E enjte, 20 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

GRAFIKU/ Me fitime kolosale prej 7 vitesh: Si xhambazët në krye të KURUM po shantazhojnë shtetin shqiptar duke marrë “peng” 500 punonjës 

Korrieri nga Korrieri
09.09.2024
në Aktualitet, Fokus, Investigim, Slider
A A
GRAFIKU/ Me fitime kolosale prej 7 vitesh: Si xhambazët në krye të KURUM po shantazhojnë shtetin shqiptar duke marrë “peng” 500 punonjës 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Gazeta Korrieri zbulon sipas të dhënave të bilancit se kompania KURUM International është me fitime që prej vitit 2017 dhe nuk rezulton të ketë vështirësi ekonomike siç njoftoi për shkarkimin e 500 punonjës ve 

Nga Gazeta Korrieri 

Sa herë që kompania Kurum International gjendet në vështirësi përballë shtetit shqiptar dhe ligjeve të tij, ata shpikin falimente apo vështirësi financiare duke mbyllur sektorë të kompanisë duke kërcënuar kështu me hedhjen në rrugë të qindra punonjësve. 

Kompania, dikur pronë e shtetit shqiptar, ndërtuar që në periudhën e komunizmit, dhe tani e privatizuar prej më shumë se dy dekadash, është punëdhënësi më i madh në qarkun e Elbasanit dhe po e përdor këtë fakt si presion ndaj shtetit shqiptar duke kërcënuar me hedhjen e qindra punonjësve në rrugë duke pritur nga ana tjetër që të mos i kërkohet llogari për zbatimin e ligjeve. 

Çfarë roli ka kreu i Doganës së Durrësit, Denis Shabani në trafikimin e mbetjeve toksike dhe kush e mbështet bashkëshorten e tij Mimoza Kaçi në krye të AMF?

Sëfundmi, kompania ka njoftuar mbylljen e repartit të shkrirjes së çelikut me arsyetimin se janë në vështirësi ekonomike duke i bërë me dije punonjësve se do të shkëputet marrëdhënia e tyre e punës, ndërkohë që do të kryhet pagesa e tyre deri në fund të muajit nëntor. 

Kjo ka ngjallur shqetësim të madh të punonjësve, të cilët tashmë e gjejnë veten përballë pronarëve turq që duan t’i shpëtojnë skandalit të mbetjeve toksike që tentuan t’i zhdukin përmes bashkëpunimit me mafian që drejton Durrësin dhe Portin e Durrësit, sipas mediave. 

Të kapur me “presh në duar” duket se KURUM është duke bërë presion hapur ndaj autoriteteve vendase, që të mos mbahet përgjegjëse për skandalin e mbetjeve, ndryshe do të hedhë në rrugë 500 punëtorë.

PO A ËSHTË VËRTETË NË VËSHTIRËSI EKONOMIKE KOMPANIA KURUM?

KURUM është që në vitin 2016 në një procedurë falimenti, edhe ky në dukje i stisur, për shkak edhe të vjedhjeve të mëdha që janë bërë prej vitesh nga drejtuesit e kompanisë. 

Gazeta Korrieri zbulon sipas të dhënave të bilancit se kompania KURUM International është me fitime që prej vitit 2017 dhe nuk rezulton të ketë vështirësi ekonomike siç njoftoi për shkarkimin e 500 punonjës ve 

Për shkak të borxheve të mëdha që kompania kishte ndaj të tretëve, shteti shqiptar i detyrua që të bëjë një ligj të veçantë për falimentin duke e futur kompaninë përmes një procesi të ngadaltë falimenti me qëllim që të shlyhen borxhet, por edhe të mos lihen në rrugë punonjësit. 

Sipas të dhenave që ka konsultuar Gazeta Korrieri si edhe informacioneve të marra nga vetë drejtues të lartë të kompanisë, të cilët nuk janë dakord me piruetat e pronarëve, që prej vitiyt 2017 kompania është me fitim konstant duke e kryer aktivitetin normalisht, ndërsa periudha e rindërtimit pas tërmetit si edhe fluksi i ndërtimeve në vend i dhanë kompanisë një hov të madh sa i përket prodhimit duke bërë që të arrijë fitime kolosale në vitin 2022, gati 90 milion euro. 

Kompania po ashtu realizoi 52 milion euro fitime në vitin 2023 si edhe rreth 46 milion euro fitime në vitin 2021. (shih grafikun)

E si mund të jetë në vështirësi ekonomike një kompani që përveç që kryen aktivitetin nirmalisht, shlyen të tretët, paguan taksat dhe çon edhe një kontejner me para në formë fitimi të pronari i saj, turkja Hatice Melek Kurum?!!

Shteti shqiptar duhet të tregojë se nuk bie pre e presioneve të xhambazëve që janë mësuar të bëjnë të tilla lojëra në Anadoll ose të zbythet përballë presionit politik dhe të lerë “peng” 500 shpirtra në duart e pronarëve të KURUM, të cilët po i përdorin punonjësit si mall këmbimi për të shpëtuar lëkurën e tyre nga një skandal ndërkombëtar! 

Më tej, Korrieri do të vijojë me publikimin e komunikimeve mes drejtuesve të KURUM para shpërthimit të skandalit të mbetjeve si edhe si u mor vendimi për të hedhur në rrugë 500 punonjës. /Gazeta Korrieri

Etiketat: 500 punonjesfalimenthatice melek kurumkurumkurum internationalpa puneshantazhSPAK
Para

Emrat që vijnë dhe ikin, si ndryshon kryesia e PS. Ja cili ishte deputeti më i votuar nga Asambleja

Pas

BOMBA në Arsim/ “Reduktohen” fëmijët në shkolla, ikin familjet me fëmijë të vegjël, bie numri i lindjeve

Nga Kategoria

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë
Aktualitet

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë
Aktualitet

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi
Aktualitet

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK
Aktualitet

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13.08.2026
10.4k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13.08.2026
10.4k
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

30.10.2024
10.4k
DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

31.12.2024
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.