E martë, 17 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

‘Shkëlzen Berisha i kërkoi Veliajt leje për kulla, presion Ylli Rakipit për t’i hequr emrin nga deklarata se i pa bashkë në tavolinë’ 

Korrieri nga Korrieri
04.05.2024
në Aktualitet
A A
‘Shkëlzen Berisha i kërkoi Veliajt leje për kulla, presion Ylli Rakipit për t’i hequr emrin nga deklarata se i pa bashkë në tavolinë’ 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Nga Mero Baze

Unë mendoja se do shqetësohej Erion Veliaj, por në fakt qenka alarmuar Shkëlzen Berisha. Paska bërë një reagim të gjatë që shpjegon se deklarata e Ylli Rakipit, që e kanë ftuar në një tavolinë ku ka qenë Çim Peka me Erion Veliajn, është e stisur për luftë klanesh brenda partisë së Edi Ramës. 

Me pak fjalë i bie që Ylli Rakipi të jetë pjesë e klaneve të Edi Ramës dhe ka dash të dëmtojë Erion Veliajn, por paska dëmtuar rëndë Shkëlzen Berishën. 

E vërteta është se nuk ka ndonjë problem që dhe djali i Sali Berishës të takojë kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Aq më tepër që është ndërtuesi më i madh anonim në Tiranë, herë në emër të Shtufit, herë në emër të Çimit, dhe një liste të gjatë njerëzish që i përdor për maska biznesi. Në fund të fundit është mirë që dhe kryetari i Bashkisë ta dijë cili është ndërtuesin faktik, sidomos kur bëhet fjalë dhe për ndonjë kullë. 

Problemi është që Shkëlzeni dashka dhe leje, dhe kulla, dhe kauza. 

Dje, deri në mesnatë, e kanë futur nën presion Ylli Rakipin, ta hiqte deklaratën nga faqja e portalit të tij, edhe pse ajo është me zë e figurë në dhjetëra portale të tjera, përfshi dhe Temën. I janë lutur dhe disa bashkëpunëtorë të Shkëlzenit në emision, në shenjë solidariteti për dëmtimin e kauzës. 

Sot në mesditë e kanë marrë përsëri për kauzën dhe i kanë thënë se na duhet ta përgënjeshtrojmë, se na ka dëmtuar shumë kauzën dhe kemi reagime nga njerëzit poshtë penxheres së Doktorit. 

Dhe ka bërë këtë deklaratë të pështirë. 

Pra ky njeri do që të jetë ndërtues i madh në Tiranë dhe është përmes emrave të shokëve, do ta ketë mirë në parim me Bashkinë, do ta shesë Belind Këlliçin, pasi ndërkohë që ai garonte me Veliajn, Shkelzeni dhe shokët e tij negocionin për kullën, dhe tani qenka prekur pse Ylli Rakipi qenka dëshmitar në një takim të tij me Veliajn në vilën 26 në periferi të Tiranës, dhe jo tek Kodra e Diellit ku ka qenë një darkë tjetër me Veliajn, me Armand Shkullakun, Andi Bushatin, Çim Pekën dhe Ylli Rakipin, tanimë kundërshtarë publik të tij.

Nuk janë krime takimet dhe drekat e darkat me gazetarë, qofshin dhe kundërshtarë. Madje janë shenje emancipimi dhe një fakt që ata nuk kanë detyrime ndaj Veliajt. 

Pra gjithë fabula e Shkëlzenit është që paratë duhet t’i bëjë me qeverinë dhe bashkinë, zgjedhjet duhet t’i shesë për llogari të biznesit, por nuk është mirë të dalin fjalët se na rrallohen njerëzit poshtë penxheres. 

Dhe për këtë tani i janë turrur një gazetari duke i bërë presion të tërheqë deklaratën.

Gëzuar 3 majin, ditën e lirisë së shtypit nga fronti opozitar, që vajton për rënien e indeksit të lirisë së shtypit në Shqipëri.

Gëzuar opozitën “parimore” të udhëhequr nga e vetmja familje në botë, që ka arritur edhe të vrasë për të vjedhur. Gezuar nga autori i masakrës dhe princi trashëgimtar i opozitës, Shkëlzeni. 

Para

Dalin sot përgjigjet e Lotarisë Amerikane 2025, ja si mund të shikoni nëse jeni fitues

Pas

Pa gjurmë prej afro dy vitesh, SPAK veçon dosjen për Ervis Martinajn, kërkoi ‘kokën’ e Gjin Ndojit 

Nga Kategoria

Pandit i shërohet goja: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!
Aktualitet

Pandit i shërohet goja: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!

17.11.2026
10.4k
Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?
Aktualitet

Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

17.11.2026
10.4k
Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin italian Francesco Becchetti
Aktualitet

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin italian Francesco Becchetti

17.11.2026
10.4k
Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së
Aktualitet

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

16.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
PS-PD bëhen bashkë kundër popullit: Protesta nuk i do, ata imponohen me kartonët

PS-PD bëhen bashkë kundër popullit: Protesta nuk i do, ata imponohen me kartonët

12.11.2026
10.4k
Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

15.11.2026
10.4k
Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë

‘Jam gati të dëshmoj, ballafaqim’, Veliaj kërkesë Ballës: Të ngrihet Komision Hetimor për kërcënimet e Ramës

11.11.2026
10.4k
Poliçani drejt referendumit për bashkinë, KQZ njeh vlefshmërinë e firmave të qytetarëve

Poliçani drejt referendumit për bashkinë, KQZ njeh vlefshmërinë e firmave të qytetarëve

11.11.2026
10.4k
Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë

“Merru me organet e drejtësisë, jo të partisë” – PS i përgjigjet Veliajt pas kërkesës së tij për të marrë pjesë në Asamblenë e socialistëve

11.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.