E diel, 22 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Mashtrim përmes Call Center-ave, dërgohen për gjykim Jusel Mici dhe Mendim Domi! Sekuestrohen prona dhe llogari bankare

Korrieri nga Korrieri
27.07.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Mashtrim përmes Call Center-ave, dërgohen për gjykim Jusel Mici dhe Mendim Domi! Sekuestrohen prona dhe llogari bankare
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, përfundoi hetimet paraprake të procedimit penal nr.166 të vitit 2021 dhe paraqiti para Gjykatës kërkesën për dërgimin për gjykim në ngarkim të të pandehurve:

Jusel Mici, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në dëm të disa personave, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim të thjeshtë me shtetasin Mendim Domi, parashikuar si vepra penale nga nenet 143/b/2, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1, 180/1 dhe 287/2 të Kodit Penal;

Mendim Domi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në dëm të disa personave, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”, “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim të thjeshtë me shtetasin Jusel Mici, parashikuar si vepra penale nga nenet 143/b/2, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1, 180/1 dhe 287/2 të Kodit Penal.

Procedimi penal filloi mbi bazën e kërkesës për ndihmë të ndërsjelltë juridike në çështjet penale të Prokurorisë së Republikës pranë Gjykatës të Pizës, Itali, e cila po hetonte në kuadër të procedimit penal kundër të hetuarve TONARELLI Stefano Matteo, PERICO Gianmario, MICI Jusel, etj, për veprat penale të “Mashtrimit në rrethana rënduese”, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga Kodi Penal Italian, neni 416, nenet 110, 640 Paragrafi 2 nr. 2 bis – mashtrim i rëndë në bashkëpunim, vepra penale të parashikuara dhe nga legjislacioni penal shqiptar, nenet 143/b, 28/4, 333/a të Kodit Penal Shqiptar. Nën koordinimin e Eurojust, mes Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokurorisë së Republikës pranë Gjykatës së Pizës, Itali, u krijua një skuadër e përbashkët hetimore dhe hetimet u ndoqën nga 2 prokuroritë respektive.Në analizë të provave të grumbulluara gjatë hetimit paraprak ka rezultuar e provuar se të pandehurit Jusel Mici dhe Mendim Domi janë respektivisht organizatorë dhe pjesëtarë të grupit të strukturuar kriminal të krijuar për të kryer veprat penale të mashtrimit kompjuterik dhe pastrimit të parave.

Mashtrimi “on line” lidhej me investime shumash në letra me vlerë dhe kriptovaluta, përdorimin e shoqërive fiktive (Capitalcom Investment, Direct Coin Limited, Lead Secure Ltd, Finex Group Ltd, Futurus X OU, Luxor, Mm Consulting S.R.S.S. Shoqëri Scs Smart Coomunications Services S.R.L.S Estra dhe të tjera) për kalimin e vlerave monetare të mashtrimit. Këto shoqëri që përdoreshin për aktivitetin kriminal, duke hapur llogari rrjedhëse të huaja (Lituani, Britani e Madhe, Belgjikë, Luksemburg, Gjermani dhe Itali), duke menaxhuar faqe interneti që reklamonin aktivitetin, si dhe përdornin qëndra thirrje (call center), në Itali dhe Shqipëri, nëpërmjet të cilave kontaktonin viktima (klientë) të shumta, duke i bindur të bëheshin pjesë e programeve të rreme të investimit. Autorët i propozonin viktimave, të derdhnin shuma të konsiderueshme parash nëpërmjet transferimeve on line në llogaritë rrjedhëse të huaja, të kompanive të mësipërme. Me marrjen e menjëhershme të këtyre shumave, nga grupi i strukturuar, këto para zhdukeshin duke u konvertuar kryesisht në kriptovaluta.

Hetimi ka provuar plotësisht se të pandehurit kanë vepruar në shumë raste, për të cilat janë paraqitur kallzimet penale nga të dëmtuarit në Itali. Gjithashtu nga kontrollet dhe provat e sekuestruara, ka dyshime se numri i të dëmtuarve është shumë herë më i madh se i personave të dëmtuar që kanë kallzuar.

Dëmi ekonomik i shkaktuar, që është provuar nga hetimi, duke iu referuar në mënyrë ekskluzive të ardhurave nga mashtrimet e kallzuara, si dhe ato të arritura nëpërmjet përdorimit të kompanive fiktive, arrin në vlerën 3 000 000 Euro (ka dyshime që kjo vlerë të jetë shumë më e madhe, duke konsideruar të dëmtuarit, që nuk kanë kallzuar mashtrimet ndaj tyre).

