E mërkurë, 7 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Operacioni ‘Energy Switch’ / Prokuroria e Milanos organizon megaoperacion anti-krimit ekonomik mes Italisë e Shqipërisë 

Korrieri nga Korrieri
26.06.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Operacioni ‘Energy Switch’ / Prokuroria e Milanos organizon megaoperacion anti-krimit ekonomik mes Italisë e Shqipërisë 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Operacioni i koduar “Energy Sëitch” ka zbardhur një rrjet mashtrimi financiar me vlerë 9 milionë euro në dëm të konsumatorëve italianë e një sistem autoriciklimi të ardhurash të fituara nga ku aktivitt krimianl

Në objekt hetimi janë dy kompani të furnizimit me energji e gaz me seli në Padova që përmes call centarave të hapuara në Tiranë e në Itali, mashtronin klientët e konsumatorët me fatura që nuk ishin nënshkruar kurrë nga ta.

Janë vënë nën kosntroll e seukesutrim dokumentacione, materiale inforamtike e server të pozicionuar në 32 objekte, 3 prej të cilave janë call centera në Tiranë.

Hetimi policor ka mundur të zbardh përmes përgjimeve telematike tonet agrisive e kërcënuese që punonjës të call centarave, adminsitratorë e menaxherë të tyre përdornin ndaj konsumatorëve.

Nën masë hetimi janë vënë 21 menaxhues, pronarë, adminsitratorë e punonjës në call center në Itali e Shqipëri.

Operacioni ka faktuar dhe shkelje të së drejtës së privatësisë nga kompanitë energjitike e call centera që punonin për ta.

Operacioni i Policisë së Milanos është kryer në bashkëpunim me autoritetit e Prokurorisë shqiptare SPAK. Hetimi në Itali nisi aps denoncimit të kryer nga një prift në Milano viktimë e vazhdueshme e kërcënimeve nga call center që kërkonin të paguante tarifa furnizimi me energji nga fatura që nuk kishte dhënë konsensus shërbimi.

Njoftimi i SPAK:

Datë 25.06.2024

Prokuroria e Republikës pranë Gjykatës së Milanos dhe Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke përfshirë pjesëmarrjen e Policisë Postare dhe Shërbimit të Sigurisë Kibernetike Milano, të Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Policor – Zyrën e Ekspertit për Sigurinë në Shqipëri, së bashku me Byronë Kombëtare të Hetimit (B.K.H.), Departamentin e Policisë Kriminale – Drejtorinë e Hetimit dhe Krimit të Organizuar dhe të Njësisë së Krimeve Kibernetike të Policisë së Shtetit Shqiptar, kanë kryer sot me datë 25.06.2024, në Tiranë, veprime hetimore për llogari të një procedimi penal të autoriteteve italiane.

Nga hetimet e autoriteteve italiane është konstatuar se janë kryer një sërë mashtrimesh në kuadër të një organizate kriminale. Mashtrimet e kryera nga të dyshuarit kanë nisur nga telefonatat e panumërta (të bëra edhe herët në mëngjes apo në mbrëmje vonë) me të cilat janë mbledhur të dhënat e viktimave, të cilët ishin të bindur se po flisnin me punonjës të A.R.E.R.A. (Autoriteti Rregullator për Rrjetet e Energjisë dhe Mjedisit në Itali) ose me kompanitë e energjisë me të cilat kishin lidhur kontrata të rregullta furnizimi të energjisë elektrike dhe gazit. Këto informacione mblidheshin duke përdorur justifikime nga më të ndryshmet: ai i përdorur më shpesh i referohej punimeve fantazmë rrugore që ishin ndërprerë kabllot elektrike ose tubacionet e gazit dhe për shkak të të cilave ishte e nevojshme të aktivizohej përkohësisht një kontratë e re me një operator “dakordësuar”.

Kur nuk arrinin ta bindnin viktimën me arsyetime të tilla, të akuzuarit përdornin të dhënat e marra gjatë telefonatave për të aktivizuar sërish kontratën duke vendosur nënshkrime false në fund të dokumentit. Në raste të tjera, kur procedura e aktivizimit kërkonte regjistrimin zanor, atëherë përpunohej regjistrimi zanor i zërit të viktimës, i regjistruar gjatë telefonatës, me mjaft mjeshtëri me redaktues audio ose me aplikacione të inteligjencës artificiale në mënyrë që të dëgjohej shqiptimi nga përdoruesi i pavetëdijshëm, i të dhënave të nevojshme personale dhe “po”-të e ndryshme që duhet të jepte për përgjigjet e pyetjeve të operatorit përgjegjës për marrjen e pëlqimit.

