E martë, 24 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Atentati në Shkodër, autorët zbrazën katër karikatorë mbi efektivin dhe kunatin e tij, ja çfarë treguan kamerat e sigurisë

Korrieri nga Korrieri
13.03.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Atentati në Shkodër, autorët zbrazën katër karikatorë mbi efektivin dhe kunatin e tij, ja çfarë treguan kamerat e sigurisë
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Disa detaje të reja kanë dalë nga plagosja e efektivit të policisë Gjergj Ndërshtiqaj në Shkodër dhe kunatit të tij Gjon Nika mbrëmjen e kaluar. Dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Shkodrës ndërsa secili kanë marrë nga dy plumba në trup. Të dëmtuarit janë qëlluar me 106 plumba, mbi katër karikatorë automatiku por duke shpëtuar mrekullisht.

Pas ngjarjes së rëndë tre automatikë kallashnikov janë gjetur në automjetin e djegur të autorëve ndërsa janë sekuestruar nga policia si provë materiale. Dy prej automatikëve që janë përdorur u gjetën në sedilen e përparme ndërsa arma e tretë automatik është gjetur në bagazh dhe mendohet se ishte rezervë. Po ashtu autorët dyshohet se kanë qenë të maskuar ndërsa nga pamjet e kamerave të sigurisë është e paqartë nëse kanë qëlluar pasi kanë dalë nga makina e tyre apo nga brenda makinës. Nga kamerat nuk është arritur të bëhet identifikimi për shkak se autorët nuk dalin në pamje.

Ndërkohë polici Gjergj Ndërshtiqaj ka patur armën e shërbimit me vete, por nuk e ka përdorur pasi nuk ka arritur që të kundërpërgjigjet.

Të plagosurit janë qëlluar sapo kanë dalë nga makina e tyre e cila nga plumbat e shumtë mori flakë. Në momentin që ka nisur breshëria e plumbave polici dhe kunati i tij janë fshehur pas automjetit të tyre ndërsa i treti që nuk u plagos ka arritur që të largohet në një fushë aty afër duke humbur mes errësirës. Autorët me një automjet fouristradë pa targa dyshohet se i kanë ndjekur të plagosurit nga mbrapa dhe këta të fundit pasi janë ndalur në afërsi të një lokali menjëherë i kanë qëlluar.

Të dëmtuarit janë shprehur pasi janë marrë në pyetje se nuk kanë arritur që të shohin se kush ishin autorët. “Sapo zbritëm nga makina dëgjuam të shtëna armësh. Nuk kemi arritur që të shohim se kush ishin ata që na qëlluan me armë. Nuk kemi konflikte me persona të tjerë dhe nuk e dimë arsyen përse na qëlluan. Në momentin kur nisën të shtënat kemi lëvizur me shpejtësi duke u munduar të shpëtojmë. Derisa janë larguar qëndruam pas makinës”.

Sipas burimeve policore objektivi ka qenë shtetasi Gjon Nika. Ndërkohë në Shkodër menjëherë pas kësaj ngjarje të rëndë mbërriti drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku duke qenë në krye të hetimeve. Është ende e paqartë se cili është motivi i kësaj ngjarje të rëndë. Policia ka shoqëruar disa persona por pa arritur ende tek autorët e dyshuar.

Para

“Jam dhunuar fizikisht”, Erjola rrëfen historinë prekëse: Isha në një lidhje toksike, doja t’i bëja keq vetes

Pas

106 plumba u derdhën drejt tyre, si i shpëtuan atentatit tre të rintë në Shkodër, zbardhet dëshmia

Nga Kategoria

PS voton për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar, Braçe dhe Çuçi abstenojnë
Aktualitet

PS voton për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar, Braçe dhe Çuçi abstenojnë

24.11.2026
10.3k
Një histori pa prova që përfshiu Shqipërinë në luftën me Rusi
Aktualitet

Një histori pa prova që përfshiu Shqipërinë në luftën me Rusi

24.11.2026
10.3k
Aktualitet

Veliaj futet “all in” kundër Ramës, presion për zgjedhjet në Tiranë: Si po shtohen zërat se mund të nxjerrë kandidat të vetin

24.11.2026
10.3k
Me armë dhe makinë të blinduar, kapen në Tiranë Ilir Shyti dhe dy ushtarakët Leonard Murataj dhe Ernest Selmani
Aktualitet

Me armë dhe makinë të blinduar, kapen në Tiranë Ilir Shyti dhe dy ushtarakët Leonard Murataj dhe Ernest Selmani

24.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Si dështoi atentati ndaj biznesmenit izraelit

Si dështoi atentati ndaj biznesmenit izraelit

19.11.2026
10.4k
Çmenduria: Garazhet në Tiranë arrijnë mbi 100 mijë euro, parkimi po bëhet gjithnjë e më i shtrenjtë

Çmenduria: Garazhet në Tiranë arrijnë mbi 100 mijë euro, parkimi po bëhet gjithnjë e më i shtrenjtë

23.11.2026
10.4k

Veliaj futet “all in” kundër Ramës, presion për zgjedhjet në Tiranë: Si po shtohen zërat se mund të nxjerrë kandidat të vetin

24.11.2026
10.3k
Shqipëria ndalon cigaret elektronike “vapes” dhe qeskat me nikotinë, kur nis bllokimi

Shqipëria ndalon cigaret elektronike “vapes” dhe qeskat me nikotinë, kur nis bllokimi

19.11.2026
10.4k
Skandali në Postën e Durrësit: Jo vetëm pensionet, dyshohet se u vodhën edhe pagesat e qytetarëve për Kadastrën

Skandali në Postën e Durrësit: Jo vetëm pensionet, dyshohet se u vodhën edhe pagesat e qytetarëve për Kadastrën

19.11.2026
10.4k
Skandali me pensionet në Postën Shqiptare/ 700 milionët e Durrësit vetëm maja e ajsbergut! (Gropa financiare dyshohet se arrin në 3.6 miliardë lekë)

Skandali me pensionet në Postën Shqiptare/ 700 milionët e Durrësit vetëm maja e ajsbergut! (Gropa financiare dyshohet se arrin në 3.6 miliardë lekë)

19.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

15.11.2026
10.4k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

18.11.2026
10.4k
Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

18.11.2026
10.4k
Çahen argjinaturat në Tale, rrezikohen nga përmbytjet disa banesa

Paralajmërimi i IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit

18.11.2026
10.4k
Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

19.11.2026
10.4k
Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

21.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.