E hënë, 5 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Ekzekutimi mafioz i ish-policit të burgjeve, Gentian Bejtja, si ra policia në gjurmët e “Pole Qorrit”. Akuzë për vrasje Ilir Beqarajt. Përpasjet e viktimës me vëllezërit Durim e Valter Bami

Korrieri nga Korrieri
29.08.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Ekzekutimi mafioz i ish-policit të burgjeve, Gentian Bejtja, si ra policia në gjurmët e “Pole Qorrit”. Akuzë për vrasje Ilir Beqarajt. Përpasjet e viktimës me vëllezërit Durim e Valter Bami
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp


Flodian Plaku, i njohur me nofkën “Pole Qorri” dyshohet të jetë një prej autorëve të vrasjes së ish policit të Burgjeve, Gentjan Bejta, më 15 mars të këtij viti, në oborrin e banesës së tij në fshatin Larushkë të Krujës.

Plaku që mban edhe mbiemrat Mamo dhe Serjani është shpallur në kërkim ndërkombëtar, mbi bazën e vendimit të gjykatës që caktoi masën e sigurisë “arrest me burg. Për të janë akuzat “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake. Pas krimit të rëndë, ai dyshohet të jetë larguar në drejtim të Dubait.

Pak ditë pas vrasjes së Gentian Bejtjas, policia arrestoi dhe dy persona të tjerë, konkretisht Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari dhe Edison Haxhiun.

Pas ekzekutimit mafioz të ish-policit të Burgjeve teksa ai punonte në serën e tij, autorët u larguan me automjetin e markës “Land Rover Discover” me ngjyrë të zezë dhe pas kryerjes të vrasjes. Ata kanë lëvizur në aksin rrugor Larushkë – Thumanë, pas kalimit të mbikalimit të Fushë Krujës, janë kthyer majtas dhe në fshatin Hasan kanë djegur automjetin.

Prej andej janë larguar me një automjet tjetër. “Është vërtetuar se autorët janë larguar me një automjet tip “Volkswagen Golf” me ngjyrë të zezë, pa targë në pjesën e pasme, duke ndjekur intinerarin nga vendi i djegies së automjetit në drejtim të rrugës kryesore Thumanë-Fushë Krujë, kanë devijuar djathtas në mbikalimin e Fushë-Krujës dhe janë larguar në drejtim të fshatit Bubq, Krujë”, thekson policia.

Nga kqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, është provuar se automjeti tip “Volkswagen Golf” me targë AB960GG, është në pronësi të shtetasit Edison Haxhiu. Ky automjet është përdorur edhe nga shtetasi Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari.

4 ditë pas ekzekutimit, është gjetur automjeti në fjalë, ndërsa janë arrestuar Haxhoi dhe Beqaraj, të dyshuar për përkrahje të autorit të krimit.

“Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari  janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me mbishkrimin “Walther”  me tetë fishekë, një armë zjarri e markës “Benelli”, e cila mbahej me lejen e organeve të Policisë, një brez me njëzet e nëntë fishekë arme zjarri, pesë pajisje si ato të radiove marrëse-dhënëse, një pasaportë e Republikës të Kosovës në emër të shtetasit Kosovar B. A., e dyshuar e falsifikuar pasi fotografia është e ngjashme me fotografinë e shtetasit Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari, një kartë identiteti e Republikës të Kosovës në emër të shtetasit Kosovar B. A., e dyshuar e falsifikuar pasi fotografia është e ngjashme me fotografinë e shtetasit Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari, dhe 3 aparate celulare”, deklaron policia.

Por, hetimet kanë zbuluar se Beqaraj ka patur rol të drejtpërdrejtë në vrasje. Ndaj për këtë arsye, prokuroria krahas akuzave që kishte më herët, për falsifikim dokumentash dhe mbajtje pa leje të armëve, i ka shtuar dhe akuzën e vrasjes.

Provat kundër tij dhe Flodian Plakut, si autorë të vrasjes janë siguruar gjatë kontrollit në ambjentet e një agjencie udhëtimesh në qytetin e Lezhës.

Gentjan Bejtja, u ekzekutua me 15 mars 2024, ndërsa më herët iu kishte mbijetuar disa atentateve.

Më herët me 4 korrik 2023, ai u vu në shënjestër të një tjetër atentati, por në derën e shtëpisë iu vra kunati Ramazan Sino dhe iu plagosën dy djemtë e mitur.

Bejtja njihej si kundërshtar i përbetuar i vëllezërve Durim e Valter Bami, të njohur sit ë fortët e Niklës.

Ata u përplasën që pas rrëmbimit dhe zhdukjes së Enver Stafukës, që ishte dhe miku i ngushtë i Bejtjas.

Prokuroria deri më tani ka mundur të shpallë në kërkim apo arrestoje të dyshuarit si ekzekutorë, pa mundur të shkojë tek urdhëruesit dhe financuesit e vrasjes

Para

SKANDALI/ OTP Bank mashtroi klientët, Gent Sejko e “fal” me gjobë minimale, pse nuk ndëshkohet Bledar Shella ?

Pas

Atentati ndaj vëllezërve Baho, zbardhen bisedat në SKY Ecc të Copjave: “Për 5 minuta mka ngel gjall ky k**va mu. 4 vjet rrjesht i kam prit”

Nga Kategoria

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda
Aktualitet

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

03.10.2026
10.3k
E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon
Aktualitet

E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

03.10.2026
10.3k
EMRAT/ SPAK mbyll hetimet, çohet për gjykim banda e mikrokredive
Aktualitet

Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

03.10.2026
10.3k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut
Aktualitet

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Plas në burgun e Pisas, shqiptarët bëjnë kryengritje pas zbulimit të përgjuesve

Plas në burgun e Pisas, shqiptarët bëjnë kryengritje pas zbulimit të përgjuesve

01.10.2026
10.4k
SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k
Emra, adresa dhe të dhëna bankare në shitje online/ FBI zbulon “Rydox”, tregu ilegal i drejtuar nga dy vëllezër shqiptarë!

Emra, adresa dhe të dhëna bankare në shitje online/ FBI zbulon “Rydox”, tregu ilegal i drejtuar nga dy vëllezër shqiptarë!

29.09.2026
10.4k
“Kemi besim tek SPAK” – Delegacioni i BE në Tiranë reagon për Vlora Hysenin

“Kemi besim tek SPAK” – Delegacioni i BE në Tiranë reagon për Vlora Hysenin

29.09.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.