E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Endacaku që vodhi Range Rover-in dhe burgu i të sëmurëve

Korrieri nga Korrieri
02.02.2024
në Aktualitet, Fokus, Slider
A A
Endacaku që vodhi Range Rover-in dhe burgu i të sëmurëve
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Shkruan: Anila Hoxh
Një gjykatës në Tiranë vendosi sot, shtrimin e detyrueshëm psikiatrik në një spital burg të Ardian H.

Një 57-vjeçar për të cilin nuk u interesua askush, por aventura që provoi nga hotel Marriot deri në rrugën Kastriotët, e veçoi nga të gjithë endacakët dhe të pastrehët në metropol.

Çdo hajdut në Tiranë apo kudo kthehet ‘interesant’ ndonjëherë nga rëndësia dhe vlera e objekteve që rrëmben, apo nga statusi i atij që ka vjedhur. Ardian H. u bë i rëndësishëm, pra i dukshëm për shkak të statusit të tij.

Sepse ishte endacak.

Dhe sepse vodhi një Range Rover.

Si një njeri i pavënë re, krejt ne hije, krejt i askujt ; ai shëtiste rrugëve të kryeqytetit shqiptar, ndonjëherë duke kërkuar një cigare e ndonjëherë duke hedhur ndonjë batutë humori. Madje madje kishte qenë aq i pagjurmueshëm edhe për një tjetër komisariat i cili në pamundësi për ti gjetur adresën, ju përgjigj prokurorisë në fillim të janarit 2024 se “nuk mund ta gjente sepse jeton si endacak”.

Ajo çështje ndaj Ardian H. kishte qenë për një hetim për vjedhjen e një biçiklete. Një prokuror e kishte hetuar në mungesë. E kishte dorëzuar dosjen për gjykim dhe pastaj kish kërkuar gjetjen e tij. Gjykata pat aprovuar dhe në 18 janar urdhëroi- shoqërojeni forcërisht, nëse e gjeni

Në kërkim të tij, policët ishin të qartë se pavarësisht adresës së banimit tek “Pallati i Aviacionit”, për endacakun më reale ishte legjenda rreth tij, sesa mundësia që ta gjenin.

Ndoshta ndjenë keqardhje dhe liria ishte lëmosha që ata kishin mundësia ti jepnin!!!

S’ka askënd – shkruante një agjent.

Vuan nga problemet e shëndetit mendor- referonte tjetri.

Ata patën shans ti lëshonin pe balonës deri ne datën 30 janar.

Atë ditë Ardiani e tejkaloi rutinën e endacakut, la gjumin e rrugës e bukën bri këmbëve. La qesen, hodhi cigaren përtokë. Dhe rrotulloi çelësat e makinës që një shofer i nxituar i kish lënë gati.

Në një moment, fare pak minuta ishin, ai u tundua nga luksi , sic nuk kishte provuar herë tjetër.

Dhe mori nën drejtim Range Roverin që nuk i përkiste

Në Kodin Penal quhet ‘vjedhje’

Duke u përpjekur të kuptonin se kë kishin përballë dhe çfarë do referonin kësaj here, një duzinë agjentësh në komisariatin numër 1 e morën në pyetje.

Njërit i pohoi ‘mu duk vetja si në avion, sikur po fluturoja’. Duke u rrekur ti nxirrte diçka të vlefshme për hetimin, oficerja i shkëputi emrin e nënës -Drita dhe të babës Xhezmi.

Pastaj asnjë emër tjetër veç tyre në jetën e tij!

Pastaj tha vitin e lindjes.

Më vonë në pak rreshta oficerja shkroi:

‘I vetidentifikuar si Ardian H. Lindur dhe banues në Tiranë. Gjendja gjyqësore , I padënuar. Me arsim tetëvjeçar. Numër telefoni nuk ka. Adresa Pallati I Aviacionit. Me shtetësi e kombësi shqiptare‘.