Të pandehurit me përvetësimin e shumave monetare, kanë kryer një numër të madh veprimesh të transferimit në llogari të kompanive të shumta të hapura në Shqipëri, me qëllim fshehjen dhe mbulimin e origjinës së paligjshme të parave. Gjithashtu, me këto para të fituara në mënyrë të paligjshme nga mashtrime, kanë kryer transaksione të shumta, duke blerë pasuri të paluajtshme

Nga hetimi është arritur të identifikohen dhe sekuestrohen si, pasuri të derivuara nga ky aktivitet kriminal, llogari bankare me depozita në vlerën rreth 205 000 Euro, si dhe pasuritë e mëposhtme në Tiranë:

Pasuri me sipërfaqe 62m², e llojit apartament;
Pasuria me sipërfaqe 83.00 m², e llojit apartament;
Pasuri me sipërfaqe 78.00 m², e llojit apartament,
Pasuria me sipërfaqe 4100.00 m², e llojit arë,
Pasuria me sipërfaqe 3720.00 m², e llojit arë,
Pasuria me sipërfaqe 4600.00 m², e llojit arë,
Pasuria me sipërfaqe 1300.00 m², e llojit arë,
Pasuria me sipërfaqe 2639.00 m², e llojit arë,
Pasuria me sipërfaqe 2733.00 m², e llojit arë,
Pasuria me sipërfaqe 4000.00 m², e llojit arë,
Pasuria me sipërfaqe 3180.00.00 m², e llojit Are.
Nga hetimi rezulton se në këtë aktivitet të kundërligjshëm janë të përfshirë edhe persona të tjerë shqiptarë dhe të huaj, për të cilët vazhdojnë hetimet në kuadër të procedimit penal të ndarë Nr.166/1 të vitit 2021, për të njëjtat vepra penale.

Para

Dorëhiqet Lindita Nikolla

Pas

“Do jemi 100 vjet në pushtet”, Rama: Nuk na ndalon askush!

Nga Kategoria

KLSH jep alarmin për digën e Liqenit të Farkës: U dëmtua nga betonierët dhe kamionët gjatë ndërtimit të vilave
Aktualitet

KLSH jep alarmin për digën e Liqenit të Farkës: U dëmtua nga betonierët dhe kamionët gjatë ndërtimit të vilave

21.11.2026
10.4k
Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!
Aktualitet

Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

21.11.2026
10.4k
Shtëpitë rrezikojnë t’i zënë poshtë, katër familje në Rrogozhinë sorollaten prej muajsh nëpër institucione
Aktualitet

Shtëpitë rrezikojnë t’i zënë poshtë, katër familje në Rrogozhinë sorollaten prej muajsh nëpër institucione

21.11.2026
10.3k
Panik në bursat botërore, humbin gati 9 trilionë dollarë nga vlera e aksioneve që prej gushtit
Aktualitet

Panik në bursat botërore, humbin gati 9 trilionë dollarë nga vlera e aksioneve që prej gushtit

21.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Panik në bursat botërore, humbin gati 9 trilionë dollarë nga vlera e aksioneve që prej gushtit

Panik në bursat botërore, humbin gati 9 trilionë dollarë nga vlera e aksioneve që prej gushtit

21.11.2026
10.4k
Shehaj kap në spital policët e Komisariatit 1 që rrahën të riun: Presion për t’i ndryshuar dëshminë

Shehaj kap në spital policët e Komisariatit 1 që rrahën të riun: Presion për t’i ndryshuar dëshminë

18.11.2026
10.4k
Artur Shehut dhe rrethit të tij, i konfiskohen 16 milionë euro prona në Vlorë

Artur Shehut dhe rrethit të tij, i konfiskohen 16 milionë euro prona në Vlorë

20.11.2026
10.4k
Skandali në Postën e Durrësit: Jo vetëm pensionet, dyshohet se u vodhën edhe pagesat e qytetarëve për Kadastrën

Skandali në Postën e Durrësit: Jo vetëm pensionet, dyshohet se u vodhën edhe pagesat e qytetarëve për Kadastrën

19.11.2026
10.4k
Aktivistja Greta Thunberg në Tiranë: Shqiptarët, 173 ditë protestë kundër korrupsionit dhe shkatërrimit të natyrës

Aktivistja Greta Thunberg në Tiranë: Shqiptarët, 173 ditë protestë kundër korrupsionit dhe shkatërrimit të natyrës

19.11.2026
10.4k
Një histori përtej spiunëve, seksit dhe gënjeshtrave

Një histori përtej spiunëve, seksit dhe gënjeshtrave

16.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

15.11.2026
10.4k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

18.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

18.11.2026
10.4k
Çahen argjinaturat në Tale, rrezikohen nga përmbytjet disa banesa

Paralajmërimi i IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit

18.11.2026
10.4k
Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

19.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.