E hënë, 5 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

Biden i bën thirrje Kongresit të miratojë ndihmën për Ukrainën: Nëse dikush mendon se Putin do të ndalet, i them se…

Korrieri nga Korrieri
08.03.2024
në Botë, Slider
A A
Biden i bën thirrje Kongresit të miratojë ndihmën për Ukrainën: Nëse dikush mendon se Putin do të ndalet, i them se…
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Presidenti Joe Biden deklaroi se demokracia është nën kërcënim brenda dhe jashtë vendit dhe e quajti të papranueshëm qëndrimin e ish-presidentit Donald Trump ndaj NATO-s të enjten në një fjalim për gjendjen e vendit, që kishte për qëllim të theksonte dallimet mes vizionit të tij dhe atij të rivalit të tij republikan në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Presidenti Biden, në seancën e përbashkët të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, e hapi fjalimin e tij me një kritikë të drejtpërdrejtë ndaj zotit Trump për komentet, në të cilat ai dukej se ftonte presidentin rus Vladimir Putin të pushtonte vendet e tjera të NATO-s, që nuk shpenzojnë mjaftueshëm në fushën e mbrojtjes.

“Tani paraardhësi im, një ish-President republikan, i thotë Putinit, po e citojë, ‘Bëj çfarë të duash’”, tha Presidenti Biden. “Unë mendoj se kjo është e rrezikshme dhe e papranueshme.”

Presidenti Biden i bëri thirrje Kongresit që të miratojë fonde shtesë për të ndihmuar Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë. Ai kishte gjithashtu një mesazh për Putinin: “Mesazhi im për presidentin Putin, të cilin e njoh për një kohë të gjatë, është i thjeshtë. Ne nuk do të largohemi. Ne nuk do të përkulemi. Unë nuk do të përkulem.”“Putini i Rusisë është në marshim, duke sulmuar Ukrainën dhe duke mbjellë kaos në të gjithë Evropën dhe më gjerë. Nëse dikush në këtë dhomë mendon se Putini do të ndalet në Ukrainë, unë ju siguroj se ai nuk do të ndalet. Por Ukraina mund ta ndalë Putinin nëse ne e mbështesim Ukrainën me armët që i nevojiten për t’u mbrojtur. Kjo është gjithçka që kërkon Ukraina. Ata nuk po kërkojnë ushtarë amerikanë. Në fakt, nuk ka ushtarë amerikanë në luftë në Ukrainë. Por tani ndihma për Ukrainën po bllokohet nga ata që duan që ne të tërhiqemi nga roli udhëheqës në botëror”, tha Presidenti Biden.

“Sot, ne e kemi bërë NATO-n më të fortë se kurrë. Ne i uruam mirëseardhjen Finlandës në aleancë vitin e kaluar, dhe pikërisht sot në mëngjes, Suedia u anëtarësua në aleancë zyrtarisht dhe Kryeministri i tyre (Ulf Kristersson) është këtu sonte. Ngrihu. Mirë se vini. Mirë se erdhe.”

Të ftuarit e bashkëshortes së Presidentit për fjalimin përfshinin edhe Kryeministrin suedez Ulf Kristersson, i cili ndodhet në Uashington ndërsa Suedia zyrtarisht u bë anëtare e NATO-s të enjten, dy vjet pas fillimit të sulmit në shkallë të gjerë të Rusisë ndaj Ukrainës.

Lidhur me gjendjen e rëndë humanitare në Gazë, Presidenti Biden i beri thirrje Izraelit që të mos e konsiderojë çështje dytësore dërgimin e ndihmave për civilët e bllokuar nga luftimet mes Hamasit dhe ushtrisë izraelite.

“Mbrojtja dhe shpëtimi i civilëve të pafajshëm duhet të jetë një përparësi. Ndërsa shikojmë nga e ardhmja, e vetmja zgjidhje reale për situatën është zgjidhja me dy shtete”, tha ai.

Presidenti Joe Biden theksoi se i ka kërkuar ushtrisë amerikane të ndërtojë një port të përkohshëm në brigjet e Rripit të Gazës. Kjo është pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për krijimin e një rrugë detare të dërgimit të ushqimit dhe ndihmave të tjera, ndërsa zyrtarë të OKB-së dhe Shteteve të Bashkuara paralajmërojnë se civilët palestinezë, të bllokuar nga lufta Izrael-Hamas, së shpejti mund të vuajnë nga uria.

“Kam udhëzuar ushtrinë amerikane të udhëheqë një mision emergjent për të krijuar një port të përkohshme në Mesdhe në bregdetin e Gazës, ku mund të ankorohen anije të mëdha që transportojnë ushqim, ujë dhe ilaçe. Asnjë çizme (ushtarë) amerikane nuk do të jetë në tokë. Një port i përkohshëm do të mundësonte një rritje masive të sasisë së ndihmës humanitare që hyn në Gaza çdo ditë”, tha zoti Biden.

