E enjte, 20 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Blendi Fevziu: 10 euro një shishe uji në jug, na marrin për budallenj. Po ja marrin frymën pushuesve me çmimet 

Korrieri nga Korrieri
25 Korrik, 2024
në Aktualitet
A A
Blendi Fevziu: 10 euro një shishe uji në jug, na marrin për budallenj. Po ja marrin frymën pushuesve me çmimet 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Gazetari Blendi Fevziu ka bërë një reagim për çmimet në jug të Shqipërisë. Ai i kërkon qeverisë të vendosë një çmim tavan për çadrat e vendosura në bregun e detit.

Fevziu, me anë të një videomesazhi, deklaron se plazhet publike jepen me qira me 5 – 10 euro metri katror në vit, ndërsa bizneset ua japin qytetarëve me 15, 30, 40, 50 deri në 500 euro në ditë.

Fevziu thotë se ky abuzim duhet ndaluar në mënyrë që pushuesit shqiptarë të jenë të kënaqur, por edhe për turistët që mbeten të zhgënjyer nga çmimet e larta.

“Pak më parë isha me një gazetar italian. Një lëng frutash, i cili në Romë, në vendin më të shtrenjtë të Romës, kushton 8 euro, shitet 15 euro në jugun e Shqipërisë. Nuk do të doja të përqendrohesha te të gjitha çmimet në këtë rast se pa diskutim çmimet janë çështje tregu. Dikush mund të dojë ta shesë një shishe uji edhe 1 milion, nëse ka budallenj që ia blejnë.

Do të doja të fokusohesha te raporti midis këtyre budallenjve siç pretendojnë një pjesë e madhe e atyre që ofrojnë shërbime dhe vetë ofruesve të shërbimeve, por vetë raporti që ata kanë me shtetin.

Gjithkush mund të ketë çmimet e tij në restorantin e tij, në hotelin e tij, në biznesin e tij, por kur bëhet fjalë për çmime në ato zona, ku ofrohen shërbime që lidhen drejtpërdrejt me shtetin, siç janë çadrat në bregdet, në këtë rast duhet të ketë një ndërhyrje të shtetit.

Nuk është e drejtë që plazhet publike, që janë pronë publike, që jepen për t’u ofruar shërbim më të mirë qytetarëve një biznesi të caktuar, me 5, maksimumi 10 euro metri katror në vit, të jepen me nga 15, 30, 40, 50 dhe deri në 500 euro në ditë. Është një shpërdorim absolut i pronës publike, është një largim i qytetarit shqiptar, i cili ka të drejtën ta shfrytëzojë këtë pronë publike si gjithë të tjerët.

Në këto raste, vetëm në këto raste, shteti duhet të vendosë një çmim tavan për të detyruar të gjithë ata që e kanë marrë me qira për një vit plazhin, për të ofruar shërbime për qytetarët, për t’ua bërë më të thjeshtë jetën qytetarëve, një çmim në të cilin të fitojnë dhe ata vetë, një çmim që të marrë edhe shteti qiranë e tij, një çmim që të kënaqet edhe qytetari që i ofrohet ky shërbim.

Në qoftë se këto hapësira publike do të kthehen në një lloj benefiti për biznese të caktuara, për të fituar miliona e miliona në kurriz të këtyre budallenjve, siç i quajnë ata, ose turistëve që nuk do kthehen më kurrë në Shqipëri, atëherë ky nuk është më një problem i bizneseve, ky është një problem i drejtpërdrejtë i shtetit. Ndaj shteti duhet të vendosë një tavan sa më parë, sidomos për çadrat në bregdet dhe të përcaktojë sa për qind e bregdetit duhet të jetë për shërbim privat dhe sa duhet të jetë për shërbim publik”, shprehet Fevziu.

Para

PD-PS favorizojnë ‘besnikët’ e partisë!

Pas

PAMJET/ Policia bastis lokalin, arrestohet Ylard Lala , djali i biznesmenit dibran Ymer Lala

Nga Kategoria

Në pikun e vapës, disa zona të Durrësit pa ujë
Aktualitet

Në pikun e vapës, disa zona të Durrësit pa ujë

13 Gusht, 2026
10.3k
ARRSH bllokon qarkullimin në autostradën Tiranë-Durrës në kulmin e sezonit veror
Aktualitet

ARRSH bllokon qarkullimin në autostradën Tiranë-Durrës në kulmin e sezonit veror

13 Gusht, 2026
10.4k
Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”
Aktualitet

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13 Gusht, 2026
10.4k
Padia e Veliajt për Olsi Dadon/ Hidhet shorti në gjykatën administrative, ja kush do e shqyrtojë çështjen
Aktualitet

Veliaj përdor logon e Bashkisë Tiranë kundër prokurorit Ols Dado, ankimon në Apel vendimin që nuk e legjitimoi kundër njeriut që e arrestoi

13 Gusht, 2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

ARRSH bllokon qarkullimin në autostradën Tiranë-Durrës në kulmin e sezonit veror

ARRSH bllokon qarkullimin në autostradën Tiranë-Durrës në kulmin e sezonit veror

13 Gusht, 2026
10.4k
Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13 Gusht, 2026
10.4k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13 Gusht, 2026
10.4k
Padia e Veliajt për Olsi Dadon/ Hidhet shorti në gjykatën administrative, ja kush do e shqyrtojë çështjen

Veliaj përdor logon e Bashkisë Tiranë kundër prokurorit Ols Dado, ankimon në Apel vendimin që nuk e legjitimoi kundër njeriut që e arrestoi

13 Gusht, 2026
10.4k
Rumania mbyll centralin e vetëm bërthamor për shkak të rënies së nivelit të ujit të Danubit

Rumania mbyll centralin e vetëm bërthamor për shkak të rënies së nivelit të ujit të Danubit

13 Gusht, 2026
10.3k
Në pikun e vapës, disa zona të Durrësit pa ujë

Në pikun e vapës, disa zona të Durrësit pa ujë

13 Gusht, 2026
10.3k

Boom-i Javës

DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

31 Dhjetor, 2024
10.4k
Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13 Gusht, 2026
10.4k
Kejvina Kthella rrëfehet për BBV: Më mungon Luizi dhe Olta, do të jem në finalen e madhe 

Kejvina Kthella rrëfehet për BBV: Më mungon Luizi dhe Olta, do të jem në finalen e madhe 

27 Prill, 2023
10.3k
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

30 Tetor, 2024
10.3k
Flakët në Abaze të Krujës u afrohen banesave, nis ndërhyrja me helikopter

Flakët në Abaze të Krujës u afrohen banesave, nis ndërhyrja me helikopter

13 Gusht, 2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.