E hënë, 16 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Bedria dhe Kurbeti

Korrieri nga Korrieri
07.01.2024
në Aktualitet, Fokus
A A
Bedria dhe Kurbeti
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Monika Stafa

Kur sapo kishte hapur një faqe të saj në rrjetet sociale, ndoshta për të shtyrë kohën a ndoshta për t’i dhënë ca ngjyra jetës vetmitare, në atë fshat të vogël pranë Durrësit, e akuzuan për një ‘krim’ a sjellje të pamoralshme që nuk e kish kryer. Një vit më vonë historia rrodhi ndryshe. Këtë herë ‘krimi’ kish ndodhur. Bedrie Loka kish kryer vetëvrasje.

Nuk e dimë cilat kanë qenë arsyet e vërteta të vdekjes së saj. Nëse do ta meritonte apo jo të vdiste ashtu. Nuk e dimë nëse gjërat mund edhe të kishin shkuar ndryshe atë natë. Ashtu si nuk besoj se do të mësojmë diçka më shumë për të në ditët në vazhdim… Por ajo që dimë me siguri është që asnjë prej nesh nuk mund të gjykojë të drejtën e saj për atë thirrje të fundme që i bëri botës.

Në mbrojtje të dinjitetit të vet.

I vëllai tregoi se ishte martuar shumë e re. Prindërit e patën dorëzuar tek një njeri që për të, do të ishte dashuria e parë. Dhe si të gjithë thonë, ti nuk mund ta harrosh kurrë dashurinë tënde të parë. Sepse me dashurinë e parë në mendje, nuk ke asnjë të kaluar. Nuk ke njeri tjetër për të kujtuar. Jeni vetëm ju të dy. Por ndodh ndonjëherë që koha e korrupton atë dashuri duke e bërë të tregojë anën më të keqe të saj, xhelozinë.

Çfarë ndodhi?

Ishte 2 janar. Burri ishte kthyer prej kurbetit të lodhshëm. Duket pa frutet e nevojshme të kënaqësisë që të jep një punë që e do. Pa mallin e ëmbël për të dashurit që do. Pa gëzimin e dritës në familjen që shkon.

Prej rrëfimit mësuam se nga mbrëmja atypari fëmijët kishin kaluar orë tensioni, ato netë të Vitit të Ri. Bashkë, aty të mbledhur prej pasigurisë dhe llahtarisë që ushqen si zjarri, distanca e kurbetit. Dhe si në cdo rrëfim biblik është gruaja, gjithmonë ajo, e para me instiktin e gjallë të një dhimbje të pashpjegueshme e therëse që zien nga mendimet të clirojë fëmijët e saj prej orëve dëshpëruese të gjykimit.

Dhe Bedria mendoi. Mendoi si Bibla e ka shenjtëruar duke bërë theror jetën e saj. Me vetëvrasjen e saj.

…

Xhelozia është një ndjenjë që shoqëron njeriun gjithë jetën. Me kohë ajo zbutet derisa venitet por kur ajo të pushton pa kontroll bën të themi gjëra që nuk i ndjejmë realisht. Xhelozia nxit sjellje që nuk do t’i kishe besuar kurrë se do t’i bëje më parë. Xhelozia mund edhe të vrasë. Ndaj nuk duhet lejuar që ajo të egërsojë me zemërim dhe inat ndjenjat tuaja. Me urrejtje gjithashtu. Kjo është e vetmja mënyrë për të njohur dashurinë e vërtetë dhe që të mund ta jetosh atë, pa paragjykime.

Ne lindim vetëm dhe vdesim po aq vetëm. Por duhet ta dimë se e izoluar qenia njerëzore është thellësisht e dobët. Dhimbja, frika, pasiguria… rriten kur njeriu është vetëm. Kjo është arsyeja pse ne duhet të jetojmë si një tufë e pandalshme që lufton për mbijetesën e saj.

Bedria ishte njëra prej tufës.

Shpesh herë njerëzit mendojnë se të kapësh një mundësie është si të kapësh një tren në ikje. Ai vjen vetëm një herë në stacion dhe nëse e humbet a jo, kjo varet nga fati juaj.