Vetëm pas disa muajsh nisnin problemet e vërteta për viktimat, të cilët, fare të pavetëdijshëm që kishin nënshkruar kontratë me një kompani të re energjetike, u shkonin kërkesa pagese për faturat e papaguara. Në atë pikë fillonte kalvari i telefonatave të panumërta, me tone gjithnjë e më agresive dhe frikësuese, me të cilat personat përgjegjës për mbledhjen e borxheve kërkonin pagesën e shumës së papaguar.

Veprimtaria hetimore komplekse dhe e detajuar, e zhvilluar me ritme shumë të shpejta prej një viti e gjysmë, përfshinte analizimin e një sasie konsideruese të të dhënave elektronike dhe bankare, përveçse kryerjes së shërbimeve policore në territor, në Itali dhe Shqipëri, me qëllim marrjen e të gjitha provave të nevojshme.

Ndërsa hetimet merrnin formë, u arrit të identifikonin shumë viktima të tjera (rreth një mijë) të cilët ende nuk e kishin kuptuar se kishin rënë në grackën e organizatës kriminale. Shumë prej tyre kanë kontribuar në masë vendimtare për përfundimin e suksesshëm të hetimeve, duke bërë ankesë ose duke dhënë informacione të dobishme për rindërtimin e saktë të fakteve.

Kontrollet në vend dhe ato informatike të urdhëruara nga Prokuroria e Milanos dhe Prokuroria e Posaçme kishin të bënin me gjithsej 35 objektiva, nga të cilët 32 në Itali dhe 3 në Shqipëri, në qytetin e Tiranës. Në veçanti, aktivitetet kishin si objektiv dy selitë operative të kompanive energjetike të Padovës (së fundmi të sanksionuara nga Garanti i Privatësisë dhe nga Antitrust), 12 seli të call center-ave (nga të cilat 3 në Shqipëri) dhe 21 subjekte duke përfshirë administratorë, kontabilistë, konsulentë dhe punonjës të kompanisë energjitike dhe të call center-ave.

Ndër elementët e shfaqur gjatë hetimeve marrin rëndësi të veçantë ato të gjetura në selinë e një call center ku u gjetën kopje të kontratave të rreme që ishin objekt i ankesës dhe të regjistrimeve zanore përkatëse. Për më tepër, u gjetën lista shumë të përditësuara të përdoruesve rezidencialë, të cilët do të kontaktoheshin për lidhjen e kontratave të energjisë elektrike dhe gazit, aq voluminoze (miliona të dhëna) saqë kërkojnë burime të konsiderueshme informatike për menaxhimin dhe konsultimin e tyre.

Gjithashtu falë sekuestrimit të sistemeve kompjuterike, serverëve në distancë, hapësirave cloud dhe pajisjeve të specializuara teknologjike, operacioni i dha një goditje shumë të rëndë fenomenit të “telemarketingut të egër” që mundon miliona qytetarë çdo ditë, në mënyrë absolutisht tërthore dhe në kundërshtim të rregullave që synojnë mbrojtjen e konsumatorëve.

Para

Vritet në atentat biznesmeni? Identifikohet viktima e shpërthimit në Sarandë , Armandi Nelaj kishte konflikt për pronat

Pas

Ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame në SPAK!

Nga Kategoria

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri
Aktualitet

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

06.10.2026
10.3k
INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..
Aktualitet

Shqipëra e mbushur me reklama për ushqim BIO, por bulmeti shënon rekord nga jashtë: Në gusht u importuan 4 mijë ton

06.10.2026
10.3k
Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve
Aktualitet

Rregullorja e pagesave të menjëhershme, transfertat deri në 500 mijë lekë do të kryhen në 10 sekonda

06.10.2026
10.4k
Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim
Aktualitet

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

02.10.2026
10.4k
INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..

Shqipëra e mbushur me reklama për ushqim BIO, por bulmeti shënon rekord nga jashtë: Në gusht u importuan 4 mijë ton

06.10.2026
10.3k
Identifikohet viktima e aksidentit në Vlorë, pronari i magazinës së hidrosanitareve u zu poshtë nga materialet

Identifikohet viktima e aksidentit në Vlorë, pronari i magazinës së hidrosanitareve u zu poshtë nga materialet

06.10.2026
10.3k
Aksident tragjik në Vlorë/ Materialet e rënda zënë poshtë punonjësin, humb jetën

Aksident tragjik në Vlorë/ Materialet e rënda zënë poshtë punonjësin, humb jetën

06.10.2026
10.4k
E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

03.10.2026
10.4k
SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

05.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.