E hënë, 5 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Dyshohet se fëmijët u mbytën bashkë me nënën/ Rrëfimi i plotë i peshkatarit: M’u duk si kukull, u shokova kur pashë trupin e vajzës 

Korrieri nga Korrieri
06.05.2024
në Aktualitet
A A
Dyshohet se fëmijët u mbytën bashkë me nënën/ Rrëfimi i plotë i peshkatarit: M’u duk si kukull, u shokova kur pashë trupin e vajzës 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Rreth orës 21:00, mbrëmjen e 4 majit, Safet Hasani një peshkatar nga Darragjati në Shkodër, në mënyrë rastësore u gjet përballë një trupi nën ujë.

I shokuar nga ajo pamje, peshkatari iu lut Zotit që kufoma e vajzës 9-vjeçare që u gjet nga ai e mbytur të ishte një kukull dhe jo njeri.

Peshkatari njoftoi policinë dhe pasi i dërgoi me varkën e tij pak metra pas benti të Darragjatit në Dajç u konfirmua se trupi i pajetë i përket 9-vjeçares, njëra prej tre fëmijëve që u vetëmbytën bashkë me nënën e tyre Alma Arrazi.

“Kam qenë duke gjuajtur peshk dhe duke u ngjitur tek një vijë uji pak më poshtë nga benti i Darragjatit, ishte errësirë dhe mu desh të ndizja dritën e telefonit për të parë se mos në ndeshta helika në tokë. Në fund të ujit më bëri të dyshoj sepse ishte 1 metër e pak ujë dhe nuk po e disha nëse ishte kukull apo njeri. Për momentin u shokova sepse më shkoi mendja se mos është njeri. Mora policinë në telefon pas pak minutash dhe erdhën menjëherë. Erdha me varkën time dhe i mora këtu tek benti i Darragjatit dhe kemi shkuar tek vendi. Pasi policët e çuan sipër u konstatua se ishte njeri. U shokova sepse thoja ishalla nuk është njeri se të vjen keq por pastaj më shkoi mendja që të marr policinë sepse ishte diçka që nuk e kisha dëgjuar as në lajme për ndonjë person të humbur apo se është mbytur kush apo jo”, ka rrëfyer peshkatari Safet Hasani, i cili gjeti trupin e vogëlushes.

Prej tre ditësh peshkatari, një njohës i mirë i lumit Drin dhe asaj zone i ka ardhur në ndihmë forcave të policisë dhe polumbarëve të RENEA bashkë me banorë të tjerë, në kërkimin për gjetjen e trupave të tjerë të familjes Arrazi, nënës dhe dy fëmijëve që po ashtu dyshohen se janë vetëmbytur. Peshkatari Hasani thotë se mbetet e vështirë gjetja e trupave për shkak të terrenit jo të përshtatshëm.

“Unë jam në punë gjithë ditën por nganjëherë dal edhe për të gjuajtur peshk. Pas kësaj ngjarje të rëndë më vjen shumë keq sepse kemi fëmijë vetë, rast shumë i rëndë. Unë i kam ardhur në ndihmë policisë dhe forcave RENEA gjatë gjithë ditës së djeshme dhe do vazhdoj që ti vij në ndihmë edhe kanë shumë efektivë, unë do t’i ndihmoj se njerëz jemi. Mbrëmë ishte e vështirë për të kërkuar sepse terreni këtu nuk është i favorshëm për t’i gjetur trupat e tjerë, e vështirë është për momentin por çdo gjë po bëhet. Grupet vazhdojnë kërkimet edhe sot, policia e shtetit, policia kufitare janë të angazhuar. Edhe ne banorët kemi ardhur në ndihmë me aq mundësi sa kemi, me varkat tona”, tha Hasani.

Peshkatari dhe banorët e tjerë të zonës do të vijojnë që të jenë të mobilizuar për të ndihmuar policinë në këtë operacion të vështirë për gjetjen e tre trupave të tjerë të pajetë që dyshohet se janë vetëmbytur.

Para

Robert Berisha degjeneron Xhensilën: Donte të shkatërronte projektin e Besit  

Pas

Po sikur Ylli Rakipi mos ta kishte bërë atë deklaratën për Shkëlzenin?  

Nga Kategoria

Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive
Aktualitet

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Shpërthimi te “AN Oil” në Sarandë, Inspektorati Teknik: Karburanti ishte jashtë funksionit prej 3 muajsh, në momentin e…

Shpërthimi te “AN Oil” në Sarandë, Inspektorati Teknik: Karburanti ishte jashtë funksionit prej 3 muajsh, në momentin e…

01.10.2026
10.4k
Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak

Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak

02.10.2026
10.4k
Koncesionet dhe PPP-të “përpinë” 100 milionë euro në 9 muaj

Digjitalizimi në letër, kesh në ekonomi: Paraja jashtë bankave arrin në 5.8 miliardë euro

02.10.2026
10.4k
BIA serbe arreston dy persona për ‘spiunazh’ te SHISH!

BIA serbe arreston dy persona për ‘spiunazh’ te SHISH!

30.09.2026
10.4k
Plas në burgun e Pisas, shqiptarët bëjnë kryengritje pas zbulimit të përgjuesve

Plas në burgun e Pisas, shqiptarët bëjnë kryengritje pas zbulimit të përgjuesve

01.10.2026
10.4k
Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë

Nga Nesti Angoni te Fusha sh.p.k., si u ndërtua dosja e Erion Veliajt

01.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.