duke zhytur mijra njerëz në varfëri. Kjo teori u vendos të mos aplikohej në rastin e falimentimit të bankave në Silicon Valley këtë vit, ku asetet e 3 bankave këtë herë ishin më të mëdha se të 25 të tjerave që u mbyllën në krizën e 2008-s.

Në rastin shqiptar, me këtë teori sqarohej se duam apo s’duam, dy nga më të pasurit e vendit, Samir Mane dhe Shefqet Kastrati sot përbëjnë interes publik pasi zotërojnë mbi 10% të prodhimit kombëtar të vendit. Por nëse në SHBA shprehja është “Shumë i madh për të rënë”, në Shqipëri të parët tanë kanë një tjetër “Një bie, njëqind ngrihen”. Ndaj rasti i Manes dhe Kastratit nuk duhet parë se sa të domosdoshëm janë bërë ata brenda sistemit, por duke shtruar pyetje tjetër: A do të vazhdonin të pasuroheshin nëse do të kishte një sistem të drejtë?

Nëse qeveria nuk bën më tendera të porositur patjetër që do të binin shitjet për disa biznese, por do të fitonin ca të tjerë. Do iknin 10 veta nga një kompani X, për të shkuar te një Y. Nëse licencat në sektorin bankar nuk do të jepeshin në konflikt interesi dhe institucionet do të funksionin, nuk do të caktoheshin çmimet e ndërtimit në një zonë nga një njeri i vetëm. Nëse nuk do të rridhte informacioni nga institucionet, nuk do të kapej tregu bankar me oferta të mira për depozita një javë para se të rritet norma e interesit. Nëse do të hiqeshin monopolet, të futeshin më shumë firma në rrugë, porte, aeroporte, naftë, ushqime etj., disa segmente të caktuara të perandorive të biznesmenëve dhe mund të binin, por 10, 100, 1000 të tjerë do të hynin në treg. Kjo nuk do të sillte krizë, por zhvillim. Më shumë konkurrencë, shërbime më të mira, përgjegjësi korporative dhe vizion ekonomik.

As sistemi bankar nuk do të pësonte gjë. Kreditë e dhëna mund të vazhdojnë të paguhen edhe nëse i ulet fitimi kompanisë dhe pjesa më e madhe e tyre janë me kolateral. Sa i takon çështjes se njëri prej tyre është pronar banke, do të sqaroja se banka nuk është klasifikuar me rëndësi sistemike dhe nga ana tjetër rënia e fitimeve të bizneseve të tjera të pronarit nuk lidhet me aftësinë paguese të kredive, pasi kreditë nuk janë dhënë brenda grupit të tij. Nëse ata dinë të bëjnë biznes, le të dalin në mjedis të lirë dhe jo me tregje që caktohen me ligj ku marrin toka, koncesione, tendera ku fitimi është i garantuar. Nëse i hiqen privilegjet dhe bien, nuk do të ndodhë asgjë, përkundrazi më shumë mirëqënie do të ketë!

Teza nëse lind në një klasë vdes aty, je i pasur mbetesh i pasur, se shteti është ai që cakton fatin e individit, se brenda sistemit duhet të bindemi pasi çfarëdo të bëhet pushteti dominon qytetarin, nuk i shërben modelit të shoqërisë së hapur. Ne nuk marrim kuptim nga shteti, që ai na bën të pasur – ai na mban të tillë. Në thelb të çdo sistemi demokratik është meritokracia dhe individualizmi. Ndaj skenari se çfarëdo që të ndodhë do të kemi të njëjtët emra është pesimist dhe “historicist” nëse do të përdornim termin e Poperit te libri “Shoqëria e hapur dhe armiqtë e saj”.

Para

Gjendet e braktisur foshnja në Golem! Nëna 22-vjeçare e mbështolli me batanije dhe e la mes shkurreve, shpallet në kërkim 

Pas

5 persona ‘ia plasin grushtit’ për një vend parkimi, 3 prej tyre përfundojnë në spital

Nga Kategoria

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë
Aktualitet

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë
Aktualitet

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi
Aktualitet

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK
Aktualitet

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13.08.2026
10.4k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13.08.2026
10.4k
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

30.10.2024
10.4k
DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

31.12.2024
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.