E mërkurë, 7 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

GJKKO i cilëson “Inceneratorët” si grup i strukturuar kriminal, rëndohet akuza

Korrieri nga Korrieri
05.07.2024
në Aktualitet, Slider
A A
GJKKO i cilëson “Inceneratorët” si grup i strukturuar kriminal, rëndohet akuza
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

1 muaj pasi masa i ishte ndryshuar në arrest shtëpie, anëtari i Komisionit të Dhënies së Koncesionit për inceneratorin e Tiranës, Namik Simixhiu rikthehet në qeli por kësaj here me 2 akuza të reja.

Ndërkohë u pikas një element i ri në njoftimin që Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpërndau në komunikimin e sotëm për mediat. GJKKO njofton ndryshimin e vendimit për Namik Simixhiun dhe kthimin e tij në burg, ndërkohë që sqaron akuzat ndaj Simixhiut i cili u arrestua nga SPAK në 9 dhjetor të vitit 2023 bashkë me zyrtarë të tjerë të bashkisë Tiranë.

GJKKO njofton se Simixhiu është i dyshuar për 3 akuza, “shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim të veçantë në formën e grupit të strukturuar kriminal, sipas 3 neneve të Kodit Penal, nenit 28, 248 dhe 334. 

“Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal shtrëngues të “arrestit në burg” për të hetuarin z. N.S., caktuar me vendimin nr. 134, datë 07.12.2023, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim të veçantë në formën e grupit të strukturuar kriminal, sipas neneve 28, 248, 334 të Kodit Penal.“-thuhet në vendim.

Ndërkohë që në vendimin e datës 09 dhjetor 2023, SPAK, sqaronte se Simixhiu i arrestuar në atë kohë bashkë me Etleva Kondin, Taulant Tushen, Erjon Muratajn dhe disa nga anëtarët e tjerë të Komisionit të dhënies së Koncensioneve për inceneratorin e Tiranës, akuzoheshin vetëm për shpërdorim detyre. 

“-Shtetasit Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Etleva Kondi, Alba Thoma, Bledar Karoli, Valbona Ballgjini, Sidita Temali, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Silena Tola, Jetmir Llapaj, dyshohen se kanë konsumuar veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248, 25 të Kodit Penal.“-njoftonte SPAK në 09 dhjetor 2023. 

NJOFTIMI I SPAK (09.12.2023)

Ende është e paqartë përse akuzat për Simixhiun janë rënduar por qartësisht shihet se në këtë rikthim në burg, ka rënë neni 25 i Kodit Penal dhe janë shtuar dy nene të reja si 28 dhe 334, duke e çuar zyrtarisht në gjykim me akuzën e shpërdorimit të detyrës kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal. 

Ndryshimi i akuzës rëndon pozitat e zyrtarëve të arrestuar për shkelje dhe abuzim me procedurat që i dhanë dyshes Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto koncesionin për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, një vepër e cila ende nuk është ndërtuar. 

Namik Simixhiu ishte pjesë e Komisionit që do të duhet të vlerësonte dokumentacionin për ndërtimin e Inceneratorit të Tiranës nga ITS, koncesion i fituar nga “Integrated Energy B.V SPV”, një shoqëri tregtare pas të cilës Prokuroria thotë se fshihet Zoto dhe Mërtiri, një investim që do të duhet të kapte vlerën e 128 milionë eurove. 

Përbërja e komisionit për koncesionin e Inceneratorit të Tiranës, kryetare kishte Valbona Ballgjinin dhe anëtar: Pëllumb Abeshin, Erjon Muratajn, Sidita Temalin, Etleva Kondin, Taulant Tushën dhe Namik Simixhiun.

Më konkretisht, Anëtarët e Komisionit ku përfshihej edhe Simixhiun i dhanë bonusin ITS pa hartuar një raport përmbledhës ku do të duhet të sqaroheshin kostot e projektit. Ata gjithashtu pajisën Zoton dhe Mërtirin me të gjithë dokumentacionin që duhej për tu shpallur fituesë. Edhe dokumentet standarte të kritereve të këtij koncesioni nuk u hartuan nga Anëtarët por nga Zoto, i cili kishte akses të plotë në sistem.

Para

Lajm i keq për Berishën dhe Bashën, Gjykata e Lartë: 21 Janari të hetohet nga SPAK

Pas

Vrasja që TRONDITI Fierin, detaje të REJA: Gruaja kishte ikur nga SHTËPIA me tre fëmijët dhe bashkëjetonte me 23 vjeçarin!

Nga Kategoria

Hetimi për videot intime, Policia merr në pyetje edhe tre vajza të tjera
Aktualitet

Hetimi për videot intime, Policia merr në pyetje edhe tre vajza të tjera

07.10.2026
10.4k
Videot me Adrian Hilën/ Reagon për herë të parë Monika Lubonja, denoncon kompozitorin: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë
Show Bizz

Videot me Adrian Hilën/ Reagon për herë të parë Monika Lubonja, denoncon kompozitorin: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

07.10.2026
10.4k
Kosova bëhet me presidente, kush është Justina Shiroka-Pula
Aktualitet

Kosova bëhet me presidente, kush është Justina Shiroka-Pula

07.10.2026
10.4k
Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?

07.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Domosdoshmëria e sigurimit të aseteve fizike në pronësi të shtetit

Domosdoshmëria e sigurimit të aseteve fizike në pronësi të shtetit

30.09.2026
10.4k
SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

05.10.2026
10.4k
Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë

Nga Nesti Angoni te Fusha sh.p.k., si u ndërtua dosja e Erion Veliajt

01.10.2026
10.4k
KAYO, shteti financon dhe privatët kontrollojnë: Pikëpyetjet mbi prodhimin dhe tregtinë e armëve

KAYO, shteti financon dhe privatët kontrollojnë: Pikëpyetjet mbi prodhimin dhe tregtinë e armëve

06.10.2026
10.4k
Detaje nga aksidenti TRAGJIK në Gramsh/ Dalin EMRAT e mësueses dhe shoferit që humbën JETËN, në gjendje të RËNDË infermierja!

E rëndë në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për arrest kardiak

06.10.2026
10.4k
Nëna vidhte me thasë Postën në Durrës, djali 18-vjeçar rreh punojësin e Policisë

Nëna vidhte me thasë Postën në Durrës, djali 18-vjeçar rreh punojësin e Policisë

05.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.