E martë, 17 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

DOSJA/ Nga dënimi për shfrytëzim prostitucioni tek hetimi pasuror, si i shpëtoi Arben Lamçja “darës” së drejtësisë shqiptare 

Korrieri nga Korrieri
05.08.2024
në Aktualitet
A A
DOSJA/ Nga dënimi për shfrytëzim prostitucioni tek hetimi pasuror, si i shpëtoi Arben Lamçja “darës” së drejtësisë shqiptare 
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

I strehuar në një apartament në Prishtinë, Arben Lamçja alias (Dobrova) nga Elbasani mendoi se ja kishte hedhur ndjekjes së policisë, por një skuadër e kërkimit policor “FAST”, e gjurmoi atë deri në arrestimin e tij, si pjesë e grupit kriminal që drejtohej nga vëllezërit Çopja në Dubai. Lamçja, akuzohet nga SPAK për veprën penale të “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasje” kryer në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”. Por kjo nuk është eksperienca e parë e tij me drejtësinë Shqiptare. Fillimisht emri i tij del në regjistrat e dënimeve të gjykatave Italiane, pasi në muajin Mars 2011, ai është dënuar nga gjykata e Breshias me 12 vite burgim për akuzën e Shfrytëzimit të prostitucionit dhe “Bashkëpunimit kriminal”. Por ky dënim është rritur dhe me dy vite të tjera nga Gjykata e Apelit të Breshias, duke e dënuar Lamçjan me 14 vite burgim.

Arben Lamçja, është ekstraduar në Itali me qëllim vuajtjen e dënimit, por për shkak të një amnistie, ai ka vuajtur vetëm 3 vite burgim. Ndërsa një vendim tjetër dënimi i marrë nga gjykata e Bolonjës është mohuar se ekzekutuari nga autoritetet italiane, pas ekstradimit të tij në atë vend. Fakti i njëjtë, i gjykuar në të dy vendimet, konsistonte në shfrytëzimin si prostitutë të një shtetase të huaj gjatë periudhës nëntor-dhjetor 1999 deri në shkurt 2000.

Më datë 8 nëntor 2011, Sektori Kundër Krimit të Organizuar dhe të Trafiqeve në Drejtorinë e Policisë Elbasan, ka kryer arrestimin e Arben Lamçja, mbi bazën e urdhër arrestit nr.6559/00 R GIP, datë 26 mars 2011, të lëshuar nga Gjykata e Brescia, Itali.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka regjistruar procedimin pasuror te vitit 2011 ndaj shtetasit Arben Lamcja, duke hetuar për pasuritë e tij dhe te afërmeve te tij, për periudhën 2000-2011 e ne vijim.

Mbi bazën e material të referuara nga policia kriminale, në vitin 2011, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka hapur një hetim pasuror dhe ka rezultuar se për Arben Lamçja alias “Dobrova”, janë identifikuar pasuri të cilat nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike dhe dyshohej se rridhnin nga veprimtaria kriminale e këtij personi, i cili rezulton se është dënuar nga autoritetet Italiane të drejtësisë, për veprën penale të “Bashkëpunimit kriminal” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.Paralelisht me Krimet e Rënda që nisi hetim pasuror përmes ligjit “Antimafia”, për këtë rast nisi dhe një hetim prokuroria e Elbasanit për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, duke hetuar për pasuritë e tij dhe të afërmeve te tij, për periudhën 2000-2011 e në vijim.

Në këtë hetim Arben Lamçja është marrë i pandehur për veprën penale të mësipërme, duke bërë që prokuroria të kërkojë gjykimin e çështjes. Por në 30 Maj 2013 Gjykata e Elbasanit, ka vendosur të pushojë çështjen me pretendimin se nuk ekzistonin elementët e veprës penale që i atribohej Arben Lamçjas.

DOSJA/ Nga dënimi për shfrytëzim prostitucioni tek hetimi pasuror

Nga ana tjetër Krimet e Rënda, vendosën të sekuestronin një seri pasurish në emër të Arben dhe vëllait të tij Sokol Lamçja në Elbasan. Pasuritë e sekuestruara në 28 korrik 2016 ishin një truall 120 m2 në Tiranë, një truall 340 m2 në Tiranë, një dyqan 46 m2 në Elbasan, një dyqan 97 m2 në Elbasan, si dhe dy bizneset të quajtur “Elba Beton” me administrator A.O dhe “Elba Import” sërish me administrator A.O.

Sekuestrimi i këtyre pasurive është lënë në fuqi dhe në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda. Por ky vendim është prishur pjesërisht në 5 prill 2017 në Gjykatën e Lartë, e cila ka vendosur të lirojë pasuritë “Elba Beton” dhe “Elba Import”.Sipas Gjykatës së Lartë, këto pasuri kanë qenë fillimisht të hapura nga Arben Lamçja dhe më pas përmes kontratave të rregullta ai ja ka shitur kundrejt 170 milion lekëve, dy biznesmenëve nga Elbasani A.O dhe B.R. Por disa vite më pas edhe hetimi për pasuritë e tjera tek Krimet e Rënda, është mbyllur duke liruar të gjitha pronat e sekuestruara Arben Lamçjas./OraNews

Para

E RËNDË! Dhunoi barbarisht dhe i mori jetën të shoqes, arrestohet 70-vjeçari në Vlorë 

Pas

Olsi Bylyku konfirmon lidhjen e re, prezanton të dashurën e tij me fansat 

Nga Kategoria

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së
Aktualitet

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

16.11.2026
10.4k
Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën
Aktualitet

Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën

16.11.2026
10.4k
Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë
Aktualitet

Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë

16.11.2026
10.3k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar
Aktualitet

Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar

16.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Tjetërsimi i 44 mijë m² tokë shtetërore për park fotovoltaik, arrestohet drejtori i Spitalit të Fierit dhe 3 të tjerë! Zbardhet skema

Tjetërsimi i 44 mijë m² tokë shtetërore për park fotovoltaik, arrestohet drejtori i Spitalit të Fierit dhe 3 të tjerë! Zbardhet skema

13.11.2026
10.4k
PS-PD bëhen bashkë kundër popullit: Protesta nuk i do, ata imponohen me kartonët

PS-PD bëhen bashkë kundër popullit: Protesta nuk i do, ata imponohen me kartonët

12.11.2026
10.4k
Një ditë më parë u dënua me 7 vite burg, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri nuk gjendet në banesë!

Një ditë më parë u dënua me 7 vite burg, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri nuk gjendet në banesë!

12.11.2026
10.4k
“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
Blendi Klosi tregon çfarë ndodhi në Asamble: Elisa Spiropali nuk është më pjesë e asnjë forumi drejtues të PS

Blendi Klosi tregon çfarë ndodhi në Asamble: Elisa Spiropali nuk është më pjesë e asnjë forumi drejtues të PS

16.11.2026
10.3k
Bashkia e Tiranës dha leje për ndërtime me vlerë 1.8 miliardë euro në 2024, mbledh rekord nga taksat 

Kandidat i “përbashkët” për Bashkinë e Tiranës, opozita e përçarë

16.11.2026
10.3k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.