Unë nuk jam i të njëjtit mendim. Sepse i besoj të gjitha mundësive rreth nesh. Fati i vërtetë është të dish t’i njohësh mundësitë dhe të mos i lësh të shkojnë dëm. Por për këtë duhet guxim. Guxim për të vrarë frikën. Dhe për të ecur para.

Për të ecur para që të vazhdojmë të luftojmë deri në fund. Edhe nëse kjo do të thotë të rrezikoni jetën tuaj ose të përballeni me të gjithë. Edhe atëherë kur nuk e dini nëse do t’ia dilni.

Sepse motivi i së vërtetës brenda jush është sinonim i lumturisë. Arsyeja përse është e rëndësishme ta shijojmë atë. Edhe pse nuk e dimë kurrë sesa do të zgjasë.

Gjithmonë do të jetë dikush aty që do t’ju tregojë se asgjë nuk është plotësisht në duart tuaja. Dhe kjo jetë të jep vetëm mundësi të reja ndonjëherë…

Jetë ose vdekje. Shpresë apo dëshpërim.

Para

Vajza e 41-vjeçares së vetëvrarë: Mami kishte shenja dhune

Pas

Nga vjedhja e 40 mijë €, tek përplasjet me vjehrrën dhe sherri i vëllezërve të Bedries me Xhemal Lokën

Nga Kategoria

Bashkia e Tiranës dha leje për ndërtime me vlerë 1.8 miliardë euro në 2024, mbledh rekord nga taksat 
Aktualitet

Kandidat i “përbashkët” për Bashkinë e Tiranës, opozita e përçarë

16.11.2026
10.3k
Blendi Klosi tregon çfarë ndodhi në Asamble: Elisa Spiropali nuk është më pjesë e asnjë forumi drejtues të PS
Aktualitet

Blendi Klosi tregon çfarë ndodhi në Asamble: Elisa Spiropali nuk është më pjesë e asnjë forumi drejtues të PS

16.11.2026
10.3k
Detaje të reja nga shpërthimi me tritol në banesën e 33-vjeçarit në Patos, pista kryesore ajo e hakmarrjes!
Aktualitet

Detaje të reja nga shpërthimi me tritol në banesën e 33-vjeçarit në Patos, pista kryesore ajo e hakmarrjes!

16.11.2026
10.4k
4.5 milionë euro për dy kompani, konkurrencë vetëm në letër! KLSH zbulon si u shpërndanë fondet e rindërtimit nga Bashkia e Emiriana Sakos
Aktualitet

4.5 milionë euro për dy kompani, konkurrencë vetëm në letër! KLSH zbulon si u shpërndanë fondet e rindërtimit nga Bashkia e Emiriana Sakos

15.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

15.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Poliçani drejt referendumit për bashkinë, KQZ njeh vlefshmërinë e firmave të qytetarëve

Poliçani drejt referendumit për bashkinë, KQZ njeh vlefshmërinë e firmave të qytetarëve

11.11.2026
10.4k
Një ditë më parë u dënua me 7 vite burg, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri nuk gjendet në banesë!

Një ditë më parë u dënua me 7 vite burg, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri nuk gjendet në banesë!

12.11.2026
10.4k
Nga Kurum te Albchrome, zbulohet bashkëpunimi 18-vjeçare mes Teuta Ustundag dhe Koray Zeytinoglu! Dokumentet dhe roli i tyre në kompanitë turke që bëjnë lëmsh vendin

Nga Kurum te Albchrome, zbulohet bashkëpunimi 18-vjeçare mes Teuta Ustundag dhe Koray Zeytinoglu! Dokumentet dhe roli i tyre në kompanitë turke që bëjnë lëmsh vendin

16.11.2026
10.3k
Doktor Ilir Alihemehmeti, më fal që s’të votoj dot në 11 maj!

Ilir Alimehmeti gati të kandidojë për PD-në, për Bashkinë e Tiranës

11.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

11.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.