Presidenti Biden theksoi dallimet mes tij dhe zotit Trump, i cili pritet të jetë rivali i tij republikan në zgjedhjet e 5 nëntorit, mbi çështjet si demokracia, të drejtat e abortit dhe ekonomia.

“Në vendimin e saj për të përmbysur rastin Roe kundër Wade, shumica e anëtarëve të Gjykatës së Lartë shkruajtën “Gratë nuk janë pa pushtet elektoral apo politik”. Kjo nuk është një shaka. Është e qartë se ata që mburren për përmbysjen e rastit, që e bëri të ligjshëm abortin në nivel federal, nuk kanë asnjë ide për fuqinë e grave në Amerikë. Por ata mësuan se e drejta riprodhuese e grave fitoi kur u hodhë në votim në 2022, 2023, dhe do të fitojë sërish në 2024. Nëse amerikanët zgjedhin një Kongres që mbështet të drejtën për abort, ju premtoj se Roe kundër Wade do të bëhet sërish ligj i gjithë vendit”, tha Presidenti Biden.

Ai foli edhe për arritjet ekonomike të vendit gjatë mandatit të tij.

“Erdha në detyrë i vendosur për të kapërcyer një nga periudhat më të vështira në historinë e vendit tonë. Dhe ne e arritëm këtë. Nuk është lajm i ditës, por në mijëra qytete dhe qyteza populli amerikan po shënon rimëkëmbjen më të madhe në histori. Rikthimi i Amerikës është ndërtimi i një të ardhmeje të mundësive amerikane, ndërtimi i një ekonomie nga poshtë lart – jo nga lart poshtë, duke investuar në të gjithë Amerikën – në të gjithë amerikanët – për t’u siguruar që të gjithë të kenë mundësi të barabarta dhe askush të mos ngelet mbrapa”, tha zoti Biden.

Demokratët e shohin fjalimin si një shans të profilit të lartë për Presidentin Biden për të theksuar para amerikanëve synimet e tij për një mandat të dytë. Fjalimet vjetore të presidentëve amerikanë për gjendjen e vendit transmetohen drejtpërdrejt në televizionet amerikane dhe ndiqen nga miliona njerëz.

Para

FOTO/ Ky është i arrestuari për arsenalin e armëve në Vlorë, pjesë e një grupi kriminal

Pas

“Menduam të sistemohej me familje”/ Ish-këshilltari mbretëror: Princ Lekës i gjetëm nuse vajzën e…, por ai donte Elia Zaharinë

Nga Kategoria

Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k
Copernicus: Vera 2026 e nxehtë dhe e thatë, Shqipëria me deri 2.5°C mbi normalen dhe më shumë ditë të nxehta
Aktualitet

Copernicus: Vera 2026 e nxehtë dhe e thatë, Shqipëria me deri 2.5°C mbi normalen dhe më shumë ditë të nxehta

05.10.2026
10.3k
Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”
Aktualitet

Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

02.10.2026
10.4k
Dështimi i turpshëm i Intesa-s/ Bankës i vodhën 100 milionë euro përmes një mashtrimi ordiner me telefonatë të rreme

Dështimi i turpshëm i Intesa-s/ Bankës i vodhën 100 milionë euro përmes një mashtrimi ordiner me telefonatë të rreme

29.09.2026
10.4k
Copernicus: Vera 2026 e nxehtë dhe e thatë, Shqipëria me deri 2.5°C mbi normalen dhe më shumë ditë të nxehta

Copernicus: Vera 2026 e nxehtë dhe e thatë, Shqipëria me deri 2.5°C mbi normalen dhe më shumë ditë të nxehta

05.10.2026
10.3k
Shpërthimi te “AN Oil” në Sarandë, Inspektorati Teknik: Karburanti ishte jashtë funksionit prej 3 muajsh, në momentin e…

Shpërthimi te “AN Oil” në Sarandë, Inspektorati Teknik: Karburanti ishte jashtë funksionit prej 3 muajsh, në momentin e…

01.10.2026
10.4k
“Shpërblimi” për Pogradecin, deputeti socialist Bledi Çomo pas kullës 23 kate në zemër të qytetit

“Shpërblimi” për Pogradecin, deputeti socialist Bledi Çomo pas kullës 23 kate në zemër të qytetit

02.10.2026
10.4k
Plas në burgun e Pisas, shqiptarët bëjnë kryengritje pas zbulimit të përgjuesve

Plas në burgun e Pisas, shqiptarët bëjnë kryengritje pas zbulimit të përgjuesve

01.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.