E diel, 22 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Parlamenti britanik jep dritën jeshile, miratohet pas 2 vitesh plani i Ruandës 

Korrieri nga Korrieri
23.04.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Parlamenti britanik jep dritën jeshile, miratohet pas 2 vitesh plani i Ruandës 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Plani i diskutueshëm i qeverisë britanike për të transferuar azilkërkuesit që kanë mbërritur ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, në Ruanda, ka marrë dritën jeshile në Parlament, pas një maratone kthimesh e rishqyrtimesh midis Dhomës së Lordëve dhe Komunëve që zgjati deri në orët e vona të mbrëmjes.

Plani i amenduar i ligjvënësve bëri një ecejake midis dy Dhomave të parlamentit, por ata përfundimisht ranë dakord të mos bënin ndryshime të mëtejshme, duke siguruar që projektligji të shndërrohet në ligj, pas dy vitesh betejash ligjore dhe grindje politike.

Projekti i kryeministrit Rishi Sunak dhe konservatorëve do t’i detyrojë gjyqtarët ta konsiderojnë Ruandën një “vend të sigurt” . Ndërkohë, zyrtarët që përpunojnë kërkesat për azil do të jenë në gjendje të injorojnë pjesë të ligjit ndërkombëtar dhe vendas për të drejtat e njeriut për të shmangur një vendim të Gjykatës së Lartë britanike që dëbimi i emigrantëve në Kigali është i paligjshëm.

Për të marrë dritën jeshile, qeveria britanike u përball me një betejë të vështirë parlamentare. Dhoma e Lordëve e kritikoi projektligjin si të pamjaftueshëm, duke theksuar në veçanti se Ruanda nuk mund të konsiderohej e sigurt derisa një organ i pavarur monitorues të thoshte se ishte kështu. Deputetët në Dhomën e Komunave, ku konservatorët kanë shumicën, votuan kundër çdo amendamenti dhe u kërkuan lordëve ta rimendojnë qëndrimin e tyre në një proces të njohur si “ping-pong parlamentar”.

Pas miratimit të “planit të Ruandës” pyetja që shtrohet është se kur ka të ngjarë të ngrihet një avion nga toka britanike për në Kigali?

Duke folur teknikisht fluturimi i parë mund të ndodhë 12 ditë pasi Mbreti Charles III ka dhënë miratimin mbretëror, i cili më pas e kthen zyrtarisht projektligjin në ligj.

Në praktikë, data e fluturimit të parë ka të ngjarë të jetë më vonë se kjo. Sipas kryeministrit Rishi Sunak azilkërkuesit e parë do të largohen rreth 10 deri në 12 javë më pas, që do të thotë në fundin e qershorit ose fillimin e korrikut.

“Kjo është më vonë nga sa do të donim”, tha Sunak të hënën, duke pranuar se qeveria do të humbiste afatin e përcaktuar për një fluturim në pranverë.

Para

FOTO/ Baba i një vajze, ky është 25-vjeçari shqiptar që vdiq në aksident në Itali: Nuk ka paqe, vetëm lot! 

Pas

Angjelin Prelocaj, Mira Murati dhe Lea Ypi anëtare të Akademisë së Shkencave, Artan Fuga: “Atentat” kundër shtetit ligjor! 

Nga Kategoria

KLSH jep alarmin për digën e Liqenit të Farkës: U dëmtua nga betonierët dhe kamionët gjatë ndërtimit të vilave
Aktualitet

KLSH jep alarmin për digën e Liqenit të Farkës: U dëmtua nga betonierët dhe kamionët gjatë ndërtimit të vilave

21.11.2026
10.4k
Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!
Aktualitet

Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

21.11.2026
10.4k
Shtëpitë rrezikojnë t’i zënë poshtë, katër familje në Rrogozhinë sorollaten prej muajsh nëpër institucione
Aktualitet

Shtëpitë rrezikojnë t’i zënë poshtë, katër familje në Rrogozhinë sorollaten prej muajsh nëpër institucione

21.11.2026
10.3k
Panik në bursat botërore, humbin gati 9 trilionë dollarë nga vlera e aksioneve që prej gushtit
Aktualitet

Panik në bursat botërore, humbin gati 9 trilionë dollarë nga vlera e aksioneve që prej gushtit

21.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Detaje të reja nga shpërthimi me tritol në banesën e 33-vjeçarit në Patos, pista kryesore ajo e hakmarrjes!

Detaje të reja nga shpërthimi me tritol në banesën e 33-vjeçarit në Patos, pista kryesore ajo e hakmarrjes!

16.11.2026
10.4k
Burgu e zgjidh këtë punë! Kontrolli zbulon shkeljen, nafta u shit 33% më lirë për të shmangur taksat (Dokumenti)

Albpetrol po e dorëzon Gorishtin mes rënies së prodhimit! Fituesi amerikan me 14.7 milionë dollarë detyrime dhe zero të ardhura

15.11.2026
10.4k
Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

17.11.2026
10.4k
Trump, Putin dhe Xi ‘ndajnë’ botën dhe shpërfillin Europën, Ukrainën dhe multilateralizmin

Trump, Putin dhe Xi ‘ndajnë’ botën dhe shpërfillin Europën, Ukrainën dhe multilateralizmin

19.11.2026
10.4k
Nga TikTok te pajisjet e përgjimit, çfarë e lidh Gentian Salën me rrjetin Hyseni-Agasi

Nga TikTok te pajisjet e përgjimit, çfarë e lidh Gentian Salën me rrjetin Hyseni-Agasi

19.11.2026
10.4k
I gjithë qyteti i Elbasanit pa ujë

I gjithë qyteti i Elbasanit pa ujë

20.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

15.11.2026
10.4k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

18.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

18.11.2026
10.4k
Çahen argjinaturat në Tale, rrezikohen nga përmbytjet disa banesa

Paralajmërimi i IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit

18.11.2026
10.4k
Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

19.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.