E hënë, 5 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Enver Hoxha më thirri, u pendova që s’i shkova”, rrëfimi i Spartak Ngjelës: Si Mehmet Shehu më shpëtoi jetën kur… 

Korrieri nga Korrieri
15.04.2024
në Aktualitet, Slider
A A
“Enver Hoxha më thirri, u pendova që s’i shkova”, rrëfimi i Spartak Ngjelës: Si Mehmet Shehu më shpëtoi jetën kur… 
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Spartak Ngjela ka rrëfyer sonte në Top Story me Grida Dumën, se Enver Hoxha i kishte kërkuar që ta takonte, por ai nuk ka pranuar që të shkojë.

Ngjela thotë se dy ekspertë të lartë, i patën thënë se nëse do të shkonte, diktatori do ta vriste.

“Një dorë më ka mbrojtur. Nuk ma ha mendja se Zoti është infermier ose avokat…. Sipas meje është ngarkesë universale, nuk mund të merret me individin. Ai ishte një regjim diabolik, me intriga, sigurim… mua më ndiqnin tre herë në ditë. Ku ishte kënaqësia ime? Nuk ishte problemi se isha trim, por kisha mbrojtje nga familja.

Këta kalecët vinin pas meje dhe unë tallesha me ta. Familja ime e konsideronte si zhvillim timin individual. ‘Je i lirë, por përgjegjësinë e mban vetë’. Kështu jam akoma. Nëse arrin dhe krijon filozofinë tënde të brendshme, nuk e shkel më.

Enver Hoxha më kërkoi dhe jam penduar që nuk i vajta. Blloku ishte dhe në plazhin e Durrësit, dhe anash shpive ishte një rrugë e ngushtë që kalonte afër banesës së Hoxhës. Unë po kaloja andej, ai ishte në ballkon. U ngrit dhe ma bënte me dorë. Jam penduar që nuk kam shkuar.

Dy ekspertë që kam pyetur, ‘jo’ më thanë, ‘do të të vriste’. Mund të ishte dhe ajo që thonë ata, por nuk mendoj.

Çfarë do i thoja Hoxhës po ta takoja? E kam imagjinuar një orë pasi ika në shtëpi… Do t’i thoja që ky regjim është kështu, kështu. Do ia thoja të gjitha. Prandaj nuk shkova. Inkoshienti mua më tha mos shko, në funksion të jetës”, tha Ngjela.

Avokati Spartak Ngjela në një rrëfim të rrallë ka treguar një moment kur kryeministri i asaj kohe Mehmet Shehu e kishte nxjerrë jashtë nga një mbledhje, sipas tij në tentativë për ta mbrojtur.

Avokati tha se në një moment kur ishte shprehur haptas kundër regjimit, Mehmet Shehu e kishte nxjerrë nga salla ku ndodhej, duke e konsideruar si të dehur me qëllim për ta mbrojtur.

“Që të shpëtoje atëherë duhej që tragjedinë ta ktheje në komedi. Dhe ne talleshim me realitetin, duke u përpjekur që situatën ta kthenim në komike. Më nxori jashtë kryeministri, më mbrojti. I fola kundër regjimit. Ai tha merreni se është dehur. Më mbrojti. Unë u habita. Unë fola kundër regjimit, në mënyrat e mia. Ai tha kështu flet Spartaku, por në fund stafetën tonë do marrë. Kurrë i thashë unë. Merreni tha se është dehur. Më mbrojti. Spartak ki parasysh tha nuk ngatërrohet vera me rakinë”, tha Ngjela.

Sa i takon marrëdhënies me të atin, Kiço Ngjela i cili asokohe kishte postin e ministrit të Tregtisë, avokati tha se babai i tij nuk ndërhynte kurrë në bindjet ideologjike që kishte pavarësisht se vetë ai ishte i majtë.

“Marrëdhënia ime politike ishte e ngrirë, nuk e ngacmonim njëri tjetrin. Flisja unë hapur, ai nuk fliste se incizoheshe. Kur isha unë, ai nuk mbante ndonjë qëndrim politik të majtë. Këto që duken kështu tani, ishin jetë atje midis nesh. Mua më jepnin ngarkesë emocionale pozitive. Nuk ngatërrohet marrëdhënia politike me dashurinë e babait. Ai ishte personi që më dha mundësinë që unë të isha liberal në politikë. Asnjë luftë kundër meje, ai ishte një nga ministrat më të fuqishëm dhe unë isha kundërshtar i tyre”, rrëfeu avokati ndër të tjera.

Para

Tjetërsuan 7.500m2 tokë, Prokuroria e Tiranës kërkon arrest me burg për ish-kryetarin e Komunës së Bërxullës e tre të tjerë!

Pas

Po sillnin çantat me paund të “çunave të Londrës”, pranga korrierëve shqiptarë në Tottenham! Sekuestrohen sasi të mëdha parash (DETAJET) 

Nga Kategoria

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet
Aktualitet

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

05.10.2026
10.3k
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

29.09.2026
10.4k
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Nëna vidhte me thasë Postën në Durrës, djali 18-vjeçar rreh punojësin e Policisë

Nëna vidhte me thasë Postën në Durrës, djali 18-vjeçar rreh punojësin e Policisë

05.10.2026
10.3k
EMRAT/ SPAK mbyll hetimet, çohet për gjykim banda e mikrokredive

Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

03.10.2026
10.3k
Shëndelli drejt përjashtimit nga tenderat/ Mashtroi me letrat, KPP përmbys fituesin e tenderit 2.2 mln euro për ujësjellësin e Përrenjasit

Shëndelli drejt përjashtimit nga tenderat/ Mashtroi me letrat, KPP përmbys fituesin e tenderit 2.2 mln euro për ujësjellësin e Përrenjasit

29.09.2026
10.4k
‘LONDON’, ‘7777’…Hapet ankandi për tagart e personalizuara, ja 6 kombinimet e para

‘LONDON’, ‘7777’…Hapet ankandi për tagart e personalizuara, ja 6 kombinimet e para

02.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.