E martë, 17 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Si u pikas dhe u arrestua i “tmerrshmi” i Çopjave

Korrieri nga Korrieri
05.08.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Kush janë Hajdar ( Dar ) dhe Franc Çopja , nga përplasja me “Tarzanin” për 50 kg kokainë në Angli, vrasjet dhe grabitja e Rinasit
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

strehuar në një apartament në Prishtinë,Arben Lamçja alias (Dobrova) nga Elbasani mendoi se ja kishte hedhur ndjekjes së policisë, por një skuadër e kërkimit policor “FAST”, e gjurmoi atë deri në arrestimin e tij, si pjesë e grupit kriminal që drejtohej nga vëllezërit Çopja në Dubai.

Lamçja, akuzohet nga SPAK për veprën penale të “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasje” kryer në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”.

Por kjo nuk është eksperienca e parë e tij me drejtësinë Shqiptare.

Fillimisht emri i tij del në regjistrat e dënimeve të gjykatave Italiane, pasi në muajin Mars 2011, ai është dënuar nga gjykata e Breshias me 12 vite burgim për akuzën e Shfrytëzimit të prostitucionit dhe “Bashkëpunimit kriminal”.

Por ky dënim është rritur dhe me dy vite të tjera nga Gjykata e Apelit të Breshias, duke e dënuar Lamçjan me 14 vite burgim.

Arben Lamçja, është ekstraduar në Itali me qëllim vuajtjen e dënimit, por për shkak të një amnistie, ai ka vuajtur vetëm 3 vite burgim.

Ndërsa një vendim tjetër dënimi i marrë nga gjykata e Bolonjës është mohuar se ekzekutuari nga autoritetet italiane, pas ekstradimit të tij në atë vend.

Fakti i njëjtë, i gjykuar në të dy vendimet, konsistonte në shfrytëzimin si prostitutë të një shtetase të huaj gjatë periudhës nëntor-dhjetor 1999 deri në shkurt 2000.

Më datë 8 nëntor 2011, Sektori Kundër Krimit të Organizuar dhe të Trafiqeve në Drejtorinë e Policisë Elbasan, ka kryer arrestimin e Arben Lamçja, mbi bazën e urdhër arrestit nr.6559/00 R GIP, datë 26 mars 2011, të lëshuar nga Gjykata e Brescia, Itali.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka regjistruar procedimin pasuror te vitit 2011 ndaj shtetasit Arben Lamcja, duke hetuar për pasuritë e tij dhe te afërmeve te tij, për periudhën 2000-2011 e ne vijim.

Mbi bazën e material të referuara nga policia kriminale, në vitin 2011, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka hapur një hetim pasuror dhe ka rezultuar se për Arben Lamçja alias “Dobrova”, janë identifikuar pasuri të cilat nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike dhe dyshohej se rridhnin nga veprimtaria kriminale e këtij personi, i cili rezulton se është dënuar nga autoritetet Italiane të drejtësisë, për veprën penale të “Bashkëpunimit kriminal” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

Paralelisht me Krimet e Rënda që nisi hetim pasuror përmes ligjit “Antimafia”, për këtë rast nisi dhe një hetim prokuroria e Elbasanit për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, duke hetuar për pasuritë e tij dhe të afërmeve te tij, për periudhën 2000-2011 e në vijim.

Në këtë hetim Arben Lamçja është marrë i pandehur për veprën penale të mësipërme, duke bërë që prokuroria të kërkojë gjykimin e çështjes.

Por në 30 Maj 2013 Gjykata e Elbasanit, ka vendosur të pushojë çështjen me pretendimin se nuk ekzistonin elementët e veprës penale që i atribohej Arben Lamçjas.

Nga ana tjetër Krimet e Rënda, vendosën të sekuestronin një seri pasurish në emër të Arbendhe vëllait të tij Sokol Lamçja në Elbasan. Pasuritë e sekuestruara në 28 korrik 2016 ishin një truall 120 m2 në Tiranë, një truall 340 m2 në Tiranë, një dyqan 46 m2 në Elbasan, një dyqan 97 m2 në Elbasan, si dhe dy bizneset të quajtur “Elba Beton” me administrator A.O dhe “Elba Import” sërish me administrator A.O.

Sekuestrimi i këtyre pasurive është lënë në fuqi dhe në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda. Por ky vendim është prishur pjesërisht në 5 prill 2017 në Gjykatën e Lartë, e cila ka vendosur të lirojë pasuritë “Elba Beton” dhe “Elba Import”.

Sipas Gjykatës së Lartë, këto pasuri kanë qenë fillimisht të hapura nga Arben Lamçja dhe më pas përmes kontratave të rregullta ai ja ka shitur kundrejt 170 milion lekëve, dy biznesmenëve nga Elbasani A.O dhe B.R.

Por disa vite më pas edhe hetimi për pasuritë e tjera tek Krimet e Rënda, është mbyllur duke liruar të gjitha pronat e sekuestruara Arben Lamçjas.

Para

Noizy SHPALLET në kërkim nga POLICIA e Kosovës!

Pas

Makabre, vlonjati rr eh për vd”kje gruan

Nga Kategoria

Pandit i shërohet goja: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!
Aktualitet

Pandit i shërohet goja: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!

17.11.2026
10.4k
Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?
Aktualitet

Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

17.11.2026
10.4k
Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin italian Francesco Becchetti
Aktualitet

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin italian Francesco Becchetti

17.11.2026
10.4k
Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së
Aktualitet

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

16.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?

Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?

11.11.2026
10.4k
4.5 milionë euro për dy kompani, konkurrencë vetëm në letër! KLSH zbulon si u shpërndanë fondet e rindërtimit nga Bashkia e Emiriana Sakos

4.5 milionë euro për dy kompani, konkurrencë vetëm në letër! KLSH zbulon si u shpërndanë fondet e rindërtimit nga Bashkia e Emiriana Sakos

15.11.2026
10.4k
Doktor Ilir Alihemehmeti, më fal që s’të votoj dot në 11 maj!

Ilir Alimehmeti gati të kandidojë për PD-në, për Bashkinë e Tiranës

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k
Gratë e reja po kërkojnë kontratë para martesës: “E dua partnerin, por dua të mbroj edhe veten”

Gratë e reja po kërkojnë kontratë para martesës: “E dua partnerin, por dua të mbroj edhe veten”

15.11.2026
10.4k
“Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, ja si u kap “gafil” deputetja e Elbasanit! (Dosja)

“Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, ja si u kap “gafil” deputetja e Elbasanit! (Dosja)

11.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.