Mbas mesnatës së 30 janarit kur dhe u arrestua dhe u bë i dukshëm më në fund, ky njeri sot doli para gjykatës. Prokurori ishte i bindur se hajduti që po kërkonte që prej vjedhjes së biçikletës, së paku në një moment nuk duhej lënë vetëm. Dhe ai ishte momenti para gjykatës. I caktuan një avokat falas. Ai prapë i paqartë se çfarë kishte bërë tregoi lumturinë më të madhe ‘ngava një makinë dhe isha duke fluturuar’. Copëza shprehjesh te pakuptueshme më tej

Si një njeri që nuk ekziston me letra, që nuk kishte asnjë dokument identifikimi, ai u prezantua si personi që askush nuk e shikonte në kryeqytet. Por për agjentët ishte po ashtu kaotik, mes disa realiteteve, dukshëm me probleme të shëndetit mendor.

Pas vjedhjes së Range Rover, një aventurë që zgjati pak minuta, atij ja prenë biletën e shtrimit të detyrueshëm në një spital Burg. Adresa e tij, nga endacak në banor i burgut të Shënkollit!

Të paktën njëherë në jetë ai ekziston.

Para

Zeka: Naim Murseli, i zhytur në fajde. Babai i tij është çelësi i enigmës, ai ka shtyrë të birin! Motra e Liridonës di…

Pas

Tragjedi në Greqi / 47-vjeçarja shqiptare gjendet e varur në pemë, postimi i fundit në Facebook fajëson bashkëshortin dhe lë amanet për djalin

Nga Kategoria

Konflikti për pronën, 93 vjeçari plagos kushëririn 61-vjeçar në Gjirokastër
Aktualitet

Gjendet një trup i dekompozuar në Kurbin, ja kujt dyshohet se i përket

08.10.2026
10.3k
Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!
Aktualitet

Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!

08.10.2026
10.3k
Pas 7 vitesh përpjekje, 117-vjeçarja përfiton shtesë të posaçme pensioni nga shteti
Aktualitet

Pas 7 vitesh përpjekje, 117-vjeçarja përfiton shtesë të posaçme pensioni nga shteti

08.10.2026
10.3k
ALARM Global: Shpërthim murtaje? Vdiq nga një infeksion “i panjohur”, çfarë fshihet pas vdekjes së laborantes në Siberi?
Aktualitet

ALARM Global: Shpërthim murtaje? Vdiq nga një infeksion “i panjohur”, çfarë fshihet pas vdekjes së laborantes në Siberi?

08.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Detaje të reja nga kontrollet e SPAK te miku i Ramës, Ron Yeffet e Ardi Veliu. Hetimi në fokus kompanitë e amerikano-izraelitit

Detaje të reja nga kontrollet e SPAK te miku i Ramës, Ron Yeffet e Ardi Veliu. Hetimi në fokus kompanitë e amerikano-izraelitit

05.10.2026
10.4k
Copernicus: Vera 2026 e nxehtë dhe e thatë, Shqipëria me deri 2.5°C mbi normalen dhe më shumë ditë të nxehta

Copernicus: Vera 2026 e nxehtë dhe e thatë, Shqipëria me deri 2.5°C mbi normalen dhe më shumë ditë të nxehta

05.10.2026
10.4k
E pyeti për korrupsionin, pastrimin e parave dhe Kushnerin – Rama ndërpret intervistën me gazetarin amerikan

E pyeti për korrupsionin, pastrimin e parave dhe Kushnerin – Rama ndërpret intervistën me gazetarin amerikan

08.10.2026
10.3k
“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

06.10.2026
10.4k
SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontroll biznesmenit izraelit!

SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontroll biznesmenit izraelit!

02.10.2026
10.4k
Kryeministri Rama bën lëvizje në qeveri, miratohen 4 zv.ministra të rinj, shkarkohen 3 të tjerë (EMRAT)

Nga kriptoasetet te kanabis mjekësor: Vendimet që miratoi Këshilli i Ministrave këtë të premte

03.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.