E enjte, 20 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

‘Pëllumbi u vra për 500 mijë euro’/ PISTA e re, në lojë pronësia e 12 dynymëve tokë, ëndrra e të birit për t’u bërë ‘milioner’

Korrieri nga Korrieri
05.03.2024
në Aktualitet, Slider
A A
‘Pëllumbi u vra për 500 mijë euro’/ PISTA e re, në lojë pronësia e 12 dynymëve tokë, ëndrra e të birit për t’u bërë ‘milioner’
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Prokuroria e Durrësit i ka kërkuar informacione Kadastrës në lidhje me pronat e familjes Meta në zonën e Shënavlashit. Shkak për këtë është bërë një pistë dyshimi e Prokurorisë, se vrasja e Pëllumb Metës është bërë për shkak të një sipërfaqe prej 12 dynymësh tokë që ai ka pasur në emrin e tij. Dyshohet se djali i madh ka kërkuar që ta administrojë këtë pronë, ndërkohë që në banesë nuk janë gjetur dokumentet e pronësisë së truallit. Jo zyrtarisht mësohet se Hysen Meta i ka kërkuar motrës së tij, Hygertës që të merrte përsipër autorësinë e vrasjes, dhe se ai do ta nxirrte nga burgu me paratë që do të merrte nga shitja e tokës.

Gazetari Igli Çelmeta, në një bisedë që ka zhvilluar me shefin e seksionit te hetimit të Krimeve ndaj personit në Policinë e Durrësit, Ruzhdi Domi, ka mësuar detaje të tjera lidhur me vrasjen që ka tronditur opinionin publik. Sipas grupit hetimor, nga e gjithë ngjarja, ajo që i bënte përshtypje pas vrasjes ishte qetësia e fëmijëve dhe bashkëshortes së Pëllumbit. Madje, ata janë shfaqur të qeshur edhe në sallën e gjyqit. Ndoshta, mendojnë se po e “hutojnë’ grupin hetimor me deklaratat kontraditore duke ia hedhur ‘topin’ njëri-tjetrit për vrasjen e të atit. Megjithatë, Policia nuk ka dyshime dhe deklaron se autor i qitjes së armës është djali i madh i Pëllumbit, Hyseni, i cili ka bashkëpunuar me motrën Hygertën. Kjo e fundit, ka pasur si ‘detyrë’ që të shpikë histori për dhunë në familje, fejesa të padëshiruara, vetëm e vetëm për të mbrojtur veten për vrasjen e të atit. 

“Një pistë e fortë është ajo e konflikteve pasurore për tokën, ku personazh kyç është djali i madh i Pëllumbit, Hyseni, i cili duket se ajo që donte më së shumti ishin paratë e të atit. Këto dokumente të tokës i mbante gjithmonë me vete Hyseni, kudo që ai shkonte, por deri më tani janë të zhdukura. Ndaj ka dyshime se Hyseni, i biri, mund të ketë pasur ndihmës në planin e tij për të marrë këto dokumente. Metri i tokës sipas vëllait të të ndjerit kushton deri në 50 euro, ku në total tokat e Pëllumbit vlenin deri në 500 mijë euro. Shumë kjo, që duket se i ka mjaftuar fëmijëve të tij si haraç për të ekzekutuar të atin. Përveç dokumenteve të tokës që nuk gjenden askund, në shtëpinë e të ndjerit nuk ka as para.

“I dehur” nga paratë që mendon që ka siguruar, Hyseni shkroi synimet e tij me spraj edhe në murin e kasolles ku varrosën të atin. Në mur shkruhet: Eni milioneri, 1 milionë dollar.

Mund të jetë ky shkaku për vrasjen e të atit?

Duke marrë parasysh se konfliktin e fundit me të atin e kishin për para, kjo pistë nuk përjashtohet. Të njëjtat burime nga Policia bëjnë me dije se Hyseni prej kohësh i kërkonte të atit që t’i blinte një makinë, edhe pse ishte i papunë dhe sapo ishte kthyer nga Italia. Më herët kishte qenë edhe në Angli, ku nuk dihet se me çfarë është marrë, por u kthye në shtëpinë e tij, ku prej kohësh nuk merrej me asgjë. Megjithatë paratë nuk janë pista e vetme, pasi hetuesit po hetojnë edhe një lidhje të dyshuar jashtëmartesore të viktimës prej vitesh. Për këtë lidhje dyshohet se në dijeni ishin edhe bashkëshortja e Pëllumbit dhe fëmijët. Ndoshta dy pistat lidhen bashkë. Ndoshta viktima ka kërkuar ndarjen, e fëmijët në ‘panik’ se mund t’u iknin nga duart paratë kanë vendosur që më mirë të vrasin të atin, por kjo mbetet të vërtetohet nga organet ligjzbatuese. 

Deri më tani Policia e Durrësit ende po heton. Uniformat blu kanë vendosur të kryejnë dy eksperimente hetimore, për të hedhur dritë mbi mekanizmin dhe autorësinë e vrasjes së Pëllumb Metës, në shtëpinë e tij. Vajza do të dërgohet në një poligon dhe do t’i jepet një armë e të njëjtit kalibër me të cilën u krye vrasja. Kështu ajo do të duhet që të dëshmojë se di të përdorë një armë dhe të qëllojë 4 plumba. Më pas, do të detyrohet që të hapë një gropë, për të vërtetuar se dhe veprimin e dytë e ka bërë po ajo. Në të kundërt, hapet një tjetër pistë. 

Para

“Hekuri goditi klientin në kokë”, detaje tronditëse nga shpërthimi te kapanoni i deputetit në Lushnje

Pas

Misteri i tragjedisë në Lushnje, roli i Bujar Çelës dhe nënkryetarit të Bashkisë. Avokati: Dënime deri në 35 vite burg

Nga Kategoria

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë
Aktualitet

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë
Aktualitet

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi
Aktualitet

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK
Aktualitet

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13.08.2026
10.4k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13.08.2026
10.4k
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

30.10.2024
10.4k
DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

31.12.2024
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.