E diel, 22 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Pse po lëviz si i çmendur ish-presidenti?”, Ngjela: Meta kërkon ta transferojë çështjen penale te Monika. A kanë marrëveshje?

Korrieri nga Korrieri
17.04.2024
në Aktualitet, Slider
A A
“Pse po lëviz si i çmendur ish-presidenti?”, Ngjela: Meta kërkon ta transferojë çështjen penale te Monika. A kanë marrëveshje?
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Goditja antikorrupsion për të korruptuarit e mëdhenj është tragjedia e tyre sot në Shqipëri.

Por, më i akuzuari, Ilir Meta, po paraqet një sjellje që duket se po i vjen nga çrregullimit e psikikës.

Ai po flet përçart, dhe, duke qenë nën një presion të brendshëm, që ia përcjell psikikës së tij akuza penale, ai po sulmon pa sens logjik të gjithë, që nga SPAK e deri te kryeministri dhe qeveria aktuale.

Jo, arsyeja nuk është këtu: intelekti i ulët i të korruptuarve nën akuzë, disa prej tyre, i ka bërë qesharakë.

Dhe, në funksion të kësaj, po kuptohet se Ilir Meta po kërkon ta transferojë çështjen penale te gruaja e tij. Dhe gruaja e pranon. Po cila mund të jetë marrëveshja Monika-Meta? Në të vërtetë asgjë juridike nuk ka në brendinë e saj.

Prandaj, ajo që kuptohet, është kjo:

I.

“Të shpëtojmë paratë”, thotë Meta, “se pastaj të gjitha zgjidhen”.

Por paratë Meta nuk i shpëton dot, se SPAK ka prova për korrupsionin e tij, dhe SPAK sot është superfuqi për Shqipërinë. Dhe SPAK drejtohet nga Uashingtoni.

Prandaj gjithçka do të shkojë deri në fund. Dhe janë shumë të korruptuar në Shqipëri, që kuptohet se do të goditen.

Kurse kryeministri Rama nuk po ndihet i sigurt. (!)

Koha ka ndryshuar, por të korruptuarit e Shqipërisë kurrë nuk e kanë kuptuar kohën e tyre, sepse, duke pasur pushtet joligjor, i kanë thënë vetes: “koha e sotme jam unë e vetëm unë”.

Dhe prandaj tani kuptohet se janë të gjithë në hall. Disa bërtasin kundër Uashingtonit, disa të tjerë kundër SPAK- ut, dhe të gjithë po presin se ndoshta vjen një konflikt ndërkombëtar: dhe shpresën e kanë tek Rusia.

Prandaj, korrupsioni i lartë shtetëror në Shqipëri tani po kuptohet se është me Rusinë. Po Rusia, a mund t’i shpëtojë këta të korruptuar të lartë? Asgjë. Meta pret, por koha është e përcaktuar se ku ajo po shkon: koha e sotme në Shqipëri, po ecën në procesin antikorrupsion.

Kur koha përcaktohet, gjithçka e gjen vendin e vet sipas kohës. Koha antikorrupsion, duke qenë se tani është e përcaktuar edhe ndërkombëtarisht, ajo ka hyrë, si proces, në një fenomen shqiptar të pakthyeshëm.

Prandaj…

II.

Dënimi i korrupsionit është tani në Shqipëri një vendim absolut. Kurse të korruptuarit e lartë nuk po lënë gur pa lëvizur; por, po lodhen kot.

Se ky është vetëm fillimi i fillimit, sepse arrestimi dhe dënimi i korrupsionit të lartë shtetëror, lidhet me krijimin e pasurive të paligjshme, të qeverive dhe bashkive të korruptuara. Prandaj, pa u konfiskuar pronat dhe paratë e të korruptuarëve të lartë, gjithçka do të mbetej një veprim i kotë.

Dhe këtu fillon e vërteta e antikrimit shtetëror në Shqipëri. Dhe kjo kohë po ecën, se sot janë të arrestuarit e mëdhenj që na i vërtetojnë këtë.

Dhe, pikërisht për këtë, na duhet të pyesim: Po pse po lëviz si i çmendur Meta.

Kuptohet se është i trembur.

Pse të trembet një njeri i pafajshëm?! Ja, kjo është pyetja më thelbësore.

Por, tjetra është kjo: Sa prona ke pasur kur ti je bërë kryeministër?

Dhe këtu fillon çështja penale.

Por gjithashtu…

Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar: po nuk ke prona apo para të paligjshme, asgjë nuk do të të ndodhë.

Por, nëse ke miliona dollarë dhe prona, dhe ke qenë një individ i varfër kur je bërë kryeministër, të gjitha do të të merren.

Dhe…

Çfarë ka këtu për t’u shqetësuar?

III.

Por këtu na duhet ta ritheksojmë se SPAK nuk drejtohet nga politika shqiptare dhe as nga shqiptarët. Dhe të gjithë duhet ta kuptojmë se, për faktin që kjo çështje po hetohet nga ekspertiza ndërkombëtare, prova është provë. Prandaj; nëse mendon se nuk ka prova kundër teje, pse trembesh?

Asgjë.

Duhet të shkosh para një gjykate që të gjykojë akuzën për korrupsion, dhe aty, ti t’u thuash shqiptarëve se ke jetuar vetëm me rrogën tënde.

Shumë mirë, po e ke këtë si fakt të provuar, je i sigurt, dhe nuk të hyn një gjemb në këmbë. Po nuk e ke, sigurisht që do dënohesh për korrupsion.

