E martë, 17 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Tentuan të fusin 35 mjë e 755 euro në Shqipëri përmes portit të Durrësit, 4 në pranga

Korrieri nga Korrieri
10.06.2024
në Aktualitet
A A
Tentuan të fusin 35 mjë e 755 euro në Shqipëri përmes portit të Durrësit, 4 në pranga
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një tjetër rast parash të paligjshme është evidentuar nga Policia kufitare në Durrës. Efektivët kanë vendosur në pranga 4 persona, të cilët po fusnin në Shqipëri 35 755 euro të deklaruara në portin e Durrësit. Në kuadër të operacionit “Next” u arrestuan dy shoferët e autobusit Denis Menelli dhe Agim Idrizi, ku u gjetën parat dhe dy persona të tjerë, Tritan Biba dhe Frenki Fezo, të cilët morën paratë që mos t’i deklaronin në kufi.

NJOFTIMI I PLOTË:


Port Durrës/Kontrolle të shtuara nga Policia Kufitare, bazuar në inteligjencën policore, për goditjen e paligjshmërive në kufi. Finalizohet operacioni policor i koduar “Next”, për goditjen e tentativës për të futur në Shqipëri, një shumë të madhe eurosh, pa e deklaruar. Sekuestrohen 35 755 euro. Vihen në pranga 4 shtetas (2 prej tyre drejtues të autobusit ku ishin fshehur paratë). Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, në kuadër të operacionit të koduar “Next”, të zhvilluar në bashkëpunim me DVP Durrës dhe autoritetet doganore, kanë goditur një rast të tentativës për të futur në Shqipëri, një shumë të madhe eurosh, pa e deklaruar.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll autobusin me drejtues shtetasin D. M. Gjatë kryerjes së kontrollit nga Policia, ky shtetas ka zbritur nga autobusi dhe i ka dhënë një shumë parash, një shtetasi që udhëtonte me një automjet tjetër. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi D. M. (shoferi i parë i autobusit) dhe shtetasi A. I. (shofer i dytë i autobusit), po tentonin të fusnin në Shqipëri, një shumë të madhe eurosh, të cilën me qëllim shmangien e deklarimit para autoriteteve doganore, e kishin ndarë në disa pjesë, për t’ua dhënë shtetasve T. B. dhe F. F., të cilët udhëtonin me një automjet tjetër.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në autobus, shërbimet e Policisë gjetën 35 755 euro dhe 70 franga, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit: D. M., 32 vjeç, banues në Lushnjë, A. I., 48 vjeç, banues në Fier, T. B., 54 vjeç, banues në Tiranë dhe F. F., 25 vjeç, banues në Elbasan. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për vëprime të mëtejshme, për veprën “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Para

Plagoset Noja i Artës në Shkodër

Pas

Mashtronin nxënësit duke i premtuar “tokën e ëndrrave” Amerikën, skema që ndiqnin drejtoresha dhe mësuesja e “Qemal Stafës”! 

Nga Kategoria

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së
Aktualitet

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

16.11.2026
10.4k
Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën
Aktualitet

Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën

16.11.2026
10.4k
Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë
Aktualitet

Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë

16.11.2026
10.3k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar
Aktualitet

Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar

16.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Tragjedia në New York, mes 8 viktimave nga shembja e ndërtesës edhe dy fëmijë

Tragjedia në New York, mes 8 viktimave nga shembja e ndërtesës edhe dy fëmijë

13.11.2026
10.4k
Para, seks dhe spiunazh: Rënia e mbretit të Nvidia-s trondit gjithë industrinë e teknologjisë së lartë!

Para, seks dhe spiunazh: Rënia e mbretit të Nvidia-s trondit gjithë industrinë e teknologjisë së lartë!

11.11.2026
10.4k
KLSH zbulon abuzime dhe shkelje në 7 bashki: Miliarda lekë taksa të pambledhura, tendera me probleme dhe investime që nuk u shërbejnë qytetarëve

KLSH zbulon abuzime dhe shkelje në 7 bashki: Miliarda lekë taksa të pambledhura, tendera me probleme dhe investime që nuk u shërbejnë qytetarëve

13.11.2026
10.4k
“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s/ Kush është Alice Huang, gruaja në qendër të spiunazhit SHBA-Kinë

“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s/ Kush është Alice Huang, gruaja në qendër të spiunazhit SHBA-Kinë

11.11.2026
10.4k
Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë

“Merru me organet e drejtësisë, jo të partisë” – PS i përgjigjet Veliajt pas kërkesës së tij për të marrë pjesë në Asamblenë e socialistëve

11.11.2026
10.4k
Roberto Saviano: Çfarë kanë të përbashkët Shqipëria, Meksika dhe Napoli? Miliona euro në qarkullim përmes TikTok…

Roberto Saviano: Çfarë kanë të përbashkët Shqipëria, Meksika dhe Napoli? Miliona euro në qarkullim përmes TikTok…

14.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.