Por…

Po ti ke ardhur si kryeministër me një kostum turk të qarqeve të varfra, dhe po të gjejnë miliona, prandaj duhet t’i provosh që ato i ke para ose prona të ligjshme.

Kaq ka. Asgjë më shumë nuk duhet.

Aaa, po nuk i justifikon dot paratë dhe pronat e tua, që i ke vënë si kryeministër i Shqipërisë, duhet të akuzohesh për korrupsion.

Ja kaq ka.

Por, çfarë po bën korrupsioni i lartë ndërkohë?

IV.

Kjo është koha e sotme, dhe sigurisht që kjo kohë antikorrupsion do ta ndryshojë në ngritje dinjitetin dhe mirëqenien e shqiptarëve. Por, a e pranon Rama këtë fakt.

Jo, Rama nuk e pranon, por kush e pyet Ramën në Uashington për një shtet ku do të ngrihen tri baza ushtarake të NATO – s !

Ja, pikërisht kjo është rënduese për çiftin Meta dhe për të gjithë të korruptuarit..

Po ku e kupton dot Meta se çfatë është një hetim i specialitetit të lartë të FBI – së, për një çështje të rëndësisë së veçantë politike, që ka të bëjë edhe me konfliktin Amerikë – Rusi?!

Prandaj…

Prandaj pikërisht këtu jemi tani, tek ky raport: FBI vs Meta.

Dhe kjo çështje, profesionalisht, mua më duket e mbyllur. Se çifti Meta është përballë FBI -së. Dhe hetimi po shkon shumë larg, e shumë thellë. Kurse çifti Meta kuptohet që është në tension nervor, se Metën po e shohim majë hekurave, por nuk kemi dëgjuar asnjë frazë të mençur prej tij, ndonëse ai është nën akuzë. Kurse ndërkohë, Meta prishi edhe koalicionin me Berishën.

Pse kaq vonë, dhe pse, kaq i shqetësuar të jetë Meta me faktin Berisha?!!

Kuptohet edhe pseja. Sepse Berisha është nongrata në Amerikë, dhe bashkëpunimi i Metës me Saliun që është nongrata, i ka dhënë Metës mendimin me shqetësim se mos politika amerikane e nxjerr nongrata edhe Ilir Metën.

Atëherë…

Ky proces antikorrupsion me një ish kryeministër të arrestuar, dhe po ashtu, edhe me tre ministra dhe një zv.kryeministër të arrestuar për korrupsion, me kryetarë dhe ish kryetarë bashkish të arrestuar, me drejtorë qëndrorë e me sekuestrime të shumta parash, po vijon…

Atëherë, rruga është ajo e duhura…

Prisni dhe shikoni!

Para

Me avion privat në Britani për 10 mijë paund, shkatërrohet rrjeti i trafikantëve shqiptarë , organizatorë Myrteza Hilaj dhe Kreshnik Kadena

Pas

Ish-bashkëpunëtori i Metës, Braho: Ai nuk është mirë nga çafka e kokës! Më vjen keq si përfundoi ky njeri

Nga Kategoria

KLSH jep alarmin për digën e Liqenit të Farkës: U dëmtua nga betonierët dhe kamionët gjatë ndërtimit të vilave
Aktualitet

KLSH jep alarmin për digën e Liqenit të Farkës: U dëmtua nga betonierët dhe kamionët gjatë ndërtimit të vilave

21.11.2026
10.4k
Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!
Aktualitet

Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

21.11.2026
10.4k
Shtëpitë rrezikojnë t’i zënë poshtë, katër familje në Rrogozhinë sorollaten prej muajsh nëpër institucione
Aktualitet

Shtëpitë rrezikojnë t’i zënë poshtë, katër familje në Rrogozhinë sorollaten prej muajsh nëpër institucione

21.11.2026
10.3k
Panik në bursat botërore, humbin gati 9 trilionë dollarë nga vlera e aksioneve që prej gushtit
Aktualitet

Panik në bursat botërore, humbin gati 9 trilionë dollarë nga vlera e aksioneve që prej gushtit

21.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

Rama i trembet Tiranës, mbledh strukturat e PS të shtunën

19.11.2026
10.4k
Ndalohen 155 vajza nga Shqipëria në Kosovë, dyshohet se shfrytëzoheshin për prostitucion

Ndalohen 155 vajza nga Shqipëria në Kosovë, dyshohet se shfrytëzoheshin për prostitucion

19.11.2026
10.4k
Skandali me pensionet në Postën Shqiptare/ 700 milionët e Durrësit vetëm maja e ajsbergut! (Gropa financiare dyshohet se arrin në 3.6 miliardë lekë)

Skandali me pensionet në Postën Shqiptare/ 700 milionët e Durrësit vetëm maja e ajsbergut! (Gropa financiare dyshohet se arrin në 3.6 miliardë lekë)

19.11.2026
10.4k
Artur Shehut dhe rrethit të tij, i konfiskohen 16 milionë euro prona në Vlorë

Artur Shehut dhe rrethit të tij, i konfiskohen 16 milionë euro prona në Vlorë

20.11.2026
10.4k
Shtëpitë rrezikojnë t’i zënë poshtë, katër familje në Rrogozhinë sorollaten prej muajsh nëpër institucione

Shtëpitë rrezikojnë t’i zënë poshtë, katër familje në Rrogozhinë sorollaten prej muajsh nëpër institucione

21.11.2026
10.3k
Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

17.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

15.11.2026
10.4k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

18.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

18.11.2026
10.4k
Çahen argjinaturat në Tale, rrezikohen nga përmbytjet disa banesa

Paralajmërimi i IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit

18.11.2026
10.4k
Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

19.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.